Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Genc Kastrati: Eja sot

Shko poshtë

Genc Kastrati: Eja sot Empty Genc Kastrati: Eja sot

Mesazh nga Agim Gashi Sun Oct 25, 2009 1:59 am

Genc Kastrati: Eja sot N1121072899_9632


Genc Kastrati: Eja sot


Ikin ditet nje nga nje te fundosura
Pas tyre netet ngarendin si te veja
E ti e dashur rri e larget sa nje nate
Qendron e humbur sa nje dite
Dhe afer ndihesh sa nje hije e flokut
Je lutja e pare e agut te mengjesit
Dritare e hapur shprese ne dite te re
Je e ngujuara e dashurise si dere e mbyllur
Qe pernjehere kthehesh ne rreze e dashuruar
Eja sot e nisur me matje nga zemra
Eshte shume e shkurter kjo rruge e gjate
Kur nga zemra me dashuri matet
Edhe po te jete sa nje vit drite
Eja se per ty kame zene kohen rob
Ne perqafime te eres me duarmbledhur
Do mbushet plot ky gjoks me tendin
Kur t'i kem bashkuar zoterat e dashurise
Qe ne ty e mua gerryejne shpirterat
Eja sot se koha iken me stinet kapur
E historia eshte vyshkur si gjethe vjeshte
E kane gjakur, lotuar e ndotur
Kur netet e virgjerise kane ikur frikshem
Ne dashuri te zymta me drite te fikur
Eja se neser mund te jem fjetur pergjithmone
Ne analet e historise mbetur dashuri fletegrisur.

Genc Kastrati........12/10/2009.

Genc Kastrati: Eja sot 10635_1143953635294_1121072899_30368365_756574_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi