Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albina Idrizi: RREFIMI IM

Shko poshtë

Albina Idrizi: RREFIMI IM Empty Albina Idrizi: RREFIMI IM

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 06, 2009 12:36 pm

Albina Idrizi: RREFIMI IM N100000166924834_9966

Albina Idrizi: RREFIMI IM

I dashur më fal,
sot dua të rrëfehem
për të vetmin mëkat,
se vec teje
edhe poezinë të dashur kam,
më fal i dashur,
më fal.

Shumëherë kur dukem larg
unë me të jam,
shumëhere kur hesht me ty
unë me të flas,
shumë herë kur nuk të dëgjoj ty
jam duke dëgjuar atë,
më fal pra i dashur,
më fal.

Sa e sa herë
tinëz ik nga shtrati yt
në shtratin e saj rrëshqas,
falem, jipem e tëra
shkrirë gjer në të fundit varg,
pastaj e kënaqur
kthehem tek ti prapë,
tinëz, tinëz
ngadalë.

Dhe
nuk merr fund me kaq,
ngrihem prapë e prapë
gjer sa dritë e agimit zbardhë,
e shikoj i ndërroj vend
të ndihet mirë e rehat,
me dashuri i mbuloj
të zbuluarat gjymtyrë
mos të ngrijë natës së gjatë,
e në fund qetas pa u ndjerë
e puth lehtas ne balle.

Më fal i dashur
të lutem më fal,
vec teje
edhe poezine të dashur kam,
qindra dashnorë në të
të dashur më kanë,
njësoj dhe qindra fëmijë
më njohin si nanë,
mu si dhe unë
prindërve nga mbarë bota
femijë i tyre aty jam.

Me fal i dashur, me fal!

Albina Idrizi: RREFIMI IM 16254_104302839585280_100000166924834_123074_7638088_a
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi