Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Faik Krasniqi: Ngulfatet liria e shtypit,ne Shqiperi dhe ne Kosove

Shko poshtë

Faik Krasniqi: Ngulfatet liria e shtypit,ne Shqiperi dhe ne Kosove Empty Faik Krasniqi: Ngulfatet liria e shtypit,ne Shqiperi dhe ne Kosove

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 10, 2009 10:40 pm

Faik Krasniqi: Ngulfatet liria e shtypit,ne Shqiperi dhe ne Kosove N144259380755_7129


Ngulfatet Liria e shtypit,ne Shqiperi dhe ne Kosove

Shkruan:FAIK KRASNIQI



Gati 19 vjet pas renies se komunizmit ne Shqiperi,dhe pas futjes ne Nato,me gjithe entuziazmin se vendi do te shfaqte karakteristikat e nje shoqerie me te lire,dhe ne kete kuader edhe nje media me te lire,gjendja e lirise se shtypit vazhdon te mbetet problematike.
Ne kete perfundim arrin raporti i sivjetshem i organizates''Gazetaret pa kufij'' mbi lirine e shtypit ne bote.
Shqiperia del me nje rezultat zhgenjyes ne renditjen e sivjetshme te vendeve ne baze te lirise se shtypit,duke u renditur e 88 nga vendi 79 qe zinte vjet.
Me gjithe vitalitetin dhe zgjerimin e mjeteve te informimit,jo gjithmone kjo rritje shoqerohet me nje pluralizem te vertete informacioni dhe opinionesh ne shtyp.
Gazetaria hulumtuese ne Shqiperi,thuhet ne raport,mbetet ne fazat embrionale dhe po perpiqet te gjeje vendin e saj ne nje shtyp qe kontrollohet ose nga interesat ekonomike ose nga partite politike,qe shpesh nuk arrijne te bejne dallimin mes propagandes dhe lajmit te mirefillte.
Vendit ende i mungon nje kornize ligjore qe te garantoje ushtrimin e lire te profesionit te gazetarise.Ky problem i nderlikuar me tej nga nevojat ekonomike te gazetareve,i ben punonjesit e medies pre e vendimeve arbitrare dhe nuk lejon pasqyrimin objektiv ne shtyp te problemeve si korrupsioni,krimi i organizuar dhe trafiqet.

Renie

Shqiperia ka rene kete vit 9 vende,ku analizohet gjendja e shtypit ne 175 vende te botes.Nje renie edhe me e ndjeshme eshte regjistruar per Kosoven,e cila vjet zinte vendin e 58-te,ndersa sivjet renditet ne vendin e 75-te.Maqedonia rradhitet ne vendin e 34-te,Bosnja ne vendin e 39-te,Mali i Zi ne vendin e 77-te dhe Serbia ne te 65-in.Edhe nje numer vendesh evropiane kane rene ndjeshem ne indeksin e sivjetshem.Megjithese te 13 vendet e para ne renditje u takojne vendeve evropiane,verehen renie nga nje numer vendesh,si Franca e cila renditet ne vendin e 43-te nga vendi 35-te,Italia ne vend te 49-te nga vendi i 44-te dhe Sllovakia ne vend te 44-te,me nje renie prej 34 vendesh nje viti ne indeks.Ne vend te tyre ne renditje jane ngritur demokraci te reja si Mali apo Gana ne Afrike dhe Uruguai dhe Trinidadi ne Ameriken Qendrore dhe Jugore.











Kontrolli i medies publike

Kontrolli qeveritar mbi medien publike eshte i qarte dhe shfaqet ne emerimin e individeve qe shihen me sy te mire nga autoritetet ne postet e menaxhereve dhe redaktoreve pergjegjes per te garantuar mbulim te favorshem per qeverine.Presioni nuk mungon as mbi medien private,ku mjete frikesimi si gjobat,terheqja e reklamave dhe ngaterresa qeveritare perdoren haptazi per te nxitur vetecensuren.
Media e shkruar mbetet ne nje faze fillestare krahasuar me radion dhe televizionin qe mbizoterojne tregun e informacionit.Raporti i kesaj organizate nenvizon edhe kontrollin e drejtperdrejte qe ushtron qeveria,ne vecanti mbi Radio Televizionin e Kosoves.Fondet e stacionit jane ne meshire te parlamentit,sic eshte edhe statusi i stafit realizues.Ne Kosove ka ende paqartesi te medha per RTK-ne.Nje zv.kryeminister thote se duhet te vazhdohet parapagimi,ndersa tjetri e kundershton.Tregu ne Kosove vazhdon te vuaje nga mungesa e informacionit dhe te dhenave publike,te cilat ende nuk garantohen me ligj.
Kontrolli qeveritar shtrihet edhe mbi Keshillin per Shtypin qe u ngrit si nje organizem rregullator per te vendosur disa parametra dhe rregulla te etikes gazetareske.Mungesa e fondeve dhe investimeve nga jashte i ka lene gazetat te dobeta perballe presionit politik dhe grupeve me interesa te vecanta,te cilat kercenojne te terheqin reklamat nese nuk ka mbulim ne favor te tyre.Nuk do te kemi asnjehere vleresime pozitive per vendin,nese do te anashkalohet roli i medieve,nese do teshtohet presioni mbi to dhe nese nuk do te garantohet liria e shtypit,si nje liri themelore ne vendet demokratike.


KY ARTIKULL ESHTE BOTUAR NE PORTALIN ''ZEMRA SHQIPTARE''

FAIK KRASNIQI PUBLICIST I PAVARUR NGA PRISHTINA
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi