Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Halit Bogaj: Shtatorja e Bill Klintonit në Prishtinë

Shko poshtë

Halit Bogaj: Shtatorja e Bill Klintonit në Prishtinë Empty Halit Bogaj: Shtatorja e Bill Klintonit në Prishtinë

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 02, 2009 1:01 am

Halit Bogaj: Shtatorja e Bill Klintonit në Prishtinë Shtatorjaa
Halit Bogaj: Shtatorja e Bill Klintonit në Prishtinë U1_HalitBogaj

SHTATORJA E BILL KLINTONIT NË PRISHTINË

Nga Halit Bogaj

Në sheshin ’’Bill Klinton’’ u vendos Shtatorja madhështore e njeriut që bëri një punë kolosale për shpëtimin e një populli të tërë nga shfarosja definitive nga një armik i pashpirtë dhe i përbetuar i cili , me tërë aparatin e tij represiv, tentonte të na lente pa atdhe.

U vendos busti i heroit legjendar i cili ka hyrë shumë thellë në zemrat e të gjithë shqiptarëve dhe njerëzve paqëdashës të cilët e ndihmuan Kosovën që të çlirohej nga kthetrat e kuçedrës shtatëkrerëeshe e cila lëshon akoma zjarr në konferenca të ndryshme dhe me rastin e disa vizitave të ashtuquajtura në vendet’’E pa inkuadruara’’, të cilat, ashtu si edhe Serbia, janë të ushqyera me gjakun njerëzor!.

Bill Klintoni erdhi në fund të shekullit të kaluar për ta shpëtuar këtë popull nga Golgota çetnike dhe për t’i thënë njëherë e përgjithmonë’’Ndal’’gjenocidit të shfrenuar antishqiptar i cili e kishte burimin e vetë tek ‘’Naçërtania’’e Garshaninit dhe planet ogurzeza të Cvijiqit dhe Andriqit për shpërnguljen masive të shqiptarëve nga tokat e tyre stërgjyshore.Erdhi njeriu i zgjedhur nga i Gjithëfuqishmi për ta sjellur në vend edhe porosinë e Bushit të vjetër’’Se kush do ta kalojë vijën e kuqe për Kosovën’’do ta pësojë të zezëditën e vetë, por si duket diktatori i vocërr ballkanik nuk e kishte kuptuar si duhej atë porosi aq të qartë dhe serioze, apo nuk kishte dashur ta kuptonte ngase besonte tek dy nënat e veta/Rusia dhe Kina/..Shpresonte por Jelcini vërtet e kishte hallin e vetë dhe nuk mund të mos e respektonte Bill Klintonin i cili e kishte shpëtuar atëherë nga komunistët rusë dhe zjuganovët e zhirionovskët e tjerë të ngjashëm.Sa për Kinën dihej se ajo nuk mund të bënte më tepër përveçse të llomotiste. Fuqinë e saj e patëm parë edhe me rastin e bombardimit të ambasadës kineze në Beograd të cilën ajo ua kishte lënë në disponim arkanëve dhe sheshelëve serbë për ta fshehur armatimin!Po më duket se po e shoh kinezin e vogël nevrik se si dridhej me një shipkë hekuri në duar kur fliste pas bombardimit me rastin e një interviste nga një shkinë e cila e pyeste : ‘’Se a ishte e vërtetë se ishte sulmuar Kina’’, me ç’rast, prapë duke u dridhur, ai e luante kokën në shenjë pohimi!!!Gazetarja donte që ta fuste në luftë me Amerikën por ku ta merrte kinezi takatin?!

Pra po vendoset busti i njeriut që e nxori këtë popull nga robëria shekullore dhe i dha kuptim jetës sonë të mëtejme duke e rilindur qenjen tonë kombëtare dhe duke e formuar shtetin tonë të ri si një ëndërr shumë e gjatë që u përcoll gjeneratë pas gjenerate, duke u mbetur edhe të vdekurve sytë e hapur për çlirimin tonë përfundimtar.

Bill Klitoni dhe Dama e hekurtë Medlin Ollbrajt ishin të parët të cilët folën pa dorëza’’Se Serbia duhet të shkojë nga Kosova e jo Kosova jashtë Serbisë’’.Ishte kjo shprehja më domethënëse , më kuptimplote dhe më e preferuara për të gjithë neve ngase e zbërthente esencën se Serbia vërtet e kishte okupuar Kosovën në vitin 1913, çka e dëshmonte edhe libri i Noel Malkolmit për Kosovën i cili në kohën e Konferencës së Rambujesë u ishte dorëzuar të gjithë diplomatëve më të mëdhenj evropianë për ta përmirësuar një të drejtë legjitime historike nga e cila buron edhe ajo thënia e njohur’’Se serbët nuk e sollën në torbë Kosovën kur erdhën nga Karpatet .’’.Pra Bill Klintoni ishte i pari që e tregoi qëllimin e vërtetë të intervenimit të ardhshëm ushtarak mbi caqet serbe e që ishte kënaqësi e posaçme jetësore për çdo shqiptar të Globit tokësor.Bill Klintoni u tregoi edhe atyre demagogëve që pretendonin ta’’qëllonin’’/sikur të ishte kjo lotari/se kinse Kosova ishte lënë jashtë Dejtonit, të cilët edhe sot vazhdojnë ta shprehin mjerimin e tyre mendor dhe intelektual, me të cilin përherë bëhen edhe më bajat dhe të paduruar.Të tillëve mund t’u përgjigjemi shumë shkurt: Kosova nuk u shqyrtua në Dejton por u çlirua disa vite më vonë dhe kush e kishte menduar se pikërisht për Kosovën do të bombardohej Beogradi dhe Serbia?!Ata që nuk e kanë parë gjer tani dhe vazhdojnë të mos e shohin, ose janë miopë ose nuk duan ta shohin ose ose u dhimbset metropoli çetnik nga i cili shpërtheu Kutia e Pandorës me të gjitha të këqiat e saj.Domethënë Billi e dinte se duhej t’i mëshohej gjarpërit në kokë , gjë të cilën e bëri pa hezitim, duke i mbetur të gjithë ne përherë të falenderuar dhe borxhlinj për jetë të jetëve, ngase na nxori nga rrethi i nëntë i Ferrit dantesk.

Bill Klintoni si njeri paqësor dhe si Dragua i vërtetë kundër neofashizmit serb, pas çlirimit të vendit tonë na jepte porosi të fuqishme humane, duke na këshilluar se pas luftës duhej bërë paqja për të cilën jemi përgjegjës pikërisht ne që kemi vuajtur aq shumë nën thundrën e egër të okupatorit të pashpirtë.

Bill Klintoni u bë Fanari kryesor i Dritëjetës sonë të mëtejme të cilën po e ndërtojmë sot me mundime dhe angazhime të mëdha dhe të përhershme dhe gjithmonë duke na u kujtuar se çka kemi hequr derisa kemi ardhur në këtë kohë aq të lumtur dhe të pakthyeshme,por për të cilën nganjëherë edhe nuk jemi aq shumë të vetëdijshëm, ose po e harrojmë për disa çaste!

Bill Klintoni u prit në Parlamentin e Kosovës me nderimet më të mëdha, duke u quajtur miku më i madh i yni dhe shpëtimtar i vendit tone.Më vonë shkoi edhe në ‘’Sheshin e tij’’për ta parë bustin e vetë të ngritur dhe të skalitur nga dora e një skulpëtori kosovar.Që të gjithë kishim emocione të mëdha dhe ishim të lumtur që e përqafinim njeriun i cili ia ndryshoi rrjedhat e historisë së vendit tonë të robëruar deri atë ditë kur ikën fallangat çetnike nga toka e Kosovës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi