Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sabit Rrustemi: Sabit Rrustemi: POEZI PREMIERË

Shko poshtë

Sabit Rrustemi: Sabit Rrustemi: POEZI PREMIERË Empty Sabit Rrustemi: Sabit Rrustemi: POEZI PREMIERË

Mesazh nga Agim Gashi Wed Oct 28, 2009 12:56 pm

Sabit Rrustemi: Sabit Rrustemi: POEZI PREMIERË N1563102666_699

Sabit Rrustemi: POEZI PREMIERË

HIJA E VERDHË

Dahurinë Pemë e shkrumon
ajo Kthjlltësi e akullt nate
bryma e parë e mëngjesit
që vjen me vjeshtë
me pak borë
lëkurës sonë ende të ngrohtë
të murme si kjo tokë

rrudhen frutat
pikëlohen gjethet
faqet e asaj luleje skaj dritare
shterren e bien në pikëditë
me përqafimin e parë të zjarrtë
të pathënat fjalë
mbulojnë

mxihen dhe shtatëtblertat
ulin krahët
humbin drejtpeshimin

Hija e Verdhë
rreth e rrotull shtëpisë
shtrihet
mbulon timin Çepur

Vetminë stinore
nuk e zbutë as era
as shiu
as ajo hanë
tek ajo Rogë Gocle

e verdhë vjen
si kjo stinë
si ky imazh në sytë e shpirtin tim
nën atë peshë faji
për tënden mungesë


I a zgjas dorën
shuplakën time të pritjes
të mos lëndohet kah zbret malit
shpatit me plagë
dhimbjeve të fjalëve që stepen
e dhëmbësh grimcohen

aAo ndërron kahjen
nga e verdha hije trembet
si një grishës
kah ti fluturon

bryma vjeshtore
zbret dhe në qepallat e mia
e niset kah ato bebëza
e dashur

Aty çuditërisht shfaqesh ti
me një grusht lotësh
e shami puthjesh

më shkundë jermish
më zgjon
përmes trokitjes
që dridh këtë zemër Çepuri

Laj sytë
Si në ëndërr
Me një mal puthjesh
Që rigojnë faqeve të mia

Dhe mbi atë Hije të Verdhë
Që ikën ngadalë

Ti mbetesh aty ku ishe
Dashuria ime
Nuk të lëkundë asnjë stinë
Nga froni e zemërjetës

(27 tetor 2009)


Sabit Rrustemi: Sabit Rrustemi: POEZI PREMIERË Dielli
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi