Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Anila Kadija: Shoqata "Scanderbeg" në Parma dhe nisja e mësimeve të gjuhës shqipe

Shko poshtë

Anila Kadija: Shoqata "Scanderbeg" në Parma dhe nisja e mësimeve të gjuhës shqipe Empty Anila Kadija: Shoqata "Scanderbeg" në Parma dhe nisja e mësimeve të gjuhës shqipe

Mesazh nga Agim Gashi Sun Oct 25, 2009 2:40 am

Anila Kadija: Shoqata "Scanderbeg" në Parma dhe nisja e mësimeve të gjuhës shqipe U1skenderbeuparma1

Shoqata "Scanderbeg" në Parma dhe nisja e mësimeve të gjuhës shqipe

Nga Anila Kadija, Itali

U bënë tre vjet që shoqata "Scanderbeg", e krijuar në korrik të 2006, në qytetin e Parmës, në Itali, ka një funksion intelektual, shoqëror dhe familjar, në një kontekst emigracioni, ku komuniteti shqiptar është i dyti në numër në këtë zonë. Janë të shumta iniciativat e marra deri më sot, të cilat orientohen dhe karakterizohen nga mëvehtësija organizuese. Gjithmonë në obijektivin e sajë ka qënë integrimi dhe valorizimi i familjes shqiptare. "Duke ngjallun interesim në popullësinë e Parmës dhe të rrethit të sajë nëpërmejt njohjes së traditës familjare shqiptare, kulturës kombëtare, artit dhe skencës" thotë me krenari presidenti i shoqatës "SCANDERBEG" zoti Durim Lika.

"Fjalët mund të shkruhen bukur në ç'do satatut politik apo shoqëror, konkretizimi është pak më i vështirë, se kërkon energji dhe kohë ti dedikohesh! Ne këtu jemi të gjithë vullnetarë, mundohemi ti japim gjith sejcilit diçka tonën shoqatës, se na lidh një ideal, ai të qënurit pjesë e atij Kobi të bukur si është Shqipërija" shton avukati Gentian Alimadhi në rrolin e organizatorit të eventeve të shoqatës.

Aktivitetet

Këtu lista e aktivitetve është e larmishme, duke filluar me festën e përvitshme të 28 nëntorit,ku përpikmërisht organizohet java e kulturës shqiptare. Më 2006 ajo u zhvillua në këtë renditje. Në Pallatin Doganë ekspozita figurative e piktorit shqiptarë Artan Shabani që jeton në Torino, pati një interesim të madh nga vendasit dhe bashkëatdhetarët tanë këtu si dhe një ekspozitë fotografike e Alessandro Dominici, i cili në 2003 me metrazhin e shkurtër të tijin "Pistoleta e fundit" fitoi titullin Tirana Film Festival. Në teatrin e njohur të Parmës "Teatri i dytë" u organizua shfaqija me grupin folklorik "shqiponja" si dhe me balerinët e njohur të baletit klasik që sot deputojnë në Itali vëllezërit Klajdi dhe Erald Selimi. Në bashkëpunim me studentë shqiptarë të kantos në Konservatorin e Parmës, ku Elda me zërin e mrekullueshëm gëzoi atë mbrëmje. Gjithashtu i ftuar ishte edhe komiku i Zeling, Gianpiero Pizzon. Regjia e këtij spetakli të bukur u drejtua nga artisti parmixhan, Robi Bonari. Si gjithmonë ndihma dhe bashkëpunimi i Bashkisë së Parmës është domethënës dhe e ka ndjekur këtë event të rëndësishëm. Po në atë vit fiera e bamirësisë në Langirano,qytezë në rrethin e Parmës, ku shoqata me bankon e sajë të shitijes vuri në dispozicion punime të ndryshme tipike shqiptare dhe fitimet shkuan në fondin e një shkolle për fëmijët me probleme shëndetësore. Përsëritet në 2007 java e kulturës me komente librash shqiptarë dhe mbrëmje në shoqërinë e parodistëve të Vlorës. Në 2008 sindaku i parmës Pietro Vignali, me piesmarrjen e tijë për herë të parë, bashkë me një grup orientues, shoqëror, të dikasterit të bashkisë së qytetit ku ishte edhe Gabriella Biacchi si gjithmonë krah në komunitetin shqiptarë këtu si dhe Massimo Pinardi një tjetër personazh politik në parma që ndihmojnë dhe besojnë në orientimin dhe idetë e shoqatës sonë si shëmbull i emigracionit këtu në Itali. Të gjithë nderuan flamurin tonë në atë fstë të bukur ku ishte i ftuar edhe këngëtari i mirënjohur popullor Petrit Shehu.

Vitin e kaluar

Aktivitetet me natyrë shoqërore, krijuese dhe edukuese kanë qënë të larmishme dhe vitin e fundit janë shtuar më shumë falë edhe njohjes më të gjerë të shoqatës nga organet e pushtetit si edhe nga vetë komuniteti shqiptarë këtu. Eshtë rritur besimi dhe pjesmarrja, kjo ka sjell për rrjedhojë organizimin e iniciativave të tjera me sukses. Paraqitja e shkollës së baletit të Tiranës me dy shfaqje të bukura në Medesano. Emocione të një atmosfere tipike tradicionale kostumiste dhe melodike që çoi në këmbë sheshet e zonës së Parmës.

Pa harruar iniciativat në bashkëpunim me projekte,bashkiajke të ndryshme të qytetit të Parmës, ku ne kemi qënë gjithmonë present. Si paraqitja dhe diskutimi i "Libri jeshil" Një projekt i rëndësishëm, për një themel ku hidhen rrënjët atje ku nuk ekzistojnë flamujt dhe ngjyra e lëkurës. Ndihmë familjeve dhe prindërve të ç'do rrace qofshin ato.

Një tjetër iniciativë e bukur është bashkëpunomi me shkollat e qytetit, ku bëhet një ballafaqim direkt dhe shkëmbim opinjoni me të rinjtë studentë të shkollave të mesme. Se si e mendojnë ata emigracionin dhe njohja me kulturën shqiptare.

Po ashtu iniciativa e shoqatës italiane "Për luftën kundër tumorrit në gji" në bashkëpunim me shoqatat e huaja, që mori emrin "Fjongoja rosë" pati rëndësinë e sajë jetike për gruan emigrante si dhe u shoqërua nga njohja dhe interesimi i drejtëpërdrejtë i specialistëve mjekë të spitalit onkollogjik të Parmës. Të cilët u vunë në dispozicion, në të gjithë muajin tetor, falas, në ndihmë dhe në kontrollin e kësaj problematike tek gruaja emigrante. Iniciativë e përqafuar me entuziozëm nga shoqata "SCANDERBEG" si edhe nga komuniteti shqiptarë këtu.

"Gustoja etnike".

Nuk mund të harrojmë tanimë të përhershmen iniciativë të sukseshme që zhvillohet në fund të verës "Gustoja etnike". Një ekspozitë guzhine tipike shqiptare e thurrur edhe me ngjyrat e guzhinës afrikane dhe asaj vendase. Mbrëmje e këndëshme nëmes një parku të bukur që quhet Vila.... ku tingujt e muzikës origjinale të vendeve që marrin pjesë në atë mbrëmje kanë si nuancë guston e pjatës tipike me një shije tejmase origjinale.

Nuk duhet të harrojmë skuadrën tonë të futbollit shton imprenditori Shpendi Ndreu që është edhe sponsor kryesor i sajë. Skuadër e re në moshë por me entuziazëm dhe aftësi luftareke spotive dhe tolerance humane. Shpesh humbim po edhe shpesh fitojmë....është ajo shqiponjë që na ndjek gjithmonë dhe ata jem në fushën e sportit janë antuziastë për këtë.

Festa e mrekullueshme e fëmijëve

Si të harrojmë fëmijët, festën e mrekullueshme të tyre në ç'do 1 qershor. Larmi ngjyrash të një fëmijërie që shikon jetën në dy optika kulturore, atë të origjinës dhe atë të tokës ku po rriten. Zgjedhin në atë lëng jete vlerat më të mira, i përvetësojnë dhe i përfaqësojnë me buzëqeshjen e një këngëje apo rrecitimi. Janë pikërisht fëmijët që sjellin tek ne idetë e ngritjes shoqërore që pa shkollën mund të mbesin një përkufizim ende i pambaruar.

Nisja e mësimeve të gjuhës shqipe

Kështu të shtunën më 24 tetor në Parma, në shkollën private Alfieri, të dhënë nga kisha Corpus Domini, e cila ndihmon vullnetarisht komunitete dhe shoqata shoqërore, fillon nisjen e mësimeve të gjuhës shqipe shkolla e parë shqiptare! Një rrezultat i pritur dhe i projektuar në prijektin e punës së shoqatës "SCANDERBEG" qysh në fillimet e saja.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi