Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

U hap shkolla e parë shqipe

Shko poshtë

U hap shkolla e parë shqipe Empty U hap shkolla e parë shqipe

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 10, 2009 10:56 pm

U hap shkolla e parë shqipe

Në Uster të SHBA-ve

U hap shkolla e parë shqipe Uuu
Hapja e kësaj shkolle, nismë e shoqatës Atdhetare-Kulturore “Kombi”, u konkretizua me mbështetjen e strukturave të arsimit vendor në qytetin amerikan si dhe një grupi profesionistësh të fushës së arsimit mes bashkësisë së emigrantëve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Uster.


Komuniteti shqiptar në Uster të SHBA-së, fëmijë dhe prindër, tashmë kanë mundësinë të ndjeki programe mësimore në një shkollë tërësisht në gjuhën shqipe. Shkolla e parë shqipe në qytetin e Uster Masaçusets (Worcester – Massachusetts) të SHBA-ve, u çel në një ceremoni festive paraditen e 3 tetorit, ku ishte e pranishme kryetarja e bashkisë së Usterit me origjinë shqiptare, Konstantina B. Lukes, drejtuesi i shoqatës “Kombi, Dhimitër Dishnica, drejtoresha e shkollës së komunitetit "Elm Street" Mary Kefee, drejtori i shkollës shqipe Leka Bezhani, prindër e anëtarë të bashkësisë shqiptaro-amerikane.
Hapja e kësaj shkolle, nismë e shoqatës Atdhetare-Kulturore “Kombi”, u konkretizua me mbështetjen e strukturave të arsimit vendor në qytetin amerikan si dhe një grupi profesionistësh të fushës së arsimit mes bashkësisë së emigrantëve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Uster.
Pjesëmarrësit në këtë ceremoni e vunë theksin në rëndësinë e fillimit të këtij programi edukativ dhe me vlera të trashëgimnisë, që bëhen pjesë e dobishme dhe vitale për larminë dhe bashkësinë e shumë kulturave të emigrantëve që bashkëjetojnë në një qytet si Usteri.
Kryetarja e bashkisë së Usterit, Lukes, në një prononcim e vlerësoi si një nismë mjaft të çmuar hapjen e shkollës në gjuhën shqipe në qytetin amerikan.
“Do të dëshiroja që kjo shkollë të ishte edhe atëherë kur unë nisa të mësoja anglishten. Sot është e rëndësishme që të njohim edhe gjuhë të dyta, por e mira që vjen me çeljen e shkollës shqipe këtu në Uster është se fëmijët vijnë bashkë me prindërit. Nuk do të ketë boshllëk mes brezave. Ndërsa fëmijët plotësohen duke mësuar gjuhën shqipe, prindërit e tyre ndjekin programe të tjera studimi të vlefshme për jetën e përditshme dhe integrimin”, tha Lukes, me origjinë shqiptare.
Për drejtorin e shkollës Leka Bezhanin ky fillim kërkon të mbështetet jo vetëm me pjesëmarrje, por edhe nga strukturat e shkollës që fëmijët të marrin njohuri dhe të gjejnë kënaqësi përsa ata do të përfitojnë. Sipas tij, mësuesit do të paguhen përsa kohë ata japin mësimin. Bezhani u ndal dhe tek pjesëmarrja e prindërve në këtë shkollë. “Prindërit, gjatë orëve që fëmijët e tyre studiojnë, do të kenë mundësi që të shkëmbejnë mes tyre përvojën e profesioneve, të marrin dije në përdorimin e kompjuterit, të gjejnë sqarime në fushat e ligjit, biznesit, të taksave, lejes së qarkullimit të automjeteve, si dhe të mjaft aspekteve të tjera të jetës së përditshme”, tha ai.
Drejtori i shkollës shqipe në Uster vuri në dukje rëndësinë e forcimit kulturor e financiar të komunitetit shqiptar në SHBA, një zhvillim i domosdoshëm dhe integrues.
“Shkolla si e tillë na bën t’i kuptojmë edhe më mirë lidhjet mes kulturës, patriotizmit, interesit dhe zhvillimit ekonomik të familjeve emigrante shqiptare si dhe përkushtimit për t’u integruar në jetën e një vendi të madh si SHBA", tha ai.
Shkolla është konceptuar 3-4 orë çdo të shtunë dhe deri tani janë regjistruar rreth 50 fëmijë, 13 fëmijë prej të cilëve nga Kosova. Grupi pedagogjik, prej pesë mësuesish, kanë ndarë ndërkohë nivelet e mësimdhënies nga fillestarët deri tek më të avancuarit. Struktura e shkollës mbështetet në programet bashkëkohore të mësimdhënies, sipas standarteve të Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë. Veç mësuesve, ajo ka dhe strukturën financiare dhe nivelin e drejtimit apo të mbarëvajtjes me drejtorin. zv/drejtorin dhe ekonomistin.
Megjithse ceremonia e çeljes së shkollës shqipe në qytetin Uster Masaçusets (Worcester – Massachusetts) të SHBA-ve, shënoi këtë fund javë hapat e parë të njohjes, klasat dhe mësimi për fëmijët dhe prindrit do të zhillohen pandërprerë.
Ardian Murraj
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi