Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Eva Hila: Kthim (4)

Shko poshtë

Eva Hila: Kthim (4) Empty Eva Hila: Kthim (4)

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 10, 2009 3:27 am

Eva Hila: Kthim (4) N1631021346_9198
Eva Hila: Kthim (4)

Kapiten i një anije që niset drejt ishujve të dikurshëm, lundroj sot në ujërat e Sazanit. Orientoj busullën drejt erërave të Adriatikut, që kur bashkohen me ato të detit jonik flokët mi lidhin si ato të tablosë së Camille Corot.
Dhe ti më shikon.
Bukuri.
Duke shijuar çdo sekond.
Keto udhëtime të akorduara nga mendimi im vagabond, i ngjajnë atyre velave, bardhë e blu, që shihen nga larg. Madhështia e anijes, duke çarë oqeanin e ashtuquajtur, nuk rivalizon më me mbretërinë time. Une linda fisnike, princeshë u bëra, mbretëreshe do të jem. Nën hijeshinë e Motrës Tone, i sjell buzëve të mia fjalët që gishtat e tu përkëdhelin. Penelat e tablove të tua, duke marrë rrugëtimin e qafës time, shohin në këtë erë që e zbulon, shenjën e një dëshire. Në puthjen e mahnitshme qe do të vendosësh mbi të, dua , që nën tingujt e zërit tim të bëjmë dashuri.

Dashuri.

Komandant e nje avioni që ngjitet drejt reve që mendoja të pakapshme, fluturoj sot në qiejt e Shipërisë. Kompasti im matë altitudën. Ne diellin ballkanik, kur reflekset vijnë e më verbojnë, sytë e mi shëndrisin si ato të tablosë së Claude Monet.

Bukuri.
Po shijoj të nevojshmen dritë.

Këto shëtitje të akorduara nga trupi im udhëtues i ngjajnë atij zogu që quhet Lire dhe që vetëm pushtuesi i ka njohur egzistencën. Amplituda e fluturimit të tij, duke përshkuar kopshtet parajsore të Edenit, nuk ka pse të lakmojë luhatjet e ndjeshmërisë time. Unë jam sharmi qëkur kam lindur, qejfi jam sot, gëzimi nesër. Nën misteret e Cythère, unë mbaj mbi seksin tim lumenj humoresh, që gishtat e tu fshikin. Paleta e shqisave të tua, duke marrë rrugëtiminn e lumenjve sheh në ketë fluturim që të mallëngjen, shijen e një etje të përjetshme. Në të veçantin shikim që mbi mua vendosë, dua, që në akordin tonë, të bëjmë dashuri.

Dashuri.

Makinist i nje treni që më çon gjetiu, i ngjitem sot peisazheve të panjohura që më bëjnë të lekundem në paqe. Nën aromën e zambakëve, kur parfumi vjen e imagjinon imazhin tim, ëndërrat e mia akordohen si në një poemë bodleriane. Dhe ti më degjon.

Bukuri.
Duke shijuar psherëtimat e mia

Këto çapitje të pershkuara nga spektakli im i ngjajnë vargut të shenjtë që vizaton ideja ime. Kulshedra udhëzuese, duke shtrirë vënien në skenë te botës nuk mund të rivalizojë me fjalimin e zemrës sime. Unë jam lumturi që në lindje, mahnitje sot,magjistare nesër.
Nën zërin e hyjneshës, në korin e muzave këndoj. Piktura e emocioneve të tua, duke marrë rrugën e shpirtit tim, sheh në këto lirizma që të përmbysin, shenjën e një Gruaje. Ne të admirueshmen buzëqeshje që karaketrizon emrin tim, dua që në thellësinë e shndërrimit, të bëjmë dashuri.



Eva Hila

9 Novembre 2009
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi