Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Eshref Ymeri: Një fëmijë kopil përgojon një fëmijë të ligjshëm

Shko poshtë

Eshref Ymeri: Një fëmijë kopil përgojon një fëmijë të ligjshëm Empty Eshref Ymeri: Një fëmijë kopil përgojon një fëmijë të ligjshëm

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 22, 2009 1:37 am

Eshref Ymeri: Një fëmijë kopil përgojon një fëmijë të ligjshëm U1_EshrefYmeriNjë fëmijë kopil përgojon një fëmijë të ligjshëm

Nga Prof. dr. Eshref Ymeri

Këto ditë mbarë kombi shqiptar në mbarë trojet e veta etnike në Evropën Juglindore u njoh me një gjest karagjoz të një akademie karagjoze të një shteti kopil që na është shpifur në trojet tona etnike lindore dhe që deri tani nuk dihet se pse duhet të ndodhet aty ku ndodhet. Ca akademikë karagjozë të këtij kopilshteti ngrihen e deklarojnë se shqiptarët na paskan zbritur nga malet dhe na paskan përzënë-de “banorët autoktonë të fushës”, demek, maqedonasit, të cilëve na u paskan rrëmbyer shtëpitë. Pra, trojet ku vegjeton tani njëfarë popullate maqedonase, sipas këtyre akademikëve karagjozë, na qenkan troje “të saj” etnike. Të mjerët akademikë të këtij kopilshteti! S’u kanë lënë gjë mangut etërve të tyre shpirtërorë - serbëve dhe rusëve.
Në janar të vitit 1913, qeveria serbe i ishte drejtuar me një memorandum të posaçëm Konferencës së Ambasadorëve në Londër. Në atë memorandum, ndër të tjera, theksohej: “Ne kemi thënë se kombi serb nuk mund të sakrifikojë “tokën e shenjtë” të territoreve të veta, ku ndodhen kryeqyteti i lashtë i Mbretërisë së Parë Serbe, Shkodra; selia e Patrikanës Serbe, Peja; Manastiri i Deçanit dhe Gjakova” (Arben Puto. “Çështja shqiptare në aktet ndërkombëtare të periudhës së imperializmit”. Shtëpia Botuese “8 nëntori”, vëll. II. Tiranë, 1987, f.216).
Për qeverinë shoviniste serbe nuk kishte fare rëndësi se Shkodra ka pas qenë themeluar që në shek.IV para erës së re (kur serbët dhe stërgjyshërit e tyre të stepave ruse flinin nëpër pemë, si njerëz gjysmë të egër) dhe ka qenë kryeqendër e Mbretërisë Ilire, me në krye Gentin. Dhe kjo për faktin se krejt historia e Serbisë ka në themel gojëdhëna mitologjike. Me sa duket, sipas mitologjisë serbe, para se ca tribu gjysmë të egra sllave, pas zhvendosjes nga stepat ruse në shek.VII, të kalonin Danubin dhe të dyndeshin poshtë, drejt jugut, në trevat ku ato u ngulën për banim paska pasur vetëm hapësira boshe, të papopulluara nga ndonjë popullsi vendase. Kësisoj, edhe Shkodrën, po sipas gojëdhënave mitologjike serbe, ato na e paskan “sjellë” të gatshme, që nga stepat ruse, të “ngarkuar” në ndonjë “karro” tribush, për ta “vendosur” aty ku është sot dhe për ta shpallur më pas si “kryeqytet” të mbretërisë “së lashtë” serbe!
Pikërisht këto përralla, të përziera me gojëdhëna mitologjike serbe, të cilat fshihnin në vetvete synimet e shovinizmit serbomadh, në dëm të trojeve etnike shqiptare, në Konferencën e Londrës i mbështeste me zjarr ambasadori i Rusisë cariste.
Po kështu, dy politikanë të Rusisë, të kësaj kështjelle të histerisë antishqiptare, N.I. Rizhkov dhe V.N. Tetjokin, shkruajnë:
“Sipas disa të dhënave, që nga prilli i vitit 1941 deri në gushtin e vitit 1942, shqiptarët vranë rreth 10 mijë serbë, më shumë se 100 mijë veta (serbë - E.Y.) u përzunë nga territori i krahinës. Njëkohësisht, përafërsisht po kaq shqiptarë u zhvendosën nga Shqipëria dhe u vendosën në Kosovë” (N.I. Rizhkov, V.N. Tetjokin. “Jugosllavskaja gollgofa”. Moskva 2000, f. 22).
Në këtë vijë arsyetimi, ata vazhdojnë të shkruajnë edhe për ngjarjet e Kosovës në fund të viteve ’90 të shekullit të kaluar:
“KFOR-i duhej t’i ruante kufijtë e krahinës. Por, në vend që ta bënte një gjë të tillë, ai i hapi këta kufij për Shqipërinë. Një mori e madhe njerëzish nga Veriu i Shqipërisë u zhvendosën drejt Kosovës. Mendohet se 200 deri në 250 mijë shqiptarë nga viset veriore të Shqipërisë, u dyndën drejt Kosovës dhe u ngulën atje në zona të ndryshme. Ministria e Punëve të Jashtme të Jugosllavisë i paraqiti të dhënat e duhura Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, duke ngulur këmbë që qytetarët e Shqipërisë të largohen nga Jugosllavia” (po aty, f.149).
Kësisoj, akademikët karagjozë të kopilshtetit maqedonas nuk thonë ndonjë gjë të re, në krahasim me etërit e tyre serborusë. Megjithatë, këta akademikët trumykur të karagjozshtetit maqedonas le të njihen edhe me ndonjë burim rus me objektivitet shkencor, sipas të cilit trojet etnike shqiptare shtrihen prej Gjirit të Artës në jug deri në sanxhakun e Novipazarit në veri, kurse në lindje arrijnë deri në Thesali, duke zënë një sipërfaqe prej 134 mijë km² (Russkij encikllopediçeskij sllovar. Botim i Akademisë së Shkencave të Peterburgut, 1896, f. 359).
Megjithatë, në këtë mes nuk të bën dhe aq përshtypje karragjozllëku i akademikëve trudharë maqedonas sesa heshtja e akademikëve memecë të Shqipërisë. Fatkeqësisht, u bënë kaq e kaq vjet që në krye të Akademisë së Shkencave në Tiranë kanë qenë njerëz që nuk e dinë se ku bie me adresë historia e kombit shqiptar. Pas prof. Aleks Budës dhe prof. Shaban Demiraj, Akademinë e Shkencave në Tiranë e kanë drejtuar mjekë, inxhinierë, juristë dhe tani së fundi një matematicien. Është fatkeqësia jonë kombëtare që Akademia e Shkencave rri e fshihet skutave, në vend që të dilte haptas me një platformë të shquar për zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare, duke u shndërruar në një udhërrëfyese për klasën politike shqiptare, për këtë taborr servilësh të neveritshëm që tërhiqet zvarrë para metropolit evropian. Akademia e Shkencave duhej t’i zhvishte politikanët tanë nga psikologjia e skllavit që i ka karfosur kokë e këmbë para Brukselit dhe Strasburgut dhe t’u bënte thirrje: “Bëjuni një herë trima, ore të mjerë, se një herë lindin dhe një herë vdesin burrat, se pa bashkimin e trojeve etnike shqiptare në një shtet të unifikuar kombëtar, hyrja në Bashkimin Evropian është një komedi që luhet në kurriz të kombit shqiptar”. Në “veprën” e akademikëve karagjozë maqedonas del në pah fakti se popullsia maqedonase është një “mish i huaj” për popullin shqiptar që banon në trojet e veta në Maqedoni dhe se kjo popullsi, bashkë me politikanët e saj, duhet ta kuptojë një herë e përgjithmonë se, po të mos kishte qenë ndërhyrja e diplomacisë perëndimore, UÇK-ja do ta kishte ulur në gjunjë një herë e mirë shtetin kopil maqedonas. Tani politika zyrtare maqedonase dhe akademikët e saj trushkundur kërkojnë përsëri të shkojnë si cjapi te kasapi. Ndoshta kështu do të jetë shumë më mirë, në mënyrë që trojet etnike shqiptare, që nga Manastiri e Shkupi e deri në Kumanovë t’i bashkohen atdheut mëmë. Sepse bashkëjetesa e mëtejshme me maqedonasit vazhdon të mbetet një paradoks i kulluar.

Për ZSH: Kadri Mani
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi