Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gruevski: Maqedonia nuk humbë asnjë milimetër nga demarkacioni

Shko poshtë

Gruevski: Maqedonia nuk humbë asnjë milimetër nga demarkacioni Empty Gruevski: Maqedonia nuk humbë asnjë milimetër nga demarkacioni

Mesazh nga Agim Gashi Sun Oct 18, 2009 12:55 am

Gruevski: Maqedonia nuk humbë asnjë milimetër nga demarkacioni



Kryeministri Nikolla Gruevski ka theksuar se Maqedonia nuk humb asnjë milimetër tokë nga territori i saj me demarkacionin e kufirit me Kosovën.
“Nuk ka asnjë arsye për asnjë llojë frike nga Marrëveshja e demarkacionit të kufirit me Kosovën. Maqedonia nuk humbë asnjë milimetër nga territori. Asnjëherë dhe me asnjëlloj çmimi do të nënshkruanim diçka që do të humbnim një milimetër, e jo më diçka më shumë nga territori i Maqedonisë”, ka theksuar kryeministri Nikolla Gruevski, duke reaguar ndaj dyshimeve të shprehura nga opozita se nuk bëhet fjalë për demarkacion, por për ndryshime të kufirit midis Maqedonisë dhe Kosovës.
Sipas tij, opozita manipulon dhe po e frikëson opinionin në tentim për të përfituar poenë politikë, në dëm të shtetit. “Këtë që sot po e bën opozita, nuk do t`i ndihmojë shumë”, ka theksuar Gruevski. Kryeministri theksoi se me demarkacionin e kufirit me Kosovën mbyllet një çështje e rëndësishme politike dhe se ky vendim nënkupton stabilitet, ku asnjë palë nuk do të jetë humbëse. (INA)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gruevski: Maqedonia nuk humbë asnjë milimetër nga demarkacioni Empty Pritet që marrëveshja do të miratohet në orët e mbrëmjes

Mesazh nga Agim Gashi Sun Oct 18, 2009 1:01 am

Pritet që marrëveshja do të miratohet në orët e mbrëmjes



Gruevski: Maqedonia nuk humbë asnjë milimetër nga demarkacioni KUMAKED


Edhe Kuvendi i Maqedonisë sot ka filluar një seancë të jashtëzakonshme në të cilën pritet të ratifikohet marrëveshja për demarkacionin fizik të e kufirit ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës. Në fillim të seancës vërejtje procedurale kanë paraqitur deputetët e LSDM-së të cilët kërkuan që para deputetëve të prezantohen hartat topografike të zonave të përfshira me këtë marrëveshje me pretendim se kjo procedure duhet të zhvillohet në pajtim me Kushtetutën e Maqedonisë. Poashtu deputetët e kësaj partie kanë dhënë vërejtjen se me marrëveshjen e vitit 2001 me Beogradin është parashikuar që komisionet të kenë një tolerancë të lëvizjes së vijës kufitare deri më 150 që nuk është respektuar me marrëveshjen e arijtur.
Më pas çështja është kaluar në komisionet për politikë të jashtme dhe juridik-legjislativ për vlerësim dhe miratim. Pas kësaj,pritet që në orët e mbrëmjes marrëveshja përfundimisht të gjendet para deputetëve të Kuvendit për miratim.
Në punimet e Kuvendit të Maqedonisë ishin prezent edhe ambasadori amerikan në Shkup Filip Riker,shefi i misionit të OSBE Ervan Fuere dhe ambasadori suedez Lars Freden,si përfaqësues i vendit kryesues të BE
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gruevski: Maqedonia nuk humbë asnjë milimetër nga demarkacioni Empty Opozita në Maqedoni akuzon qeverinë për Marrëveshjen e demarkacionit

Mesazh nga Agim Gashi Sun Oct 18, 2009 1:02 am

Opozita në Maqedoni akuzon qeverinë për Marrëveshjen e demarkacionit



Marrëveshja për shënimin fizik të kufirit është kundërkushtetuese dhe me të jepen më shume se 150 metra të territorit të Maqedonisë. Akuza të këtilla në foltoren e Kuvendit bënë deputetët e opozitës, të cilët konsiderojnë se është e nevojshme procedurë e re për ndryshimin e kufijve me 2/3 e shumicës në Kuvend.
Deputeti i Lidhjes Socialdemokrate, Andrej Petrov theksoi se LSDM-ja nuk është kundër demarkacionit të kufirit, por konsideron se në seancën kuvendare për këtë çështje të rëndësishme duhet të marrë pjesë edhe kryeministri Nikolla Gruevski. Ai kërkoi që deputetëve tu ndahen hartat demografike të kufirit verior që të konfirmohet se dëmtohet territori i Maqedonisë ose jo.
Andrej Zhernovski nga Partia Liberaldemokrate, konsideroi se Marrëveshja për demarkacionin është kundërkushtetuese dhe nëse ajo ratifikohet paralajmëroi se do të kontestohet në Gjykatën kushtetuese.
Kryetari i Kuvendit, Trajko Veljnaovski i hodhi poshtë vërejtjet e këtilla procedurale. Kuvendi e miratoi rendin e ditës për ratifikimin e Marrëveshjes me Kosovën. Pritet që debati për këtë çështje të fillojë në Komisionin kuvendar për Politikë të Jashtme
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gruevski: Maqedonia nuk humbë asnjë milimetër nga demarkacioni Empty Maqedonia bie dakort për vijën kufitare me Kosovën

Mesazh nga Agim Gashi Sun Oct 18, 2009 1:03 am

Maqedonia bie dakort për vijën kufitare me Kosovën



Gruevski: Maqedonia nuk humbë asnjë milimetër nga demarkacioni MAQEDONIAA
Maqedonia


Qeveria e Maqedonisë ka miratuar informacionet për shënimin e vijës kufitare mes Maqedonisë dhe Kosovës.
Mbrëmë vonë, siç njofton ajo, ka miratuar edhe tekstin e marrëveshjes për shënimin e kufirit dhe për sot ka dorëzuar në parlament një projektligj për ratifikimin e marrëveshjes mes dy vendeve.
Pritet që parlamenti të zhvillojë seancë urgjente edhe pse opozita maqedonase LSDM, ka kundërshtuar mënyrën e përshpejtuar të ratifikimit të kësaj marrëveshje.
Nga kjo parti, zyrtarë të së cilës kanë bërë thirrje për vendosje sa më të shpejtë të marrëdhënieve diplomatike mes Prishtinës dhe Shkupit thonë se miratimi shpejtë i ligjit për ratifikimin e dokumentit që parashikon shënimin e vijës kufitare mes dy vendeve, lë hapsirë për dyshime.
BBC mëson se ngjarjet po zhvillohen me ndërmjetësim direkt ndërkombëtar, sidomos amerikaneve, të cilët edhe zyrtarisht kanë përkrahur marrëveshjen e arritur mes dy vendeve për përfundimin e proçesit të shënimit të kufirit.
Zyrtarë shqiptarë të qeverisë në Shkup thonë se pas pak orësh Kosova dhe Maqedonia do të merren vesh që të hapin ambasada në kryeqytetet përkatëse.
Maqedonia njohu pavarësinë e Kosovës rreth një vit më parë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gruevski: Maqedonia nuk humbë asnjë milimetër nga demarkacioni Empty Ahmeti: Maqedoni, Kosovë, së shpejti marrëdhënie diplomatike

Mesazh nga Agim Gashi Sun Oct 18, 2009 1:04 am

Ahmeti: Maqedoni, Kosovë, së shpejti marrëdhënie diplomatike



Lideri i BDI-së në Maqedoni, Ali Ahmeti, është shprehur sot se mund të ndodhë që së shpejti të vendosen marrëdhëniet diplomatike ndërmjet Maqedonisë e Kosovës.
“Mund të ndodhë nesër, mund të ndodhë pasnesër, mos më kapni për 24 orë”, tha zoti Ahmeti, duke theksuar se “ka klimë të mirë, ka ambient të mirë në mes të dy shteteve, që përfundimisht të zgjidhet kjo çështje, sepse është në dobi edhe të Maqedonisë edhe të Kosovës”.
Sipas tij, kjo do të ishte edhe një “porosi mjaft e mirë për komunitetin ndërkombëtar, në veçanti për Bashkimin Evropian, se tashmë shtetet në Ballkanin Perendimor janë pjekur të vendosin dhe vetë t’i zgjidhin problemet”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gruevski: Maqedonia nuk humbë asnjë milimetër nga demarkacioni Empty Re: Gruevski: Maqedonia nuk humbë asnjë milimetër nga demarkacioni

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi