Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agim Vuniqi: Ora e lirisë

Shko poshtë

Agim Vuniqi: Ora e lirisë Empty Agim Vuniqi: Ora e lirisë

Mesazh nga Agim Gashi Wed Oct 28, 2009 12:39 pm

Agim Vuniqi: Ora e lirisë N584644756_3027


Agim Vuniqi: Ora e lirisë


Rrugë e gjatë
përbuzje, lodhje, dhimbje, jetë pa shpresë,
njerëz pa koka, pa gjymtyrë, plagë, shumë lotë
zemra të gjakosura, kufoma të gjalla,
Bllaca, llaq i gjallë,
Stankoveci I, II.., kampe strehimi, shtëpitë në zjarrë
Lokomotiva ne vaj fishkllon, shpresa te thyera

Lindi dielli,
Fluturake përplot qielli
Amerika vështron, Kosova rënkon
Reçaku në gjak, Walkeri akuzon
Shpirtërat e Jasharajve lirinë hymnizojnë

Nuk ka më njerëzi, vetëm egërsi, kjo është çmenduri
Dielli po lind në perëndim, jeta ka kuptim
Atje ku lindi demokracia, nga atje buron liria
Kosova u ngrit në lartësi, për të krijuar histori
U shpall pavaresia, demokracia në vepër,
Kosova festoi, Amerika e pranoi
Jeta fitoi kuptim, zemrat plot gëzim

O ju dëshmorë,
Kosovës i vut kurorë,
fëmijtë ju thurrin lavdi, për trimëri
pavarësia nuk është melodi
gjaku juaj Kosovës i dha jetë
ringjalljen e pash vet

Flamuri pa këthetra e pa kokë
athua me pasaport të Kosovës do të shkoj në Amerikë e në Evropë...?

Agim Vuniqi: Ora e lirisë 28_nentori_qe_sjelle_muzeun_e_
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi