Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kthimi është një barrë e rëndë për Kosovën

Shko poshtë

Kthimi është një barrë e rëndë për Kosovën Empty Kthimi është një barrë e rëndë për Kosovën

Mesazh nga Agim Gashi Wed Oct 21, 2009 3:15 am

Kthimi është një barrë e rëndë për Kosovën

DEUTSCHE WELLE
Kthimi është një barrë e rëndë për Kosovën Thumbnail.php?file=kosovomap_585232506

Qeveria e Kosovës konfirmon se në fund të këtij viti, apo në fillim të vitit të ardhshëm do të nënshkruajë marrëveshje me Gjermaninë për kthimin e mijëra refugjatëve kosovarë.
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, thotë se kthimi i mijëra refugjatëve do të jetë një barrë e rëndë për Kosovën duke marrë parasysh gjendjen ekonomike dhe sociale në Kosovë. Zyrtarë nga Ministria e Punëve të Brendshme në Kosovë thonë se në fund të këtij viti, apo në fillim të vitit të ardhshëm do të nënshkruhet marrëveshja me shtetin gjerman për kthimin e mijëra refugjatëve kosovarë, që me vite po qëndrojnë ilegalisht në Gjermani. Ata thonë se kjo marrëveshje ka vite që po negociohet me shtetin gjerman, edhe pse gjatë kësaj kohe ka vazhduar procesi i riatdhesimit të qytetarëve të Kosovës, mirëpo në numër të vogël. Artan Duraku, këshilltar politik i ministrit të punëve të brendshme, sqaron se çfarë përmban marrëveshja për riatdhesim.Kthimi është një barrë e rëndë për Kosovën 0,,2150266_1,00
“Zakonisht pika kryesore e këtyre marrëveshjeve është vërtetimi i shtetësisë së personit të riatdhesuar, si dhe riatdhesimi i personave të tretë, të cilët e kanë perdorur territorin e njërit, apo tjetrit shtet”, thotë Duraku. Që nga viti 2001 në Kosovë ka vazhduar procesi i kthimit të refugjatëve kosovarë, qoftë në mënyrë vullnetare, apo edhe në mënyrë të dhunshme.
Artan Duraku nga ministria e punëve të brendshme thotë se kthimi vullnetar sjell disa përfitime për refugjatët.
“Më së miri është që çdo person, që është duke qëndruar ilegalisht në Gjermani dhe merr një letër zyrtare nga autoritet, të kthehet në mënyrë vullnetare, ta bëjë një gjë të tillë, sepse përmes këtij veprimi parashihet kompensimi si dhe ndihma ekonomike për këta persona. Në të kundërten ata do të kthehen në mënyrë të dhunshme pa asnjë përfitim”, thotë Duraku. Kthimi është një barrë e rëndë për Kosovën 0,,4272309_1,00
Kthimi është një barrë e rëndë për Kosovën
Kthimi i refugjatëve nga Gjermania në Kosovë, por edhe nga vendet tjera perendimore, sipas zyrtarëve të ministrisë së punës dhe mirëqenies sociale është një barrë e rëndë për Kosovën. Kjo për shkak të gjendjes së dobët ekonomike dhe sociale në Kosovë. Muharrem Ahmeti, këshilltar politik i ministrit të punës dhe mirëqenies sociale, megjithatë thotë se kjo ministri është e obliguar që ta menaxhojë procesin e strehimit.
“Ne jemi të obliguar që të gjithë të riatdhesuarit t'i presim dhe t'i dërgojmë në vendet e tyre prej nga janë. Ndërsa ata, të cilët nuk kanë ku të strehohen, duhet të dërgohen nëpër qendrat për punë sociale nëpër komunat e Kosovës”, thotë Ahmeti.
Shqetësim përbën strehimi i të kthyerve
Që nga viti 2007 e deri më tani në Kosovë janë riatdhesuar afro tetë mijë persona nga shumë vende të Evropës. Shumica prej tyre kanë qenë shqiptarë të Kosovës. Njoftimet e fundit se Gjermania shumë shpejt do të kthejë në Kosovë afro 14 mijë kosovarë, shumica prej tyre pjesetarë të komunitetit romë, sipas njohësve të çështjeve sociale ngritë një shqetësim tjetër se ku do të strehohen të gjithë këta persona. Kthimi është një barrë e rëndë për Kosovën 0,,4726795_1,00Kjo për faktin se çështja e pronësisë në Kosovë akoma është një problem i pazgjidhur, sidomos me pronat e pakicave kombëtare ndërsa, tash e dhjetë vjet pas luftës akoma ekzistojnë dy kampe me romë në veri të Mitrovicës, të cilët jetojnë në kushte të mjerueshme. Qeveria e Kosovës akoma nuk ka arritur që të zgjidhë çështjen e strehimit të romëve nga këto kampe, pavarësisht presionit të vazhdueshëm, që bëhet nga shumë organizata, që merren me të drejtat e njeriut.
Autor: Bekim Shehu
Redaktoi: Angjelina Verbica
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi