Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Faik Krasniqi: Perrallat e gjyshes

Shko poshtë

Faik Krasniqi: Perrallat e gjyshes Empty Faik Krasniqi: Perrallat e gjyshes

Mesazh nga Agim Gashi Sat Oct 17, 2009 3:56 am


Faik Krasniqi: Perrallat e gjyshes U1_FaikKrasniqiPerrallat e gjyshes

Nga Faik Krasniqi

Fushata nisi.Partite e medha,sigurisht,me xhepin me te forte e kane nisur fushaten me buje te madhe.Me koncerte,me reklama,me bilborde,me vetura te mbuluara me flamujt apo me kamioncina ftojne votuesit per te votuar ndonjerin nga kanditatet.Gjate ketyre 30 diteve te fushates parazgjedhore ne Kosove,ne te gjitha mediat elektronike dhe ato te shkruara,do te kemi mundesi te shohim partite politike dhe kandidatet e tyre,duke dhene premtime te pafundme ne menyre qe t'i bindin votuesit qe te dalin ne zgjedhje dhe t'i votojne ata.Do te ndegjojme akuza te llojllojshme qe do te bejne partite dhe kandidatet kunder njeri tjetrit.Qytetaret e Kosoves do te kene mundesi kandidatet e tyre ti shohin edhe per se afermi,pasi ata do te shkojne ne cdo cep te Kosoves,lokal per lokal,madje edhe neper kafeneja dhe cajtore per te kerkuar voten e tyre,duke ju dhene premtime te medha qe natyrisht ato kurre nuk i realizojne.Motoja e cdo kandidati padyshim qe do te jete,voto per mua ,sepse une do ta realizoje kete qe kryetari i mehershem e ka premtuar por nuk e ka realizuar.Ata me cdo kusht do te mundohen t'i bindin votuesit qe te votojne per ata.Zhgenjimi i qytetareve te Kosoves me partite politike eshte shume i madhe,dhe ne cdo zgjedhje nacionale ose lokale qe jane mbajtur ne Kosove eshte verejtur ne mase te madhe ky zhgenjim,derisa ne zgjedhjet lokale te vitit 2000 pjesemarrja e votuesve ka qene 82% ne vitin 2007 pjesemarrja ka qene 37%,dhe sipas shume OJQ-ve ne keto zgjedhje pjesemarrja e votuesve do e jete akoma me e ulte.Shifrat flasin vete dhe zhgenjimi i qytetareve te Kosoves per te mos dalur ne zgjedhje eshte mese e arsyeshme,pasi deri me tash premtimet e partive politike qe e kane shijuar pushtetin nuk i kane realizuar ato per t'ju rregulluar sadopak jeten atyre.Jane shume arsye pse qytetari i Kosoves nuk ka arsye qe te mos dale te votoje ne keto zgjedhje.

Republika e Kosoves edhe 10 vite pas luftes,po perballet me mungese te energjise elektrike,dhe kjo po ndikon drejtperdrejt qe investitoret e huaj te mos investojne ne Kosove.
Papunesia mbetet ne shifra alarmante,kemi nje ekonomi te brishte,fabrikat u shiten per nje shume qesharake dhe shumica prej tyre nuk jane funksionale,ato me ndihmen e qeveritareve rane ne duart e matrapazeve,qe padyshim hise ne keto fabrika kane edhe nje pjese e politikaneve tane,ndersa varferia po shtohet dita dites,400000 qytetare te Kosoves jetojne ne varferi te skajshme/ekstreme,dhe mijera familje te djegur nga lufta ende s'kane kulm mbi koke.
Familjet e deshmoreve,martireve dhe invalideve te luftes kane mbetur pa perkujdesje institucionale,ne meshiren e zotit,dhe vetem gjate fushatave elektorale te partive politike kujtohet kjo kategori,dhe kryesisht perdoret per te fituar ne kurriz te tyre sa me shume vota.

Shendetesia eshte ne gjendje te mjerueshme,dhe pacientet, qe vizitohen cdo dite neper spitalet e Prishtines e gjetiu,me se miri e ndiejne kete gjendje katastrofale ne te cilen ndodhe shendetesia ne Kosove.Cilesia ne arsim ka rene dukshem,ku po dominojne UNIVERSITETET private qe pas luftes u bien si kepurdhat,dhe dita dites keto te vetequajtura ''Universitete'' po prodhojne analfabete me diploma,qe padyshim keto gjera do ti kushtojne me vone Kosoves shume shtrenjte.

Korrupsioni eshte shperndare si kancer ne te gjithe Kosoven,ku marrim gjithmone kritika nga organizata te ndryshme financiare dhe nga BE/ja ,per nivelin e larte te korrupsionit.
Krimi i organizuar,trafikimi i qenieve njerezore,Kosoven po e percjelle edhe tash 10 vite pas perfundimit te luftes, organet policore si dhe sistemi i korruptuar gjyqesor nuk po ja arrijne ti luftojne keto dukuri negative,qe jane shume te demshme sidomos ne kete faze te shtetberjes qe po kalojme,ku e gjithe bota kane vemendjen tek ne se si po e menaxhojme kete pavaresi gjysmake(te qaluar).

Veriu i Mitrovices po vazhdon akoma te mbetet jashte juridiksionit kushtetues te Repulbikes se Kosoves,dhe si ne cdo fushate parazgjedhore partite politike do ta perdorin piken me te nxehte Veriun e Mitrovices,kinse ata do ta ri-bashkojne qytetin e ndare te Mitrovices qe nga paslufta,ne menyre qe te fitojne vota me shume.

Premtimet e partive politike ne Kosove qe i kane bere ne te kaluaren ne cdo fushate parazgjedhore,por qe do t'i bejne edhe tash,jane te besueshme qe do t'i realizojne, aq sa perrallat e gjyshes sime qe mi tregonte kur kam qene i vogel ne menyre qe te me qetesonte dhe te flija gjume,dhe kur u rrita e kuptova qe ato perralla kishin qene te gjitha genjeshtra.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi