Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Demir Krasniqi:FUSHATA ZGJEDHORE(Parodi për çifteli)

Shko poshtë

Demir Krasniqi:FUSHATA ZGJEDHORE(Parodi  për çifteli) Empty Demir Krasniqi:FUSHATA ZGJEDHORE(Parodi për çifteli)

Mesazh nga Agim Gashi Sun Nov 08, 2009 2:48 pm

Demir Krasniqi:FUSHATA ZGJEDHORE(Parodi  për çifteli) U1_DemirKrasniqi


Parodi për çifteli :



FUSHATA ZGJEDHORE



N’ kamë janë çue liderët e ngratë,

I thyen kambët ditë e natë ,

Gjumin – gjumë s’e bajnë rahat ,

Kurrë pa e qitë trupin në shtrat!



Tue vrapue n’ qytet e n’ fshat ,

Shpi për shpi tue hallakatë ,

Tu i mashtrue fukaratë ,

Tue ja u lanë oborret thatë ...



Tu i marrë çikat , tu i marrë gratë ,

Për me dalë me ba fushatë ,

Drekë me drekë e darkë me darkë ,

Zoti e di çka qesin n’ bark ?!



Dreka e darka nëpër hotele,

Tue kallëzue përralla e mesele ,

Tue shitë poza me bukuroshe ,

Gjithë tue dhanë premtime boshe !



Bukuroshet përplot dyzene ,

Iu prijnë para si manekene ,

Mbush pallatet me postera ,

Sheshe, lisa dhe bandera ...



Po i fshinë lotët mixha Bekë –

Shumë e njeri paska vdekë ?!

Me u çue n’ kamë pesëqind imam ,

S’ mund t’ varrosen deri n’ aksham !



Ndali lotët , o mixha Bekë ,

Se këta njerëz nuk kanë vdekë,

Kanë ba be, kanë dhanë premtimet ,

Me na i dëlirë kanalizimet !



Gjilan, më 06.11.2009. Demir KRASNIQI
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi