Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Një raport në Londër alarmon për situatën në Kosovë

Shko poshtë

Një raport në Londër alarmon për situatën në Kosovë Empty Një raport në Londër alarmon për situatën në Kosovë

Mesazh nga Agim Gashi Wed Oct 28, 2009 12:11 am

Një raport në Londër alarmon për situatën në Kosovë

Një raport i publikuar nga Instituti për Hulumtimin e Politikave Publike në Londër alarmon për situatën në Kosovë dhe për dështimet e faktorit ndërkombëtar në ndërtimin e shtetit të Kosovës.

Raporti nxjerr në pah sfidat serioze të sundimit të ligjit në veri, duke paralajmëruar si sfidë të veçantë integritetin territorial të Kosovës.
Instituti për Hulumtimin e Politikave Publike në raportin e radhës përqendrohet në veri, ku thotë se ka shumë shërbime publike të cilat janë të financuara nga Beogradi, e jo nga Prishtina.
Sipas raportit, ndikimi i Serbisë në atë pjesë të Kosovës është shumë i madh, ndërsa veriu përbën një sfidë themelore për institucionet e vendit në zbatimin e sundimit të ligjit dhe integritetit territorial të vendit.
Në raport kërkohet nga ndërkombëtarët që të jenë më të vëmendshëm në rastin e shtet ndërtimit të Kosovës. Në raport jepen edhe disa rekomandime ku tregohet se si nuk duhet të bëhen gabime tjera. "Shtet ndërtimi është detyrë fundamentale politike që kërkon vendime politike, rreth pushtetit dhe burimeve.
Ky është një problem për organizatat ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë, si NATO, OKB, BE dhe OSBE të cilat janë të angazhuara në aktivitetet shtet formuese", thuhet të raportin e Instituti për Hulumtimin e Politikave Publike në Londër.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi