Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Faruk Buzhala: Lolita

Shko poshtë

Faruk Buzhala: Lolita Empty Faruk Buzhala: Lolita

Mesazh nga Agim Gashi Sun Nov 01, 2009 12:31 am

Faruk Buzhala: Lolita N1456938675_8994

Faruk Buzhala: Lolita


Shqyrtimin e romanit ‘’Lolita’’ të Vladimir Nabukovit do ta filloj me pyetjen:
-Çfarë më shtyri që ta lexoj këtë libër?-
Së pari kërkimi im që ta gjej një libër relaksues për ta lexuar,dhe së dyti parathënia e këtij libri ku thuhej se ky është romani më I lexuar,më I analizuar dhe më I përfolur I shekullit të kaluar?!.
Dhe unë jo që u relaksova por në të kundërtën u ngarkova,u fiksova dhe kompleksova pa masë gjatë leximit të një romani që mund të them se është romani më I dështuar dhe më palidhje që kam lexuar ndonjëherë.Më dhimbset koha që e humba në te.Çfarë dëmi.
Ngjarja fillon si fillon me grepin e hudhur në ujë nga autori që e quan me emrin Lolita.
E unë rashë në te.I gjendur mes librit të hapur lexoja e lexoja me sytë e hapur si buf duke mos kuptuar thuaja se asgjë.Aq shumë janë të ngarkuar kapitujt me gjuhën poetike sa mua më duhej që ti kthehesha leximit rishtazi e rishtazi dhe jo që nuk kuptoja asgjë,por edhe më tepër I trazojsha përshkrimet.Kompozicion I hatashëm?!.
Në këtë vepër shihet qartazi se autori e ka pregaditur një kohë të gjatë materialin e nevojshëm për temën të cilës I është rrekur.E tema e tërë rrëfimit është pedofilia nëse mund ti quaj kështu marëdhëniet mes një dyzetvjeqari dhe vajzës dymbëdhjetëvjeqare.Autori në këtë rast bën krahasime duke dashur ta justifikojë personazhin kryesor Humbertin me shumë njerëz të njohur të etapave të ndryshme historike.Përmend Virgjilin,Rahabin,mbretin Aknaten dhe mbretëreshën Nefertiti.Tregon se Dante ishte dashuruar në Beatriçen 9 vjeqare,Petrarka në Lorinën 12 vjeçare.Egdar Allan Poe ishte martuar me Virgjininë 13 vjeçare,Ali Pashë Tepelena 72 vjeçar I martuar me Vasiliqinë 14 vjeçare dhe Tahiri 36 vjeçar me Nadirën 14 vjeçare!
Pokështu,shkrimtari flet edhe për zakonet dhe ligjet që kanë të bëjnë rreth kësaj çështjeje,duke e cekur Indinë,Anglinë,Masaçusetsin etj.duke aluduar në kohën e mesme të maturisë,në miturinë dhe në analizimin e viteve mes kësaj moshe që ishin interesimi I tij apo më mire të them I një pedofili.Pra mosha nga 9-12 dhe 12-15 është kategoria e vajzave që Humberti I quan nimfëza!
Që nga fillimi e deri në fund të rrëfimit Humberti I drejtohet juries dhe lexuesve.Lexuesi këtu hamendet duke mos e ditur se për çfarë jurie është fjala!A rrëfehet Humberti para gjyqit apo I rrëfehet lexuesve?!.Në këtë rast unë do të thoja:të dyja palëve – nga të cilat ky gjykohet.
Shkrimtari për personazhin tjetër kryesor të rrëfimit(që në këtë rast është Lolita) si mostër I merr vajzat e reja amerikane të asaj kohe.Lolitën e tij të dashur,Humberti e krahason me shoqet e saja dhe me mocaniket.Në këtë aspect unë nuk do të hy në detaje të përshkrimit të karakteristikave dhe tipareve të saj.Kryesorja që unë vërejta këtu është perversiteti I shkrimtarit që me plot siguri fshihet pas personazhit të tij Humbertit.Pra Humbert Humberti është vetë Nabokovi.Çka ka të keqe në këtë çështje?Asgjë,përveq se njohurive që ky jep në luajtjen e rrolit të personazhit të tij Humbertit.Mendimet e tij të çmendura,intelekti I tij prej një pseudoshkrimtari,krenaria e tij aristokratike,ndjenjat e tij të errata,perceptimi I hapsirës dhe gjërave në te,nuk janë tjetër veçse mania e vetë autorit të veprës.Këtu edhe mund të gabohem,ngase koha dhe rrethanat në të cilat ngjarja ndodhë janë pikërisht epoka e pas një lufte të madhe botërore.Ç’rregullimet mendore nuk ishin asgjë e veçantë e asaj kohe.Edhe vetë shkrimtari në këtë rast është në njëfarë mënyre viktimë e kësaj mynxyre.Skenat erotike janë vetëm kamuflim I epsheve në mes të Humbertit dhe Lolitës.Derisa ky luan me ndjenjat e një fëmije,ky fëmijë luan poashtu me ndjenjat e tij – ndjenjat e një të rrituri.Këtu të dytë janë viktima të njëri tjetrit,të dytë janë synim dhe interes I njëri tjetrit në mënyrë të ndërsjelltë.Por…mund të them lirisht se Lolita duket më e pjekur psiqikisht se sa një vajzë e moshës së saj.Kjo është një nga mangësitë e shumta të shkrimtarit.Tërë ngjarja e romanit është e mbështjellë me doze komike,tragjike,absurde,cinike,sureale,imagjinare dhe teatrale,e shabllonizuar në mënyrë mjeshtrore(nëse mund të them) nga autori.Shihet çartazi se shkrimtari këtë vepër e ka shkruar më shumë për të luajtur me durimin dhe mendjen e lexuesit duke ia ngatërruar gjërat deri në hamendje.Ky ironizim me ndikimet që I pushtojnë dalngadalë shumë krijues në krijimtarinë e tyre artistike.Modeli më I mire këtu është Humberti,si një përfaqësues I pseudoartit.
Kjo ishte ana negative sa I përket kësaj vepre,e ana positive ështëkjo:romani në fjalë,më futi edhe mua padashje në botëkuptimet e Humbertit.Fillova të shikoj si ai,të mendoj si ai…në një mënyrë pashë se nimfëzat ishin realitet dhe Humbertët I takoje gjithandej.Pra,shkrimtari në këtë vepër e shqyrton një problem të vjetër shoqëror që mbretëron në shoqërinë njerëzore.Ky I tregon shkaqet dhe arsyen e këtyre veprimeve amorale,pasojat negative të tyre dhe viktimat që në këtë rast janë fëmijët.Rruga që shpie te prostitucioni në këtë roman paraqitet në mënyrë të qartë.
Kultura e lartë letrare është sinonim I kësaj vepre që e bën autorin ti arrijë majat e letërsisë botërore.Vetë autori perms personazhit të tij,I drejtohet lexuesve duke na treguar mangësitë dhe komplekset e tij.Ja në një rast si shprehet ai:Lexues,të lutem:pavarësisht nga pezmatimi në zemërbutin,të ndjeshmin patologjik,pafundësisht të maturing hero të librit tim,mos I lërë mënjanë këto faqe thelbësore!Më imagjino mua;unë nuk do të ekzistoj nëçoftë se ti nuk më imagjinon;përpiqu të shquash sorkadhen në mua,sorkadhen që fërgëllon në pyllin e vetë ligësisë sime;bile edhe le të buzëqeshim pakëz.Gjithsesi,nuk ke dëm nga buzëqeshja.
E unë apo ju,ç’mund të themi në këtë rast kur vetë autori e bën këtë sikur kërkon mëshirë nga ne,duke na u rrëfyer.Autori poashtu e pranon që një njeri me forcën e tij të imagjinatës,nuk mund të shfajësohet me mosdijen personale të emocioneve universale.Hulumtimet dhe pregaditjet paraprake në skicimin e kësaj vepre të Nabokovit duhen analizuar mire e mire.Çdo personazh është enciklopedi në vete.Loja me fjalë,shtrembërimet,sinonimet,antonimet,simbolet,hiperbolizimet,emrat,etj.etj. e shkëpusin lexuesin nga rrjedha e ngjarjes.Këtë autori e bën me qëllim,duke dashur ti sa më shumë lexuesve të rëndomtë.Ky,sikur e di se lexuesit e pasionuar do ti kthehen rishtazi e rishtazi Lolitës së tij të dashur.
Dhe unë…tani shëtitem rrugëve të qytetit me vajzën time 10 vjeçare.Në mendje më është fiksuar vetja që më duket se jam Humberti’’,dhe vajza ime më duket se është Lolita të cilën e mbaj për dore.Kam frikë se më ikën.Turp më vie,turp.Athua kishte pjellë të pjellës Humberti? Tmerr.
Tani kur e lexova librin tend I dashuri Vladimir Nabukov,’’është viti 2009(1935 plus tetëdhjetë apo nëntëdhjetë,rron gjatë,dashuria e jote,rron gjatë LOLITA,drita e syve të tu,zjarri I nënvetes sate.Mëkati yt,shpirti yt.’’Ndërsa ti…që moti ke vdekur.Pushofsh në paqe.
Ka ende për të shqyrtuar dhe thënë,por…më duhet ti kthehem rishtazi leximit të këtij romani thuaja se të përkryer,e pastaj shohim…
P.S.
KëTIJ ROMANI DO Të MUND TI BëNTE KONKURENCë VETëM VERSIONI I KUNDëRT ME humbertin – femër dhe Lolitën – djalosh.
-29 shtator ’09 /h 00:38-


Faruk Buzhala: Lolita 16264_1244742726153_1456938675_684194_3945298_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi