Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mexhid Yvejsi: Abdurrahim Buza

Shko poshtë

Mexhid Yvejsi: Abdurrahim Buza Empty Mexhid Yvejsi: Abdurrahim Buza

Mesazh nga Agim Gashi Sat Oct 24, 2009 1:19 am

Mexhid Yvejsi: Abdurrahim Buza

Mexhid Yvejsi: Abdurrahim Buza U1lidhjaprizrenit1
Abdurrahim Buza - Lidhja e Prizrenit

Mexhid Yvejsi: Abdurrahim Buza U1_MexhidYvejsi
Abdurrahim Buza (1905-1986)

Nga Mexhid YVEJSI, Gjakovë

Abdurrahim Buza, një piktor me emër, me prejardhje është gjakovar, është një nga emrat më të njohur të artit shqiptar...
Lindi më 22 dhjetor të vitit 1905, në Shkup. Në Shkup, prindët e tij, kishin ardhur nga Gjakova, për gjallni, por ndërruan jetë të rinj.
Abdurrahimi, qysh si fëmi, në moshën nëntë vjeçare, mbeti jetim, por arriti të bëhet një nga piktorët më me ndikim...
Për shkollim e tij u kujdes atdhetari Bajram Curri, i cili në vitin 1924, me ndihmën e miqëve, e tërhoqi nga Gjakova, e dërgoi për t’u shkollue në Shkodër, pastaj në Elbasan dhe më në fund në Tiranë.
Vlen të përmendët këtu se, Bajram Curri është kujdesur edhe për jetima të tjerë, siç ishte, njëri prej tyre, Dr.Rexhep Krasniqi.
Dr.Rexhep Krasniqi, lindur në Gjakovë me 1906, ndrroi jetë në New York me 1999, mbasi i vdiqën prindërit, nën kujdesin e Bajram Currit u shkollue në Gjakovë e Shkodër.
Në vitin 1920, Bajram Curri e përcolli Rexhep Krasniqin nga Shkodra deri në Bari të Italisë – për të vazhdue shkollimin në Vjenë të Austrisë.
Në Vjenë të Austrisë e kreu shkollën e mesme “Theresianum”, që ishte një prej shkollave më aristokrate në tërë Evropën Qendrore.
Në vitin 1934, djaloshi jetim, pa nanë, pa babë, i lindur në Gjakovë, rritur në Malësi, Rexhep Krasniqi, në Vjenë, mori titullin akademik “Doktor në filozofi”. Teza e doktoraturës ishte: “Kongresi i Berlinit dhe Shqipëria Verilindore”, Relator i Temës së Doktoraturës qe Dr. Karl Potsch, Drejtor i Institutit Ballkanik, ekspert për Historinë e Ballkanit, në veçanti në Sllavistikë dhe Albanologji... 22, 1


Mexhid Yvejsi: Abdurrahim Buza U1abdurrahimbuza1
Abdurrahim Buza
Abdurrahim Buza e vazhdoi shkollimin në Itali, nga viti 1928-1932, një vit në Torino, kurse të tjerat në Akademin e Arteve të Bukura, në Firencë, ku studioi në atelien e drejtuar nga piktori italian, Galileo Chini.
Galileo Chini (1873-1956), piktor dekorativ, qeramist, ishte edhe tregtar, industrialist, në vitin 1909 e filloi kariarën e tij si mësues pikture në Akademinë e Lirë në Rromë, ndërsa në vitin 1911 edhe në Firence, Itali...
Piktori Abdurrahim Buza pas diplomimit, më 1933, kthehet në Tiranë, ku në bashkëpunim me piktorët Andrea Kushi (1884-1959), Odise Paskali (11903-1985) dhe piktorin italian Matteo Ridola (1888-1971) ishte një nga themeluesit e shkollës së parë të artit në Tiranë, më 1933.
Ka punuar në Shkollën Teknike “Harry Fultz”, në Liceun Artistik “Jordan Misja” në gjimnazin e “Qemal Stafa”, Tiranë etj.
Për veprimtarinë e tij artistike, në vitin 1960 e fitoi titullin e çmuar:
“Piktor i Merituar”, ndërsa nga Kuvendi Popullor i Shqipërisë, në vitin 1978, iu dha titulli: “Piktor i Popullit”...
Abdurrahim Buza ndrroi jetë në vitin 1986, në Tiranë, por na ka lanë mbi 500 piktura dhe mijëra vizatime, të cilat ruhen në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë dhe në Galerinë-Muezeun “BUZA”, në Tiranë...

Pikturat e tij ”Dasma gjakovare”, “Lojërat Popullore”, “Azem Galica dhe luftëtarët”, “Vallja shqiptare”, “Malsori”, “Refugjatët”, “Nusja”, “Lidhja e Prizrenit”, nuk janë thjesht vetëm figura, por janë shpirtëra të figuratizuara në kujtesën e artistit, ku gjendja shpirtërore e njerëzve të Gjakovës, të Kosovës, janë shumë më të forta se pamja e tyre...

Shikoni pikturat e tij e binduni...!




Mexhid Yvejsi: Abdurrahim Buza U1abdurrahimbuzapikture
Abdurrahim Buza duke pikturuar


Mexhid Yvejsi: Abdurrahim Buza U1azemgalica1
Azem Galica dhe luftëtarët


Mexhid Yvejsi: Abdurrahim Buza U1dasmagjakovare1
Dasma gjakovare


Mexhid Yvejsi: Abdurrahim Buza U1lojerapopullore1
Lojëra popullore


Mexhid Yvejsi: Abdurrahim Buza U1valljashqiptare1
Vallja shqiptare


Mexhid Yvejsi: Abdurrahim Buza U1malsori1
Malsori


Mexhid Yvejsi: Abdurrahim Buza U1refugjatet1h
Refugjatët


Mexhid Yvejsi: Abdurrahim Buza U1nusja1
Nusja

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi