Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Cikël poetik nga Gjon Neçaj

Shko poshtë

Cikël poetik nga Gjon Neçaj Empty Cikël poetik nga Gjon Neçaj

Mesazh nga Agim Gashi Sat Oct 24, 2009 1:52 am


Cikël poetik nga Gjon Neçaj U1_GjonNecajGjon Neçaj

S’JE MË

Puthje e ëmbël që vjen natës gënjeshtare,
Puthje e ëmbël prej ëndrrës e gatuar;
Puthje që të shijoj deri në mëngjes,
Pastaj më tretesh e më len të vetmuar…

MOSHA E DASHURISË

Në faqet e kuqe të çikave njomet bukuria,
Në sytë e zest ë çikave vezullon krenaria,
Në buzët e njoma të çikave bulëzon dashuria,
Në gjoksin e bëshëm të çikave gilicohet nusëria,
Në trupin çetinë të çikave hedh shtat lumturia,

Në moshën e dashurisë…

KAM LEJE…

Kam leje për të shkruar poezi,
Kam leje të këndoj për dashurinë,
Kam leje për t’u mahit me djalin tim,
Kam leje për të dashuruar…

LIRIA është për t’u jetuar…

MALL

Ka vite që jan larguar prej fshatit,
Harabeli ka lënë përgjysëm folenë
në murin e kullës time;
malli më dogji për bashkëfshatarët e mi,
e çdo kohë janë në zemrën time…

Mysafir erdha,
Po cilin prej tyre të takoj së pari ?!...
Unë u mallëngjeva si pakuptuar,
Se së pari më përqafonte MALLI…

MJELLAZË

Mjellazë dimri,mendja,jeta;
O botë,kur do të lind e vërteta ?!...

Pas vitesh kockat na janë tretur në dhe,
Hajmedet,kuku për ne !!!

PUTIRO
(motiv popullor)

Putiro si del në çarshi,
Po ku je mori Malësi.

Putiro si del në kodër,
Po ku je Malësi e Vogël.

S’jam e vogël,jan sa deti,
Dardaninë e kam me veti…

Me germa gjaku u shkruan këto vargje,
Në ditët e kjametit,
Në fundin e viteve dymijë,
Alias,
Fillimi i shekullit të ri…

TAKIM ME DIN MEHMETIN

80 vjet rrugëtoi
Nepër 30 km rrugë Gjakovë-Bajram Curri;
Një ecje shekullore për t’u çmallur
Me njerëzit e një gjaku
në Malësinë e Gjakovës…

E pas një shekulli pritje,
Takohemi një mëngjes vjeshte,
Para permendores së Bajram Currit,
Në kryeqendrën e Tropojës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi