Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Suzana Zisi: JAM

Shko poshtë

Suzana Zisi: JAM Empty Suzana Zisi: JAM

Mesazh nga Agim Gashi Sat Oct 31, 2009 11:12 pm

Suzana Zisi: JAM N100000149972946_2177


Suzana Zisi: JAM


Jam.
Këtu jam.
Trokas në portat e tua të rënda.
Duart, më gjakosen kanateve të ndrydhura.
E pjalmoj pragun tënd me “qershor”.
Edhe me pak “maj”…
Ti,
Nxjerr në brimën e çelësit
njërin sy dhe gjysmën e buzës,
Nje gjysmë - puthje më përgjak me të kuqin e saj.
Më kot e kyç derën
Se, në mos ardhsha këtë verë,
Vij pranverës tjetër,
bashkë me prillin.
Kam faj që të dua të plotë,
që gjysmën tjetër dua të ta ngjis
e me puthje plagët të ti thaj?
E pastaj,
të shpërthej brenda teje,
Si ato lulet e egra
Që lulëzojnë
Edhe pasi zjarri ka përvëluar pyllin...


©️ Suzana Zisi



Suzana Zisi: JAM 9527_103811566300509_100000149972946_103720_4125_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi