Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sot 6 vjetori i lumturimit të Nënë Terezës

Shko poshtë

Sot 6 vjetori i lumturimit të Nënë Terezës Empty Sot 6 vjetori i lumturimit të Nënë Terezës

Mesazh nga Agim Gashi Wed Oct 21, 2009 12:33 am

Sot 6 vjetori i lumturimit të Nënë Terezës



Sot 6 vjetori i lumturimit të Nënë Terezës NENNA
Nëna Tereze


Sot shënohet 6-vjetori i lumturimit të Nënë Terezës. Më 19 tetor të vitit 2003, Papa Gjon Pali II organizoi lumturimin e humanistes shqiptare, Nënë Tereza në Vatikan. Nobelistja shqiptare u lumturua “Në emër të të varfërve e të dashurisë për Zotin”, duke hedhur keshtu hapin e parë drejt shenjtërimit të plotë të saj. Jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Vatikan dhe vende të tjera ku ajo jetoi e punoi, pritet të mbahen sot aktivitete me këtë rast.
6 vjet me pare Papa Gjon Pali II, ne nje ceremoni qe i kalonte përmasat e të gjitha aktiviteteve organizoi lumturimin e humanistes shqiptare, Nene Tereza ne Vatikan. Më 19 tetor të vitit 2003, nobelistja shqiptare u lumturua “Në emër të të varfërve e të dashurisë për Zotin” duke hedhur keshtu hapin e parë drejt shenjtërimit të plotë të saj. 6 vjetori i humanistes shqiptare pritet të përkujtohet me ceremoni dhe në selinë e shenjtë.
Anjezë Gonxhe Bojaxhiu lindi në Shkup më 26 gusht të vitit 1910 dhe vdiq më 5 shtator 1997 në Kalkuta, (Indi). Për veprën e saj të rrallë humanitare u vlerësua me çmimin Nobel për Paqe. Gonxhja ishte fëmija e tretë e Kole Bojaxhiut me origjinë nga Mirdita dhe e Drane Bojaxhiut nga Novo Sella e Gjakovës. Emrin Tereza e mori kur ishte 18 vjeçe dhe u dorëzua murgeshë. Gjithë jeta dhe vepra e Nënë Terezës iu kushtua të varfërve dhe të sëmurëve.
Gjatë viteve të fundit të jetës, pa marrë parasysh problemet e shumta e serioze shëndetësore, Nënë Tereza vijoi t'i printe Kongregatës së saj dhe t'u përgjigjej nevojave të të varfërve e të Kishës. Në vitin 1997 pak para se të ndahej nga jeta, Nënë Tereza kishte 4000 motra, të pranishme në 610 shtëpi misionare, të përhapura në 123 vende të botës.
Nënë Tereza u lumturua në vitin 2003 nga Papa Gjon Pali i II, duke u bere personi i pare per te cilen reduktohet procedura e shenjterimit. Mrekullia qe e kualifikoi per të ecur ne rrugën e shenjtërimit, ishte sherimi i nje tumori vdekjeprures tek nje grua e semure.
Aktivitete në shenjë nderimi
Aktivitete kulturore, shfaqje dhe ekspozita në nderim të Lumturimit të Nënë Terezës. Kryeqyteti në këtë ditë pushimi zyrtar do të ofrojë disa aktivitete për këtë ditë në kujtim të shqiptares së famshme.
Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit dhe Ansambli Popullor mban një koncert me pjesë të zgjedhura klasike në hollin qendror të institucionit, në të cilën do të interpretojnë solistët më të mirë të T.K.O.B.A.P. Në mbrëmje shfaqet opera "Porgy and Bess" e G. Gershwin në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane.
Arkivi Qendror i Filmit organizon për nder të "Shën Terezës së Shqiptarëve" shfaqjen e dy filmave dokumentarë "Aleluja!", prodhim i Albafilm Studio i vitit 1992, me regji të Kristaq Mitros. Po nesër në mesditë, shfaqet dokumentari "Kardinali i parë shqiptar" mbi figurën e Mikel Koliqit, dhe ky prodhim i Albafilm Studios me regji të Rikard Ljarjes.
Galeria Kombëtare e Arteve është e hapur dhe me orar të zgjatur në mënyrë dhe publiku të mund t'i vizitojë të gjitha ambientet e galerisë pa biletë. Ndërsa Qendra Kombëtare Kulturore e Fëmijëve prezanton ekspozitën e piktorëve të vegjël, të cilët kanë punuar me motivin e figurës së Nënë Terezës.
Ndërkohë dje në Shkodër u bë inagurimi i banesës ku kanë jetuar familjarë të saj. Të pranishme kanë qenë Zonja e Parë Teuta Topi dhe bashkëshortja e Kryeministrit Liri Berisha, të cilat kane vizituar shtëpinë, që pas rikonstruksionit ka marrë një pamje tjetër.
Liri Berisha, është shprehur se "çdo vend kërkon të marrë një pjesë nga historia dhe jeta e kësaj figure për ta bërë të veten. Ne shqiptarët duhet patjetër, me përpjekje të përbashkëta, të bëjmë të pamundurën për ridimensionimin e kësaj figure, ta vendosim atë në piedestalin që i takon duke korrigjuar atë pjesë të shëmtuar të historisë ( flas për brezin tim)".
Më tej ajo ka shtuar se fondacioni kulturor "Nënë Tereza", që ajo drejton do të mbështesë Qeverinë dhe të gjitha organizmat që duan të ngrenë në Tiranë muzeun me rastin e 100 vjetorit të Nënë Terezës.
Deklarata e zonjës së Kryeministrit vjen pas një debati mbarëkombëtar që është hapur për kthimin në atdhe të eshtrave të Nënë Terezës. India është shprehur kategorikisht kundër kërkesës së kryeministrit Berisha për kthimin e eshtrave me argumentin se murgesha ka marrë shtetësinë indiane që në vitin 1951."Nga gjaku jam shqiptare, nga shtetësia, indiane, nga besimi jam katolike, por për të gjithë ata që kërkojnë ndihmën time, i përkas gjithë botës". Me këto fjalë të Nënë Terezës hapet një kronikë e televizionit CNN për debatin e fundit mes Shqipërisë dhe Indisë lidhur me kërkesën për kthimin e eshtrave të saj në vendin tonë.
Në faqen online të televizionit shkruhet se qeveria shqiptare dhe ajo indiane janë përfshirë në një debat lidhur me këtë kërkesë, pasi Tirana kërkon që të riatdhesojë eshtrat e saj me rastin e 100 vjetorit të lindjes, që përkon vitin tjetër.
"Fjalët e thëna prej saj ndoshta do të shërbejnë pak për të zgjidhur një grindje diplomatike rreth saj"- thotë CNN.
CNN citon kryeministrin shqiptar, duke nënvizuar deklaratat e vetë Nënë Terezës. "Ajo lutej përditë për familjen e saj dhe vendin e saj. Kjo është arsyeja pse unë mendoj se të dy qeveritë duhet të flasin rreth kësaj çështjeje për të gjetur një zgjidhje," citon CNN Berishën.
Më tej, vijon deklarata zyrtare e qeverisë indiane, përmes zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme, sipas të cilit Nënë Tereza është shtetase indiane dhe po prehet në vendin e saj, në tokën e saj.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi