Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Engjëll Koliqi:POEZI TË 2 TETORIT 2009 - POESIE DEL 2 OTTOBRE 2009‏

Shko poshtë

Engjëll Koliqi:POEZI TË 2 TETORIT 2009 - POESIE DEL 2 OTTOBRE 2009‏ Empty Engjëll Koliqi:POEZI TË 2 TETORIT 2009 - POESIE DEL 2 OTTOBRE 2009‏

Mesazh nga Agim Gashi Fri Oct 23, 2009 2:17 pm

Engjëll Koliqi:POEZI TË 2 TETORIT 2009 - POESIE DEL 2 OTTOBRE 2009‏ U1_EngjellKoliqi



Engjëll Koliqi - POEZI TË 2 TETORIT 2009 - POESIE DEL 2 OTTOBRE 2009‏



TICO

Shumë i bukur
Shumë i ndjeshëm
Ai Tico imi
Shumë i dashur
Dhe padron situatash
Tico
Shumë i mençur
Dhe i prekshëm
Gjithmonë di çka do
Si njeriu më i mirë
Tico besnik
Tico plot me dashuri
Tico sentimental
Tico plot shpresë
Tico plot besë
Tico shembull në jetë
Garlate (Lecco), 2 tetor 2009

ME TA

Gjithçka ndodh
-
Edhe të paparashikuarat ...
Edhe moti i lig ...
Edhe ...
Garlate (Lecco), 2 tetor 2009

NËN HIJEN E MËKATIT

Nuk ndalen marrëzirat
As nuk pakësohen
Ato ndodhin edhe në këtë stinë
Çdo ditë e më të zeza
Çdo ditë e më të fëlliqta
Sepse
Aty nuk ka besë
Aty nuk ka dashuri
Aty ka vetëm interese
Aty ka vetëm fëlliqtësira ...
Garlate (Lecco), 2 tetor 2009

TË TRETUR NË SHI

Me pamundësinë të ikin nga përgjegjësia
Ata mbetën jashtë
Në stinën e tërbuar
Si të gjorë
Të tretur në shi ...
U mungon vetëm vdekja
Garlate (Lecco), 2 tetor 2009

DUKE MENDUAR MJEGULLËN

Më vjen të ftohtë
Dridhem
Dhe frigohem ...
Dyshoj
Mbase qenka ndryshuar stina
Garlate (Lecco), 2 tetor 2009

RRËSHQET NË KOHË

Ai andej
Nuk di çka flet
Dhe nuk mund të mbrohet dot
Pa argumente
Rrëshqet në kohë
Dhe thyen qafën ...
Garlate (Lecco), 2 tetor 2009

SILLET EGËRSISHT

Ai atje e ka humbur udhën n’oborr
Tash nuk din se ç’bën
Prandaj sillet egërsisht
Dhe nuk sheh kurrë ditë të bardhë
Nuk mendon tjetër
Përveç vdekjes
Garlate (Lecco), 2 tetor 2009

DUKE BREDHUR ASFALTIT

I kishte harruar rrugët e vështira
Dhe vështirësitë e jetës
Mjerimin e mbante vetëm si emër kuptimi
Garlate (Lecco), 2 tetor 2009

HALLKAVE TË ZINGJIRËVE

Futet e përbirohet
Kohë e pakohë
Për t’u përzier në të gjitha punët
...
Nëse s’e duron stina
E merr vdekja
Garlate (Lecco), 2 tetor 2009

ERA IA KA THARË SHPIRTIN

Nuk mund të këndojë më
Mbase as të jetojë
I gjori
Era ia ka tharë shpirtin
Nuk e njeh më
Dashurinë as jetën
E pret vetëm vdekjen
Garlate (Lecco), 2 tetor 2009

NËN PJERGULLËN E THARË

Është tharë pjergulla
Njerëzit rrijnë nën te
Duke menduar e duke u ankuar
Dimrit do u mungojë vera (vena)
Mbase edhe këngët ...
Garlate (Lecco), 2 tetor 2009

JETON NË TË TASHMEN TIME

Të afrohet vazhdimisht
Baraspesha e mendimeve të mia
Duke mbledhur histori të sotme
E deluzione të djeshme
Ti jeton në të tashmen time
Mes shpresave e deluzioneve
Duke qeshur e duke dëgjuar ndjenjat e mia
Do të mund të dhurosh përspektiva të reja
Garlate (Lecco), 2 tetor 2009

KUR SHTERREN GURGULLIMAT

Sillen e pështillen
Të dënuarit nga shekulli
Të etur do të vdesin
Pa mundur të shqiptojnë asnjë fjalë
Garlate (Lecco), 2 tetor 2009

PA KUPTIM

Dua t’ia gjej një kuptim
Kësaj mbrëmjeje
Edhepse
Kjo mbrëmje nuk ka kuptim

Dua t’ia gjej një kuptim
Kësaj jete
Edhepse
Kjo jetë nuk ka kuptim

Dua t’ia gjej një kuptim
Kësaj historie
Edhepse
Kjo histori nuk ka kuptim

Dua t’ia gjej një kuptim
Kësaj dëshire
Edhepse
Kjo dëshirë nuk ka kuptim

Dua ta gjej një kuptim
Por kuptim nuk ka
Garlate (Lecco), 2 tetor 2009


TICO

Troppo bello
E sentimentale
Quel mio Tico
Troppo amato
E padrone delle situazioni
Tico
Troppo intelligente
E sensibile
Sempre sa cosa vuole
Come uomo migliore
Tico fedele
Tico pieno dell’amore
Tico sentimentale
Tico pieno di speranza
Tico pieno di fede
Tico esempio nella vita
Garlate (Lecco), 2 ottobre 2009

CON LORO (ESSI)

Succede tutto
-
Anche le impreviste …
Anche il maltempo …
Anche …
Garlate (Lecco), 2 ottobre 2009

SOTTO L’OMBRA DEL PECCATO

Non si fermano le pazzie
Neanche si diminuiscono
Quelle succedono anche in questa stagione
Ogni giorno più nere
Ogni giorno più sporche
Perché
Lì non c’è fede
Lì non c’è amore
Lì c’è solo interesse
Lì ci sono solo le sporcizie …
Garlate (Lecco), 2 ottobre 2009

SCIOLTI NELLA PIOGGIA

Con l’impossibilità si scappare dalla responsabilità
Loro (essi) ci sono rimasti fuori
Nella stagione infuriata
Come poveri
Sciolti in pioggia …
Li manca solo la morte
Garlate (Lecco), 2 ottobre 2009

PENSANDO LA NEBBIA

Mi viene freddo
Tremo
E mai intimidisco …
Dubito
Forse si è cambiata la stagione
Garlate (Lecco), 2 ottobre 2009

SCIVOLA NEL TEMPO

Quello di là
Non sa cosa parla
E non può difendersi per niente
Senza argomenti
Scivola nel tempo
E rompe il collo …
Garlate (Lecco), 2 ottobre 2009

SI COMPORTA ASPRAMENTE

Lui (egli) di là l’ha perso la strada in giardino
Adesso non sa cosa fa
Perciò si comporta aspramente
E non vede mai giorno bianco
Non pensa altro
Tranne la morte
Garlate (Lecco), 2 ottobre 2009

VAGANDO ALL’ASFALTO

Li aveva dimenticato le strade difficili
E le difficoltà della vita
La miseria teneva solo come nome di accezione
Garlate (Lecco), 2 ottobre 2009

NELLE MAGLIA DELLE CATENE

Entra e s’infila
Nel tempo e senza tempo
Per mischiarsi in tutti gli affari

Se non li sopporta la stagione
Li prende la morte
Garlate (Lecco), 2 ottobre 2009

IL VENTO LI HA SECCATO L’ANIMA

Non può cantare più
Forse neanche vivere
Povero
Il vento l’ha seccato l’anima
Non conosce più
L’amore neanche la vita
La aspetta solo la morte
Garlate (Lecco), 2 ottobre 2009

SOTTO LA PERGOLA SECCATA

Si è seccata la pergola
La gente entra sotto
Pensando e lagnarsi
All’inverno li manca il vino
Forse anche le canzoni …
Garlate (Lecco), 2 ottobre 2009

VIVI NEL MIO PRESENTE

Si avvicina a te seguente
L’equilibrismo dei miei pensieri
Raccogliendo le storie di oggi
E le delusioni di ieri
Tu vivi nel mio presente
Tra speranze e delusioni
Sorridendo e ascoltando i miei sentimenti
Potrei regalare prospettive nuove
Garlate (Lecco), 2 ottobre 2009

QUANDO SI DISSECCANO I GORGOGLI

Girano e si confondono
Condannati dal secolo
Assetati moriranno
Senza poter proclamare nessuna parola
Garlate (Lecco), 2 ottobre 2009

SENZA SENSO

Voglio trovare un senso
A questa sera
Anche se
Questa sera non ha senso

Voglio trovare un senso
A questa vita
Anche se
Questa vita non ha senso

Voglio trovare un senso
A questa storia
Anche se
Questa storia non ha senso

Voglio trovare un senso
A questa voglia
Anche se
Questa voglia non ha senso

Voglio trovare un senso
Ma non ha senso
Garlate (Lecco), 2 ottobre 2009
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi