Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tia Vushi: E lodhur ........

Shko poshtë

Tia Vushi: E lodhur ........ Empty Tia Vushi: E lodhur ........

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 11, 2009 8:01 pm

Tia Vushi: E lodhur ........ N1579542812_9226

Tia Vushi: E lodhur ........

Stepur ne afshin e nxehte te dhomes
atmosfera ime
tragjike
pa diell, pa ngjyra .
Zemerimi qe mbaj
me ngaterron idene , me ngacmon
godas zemren , nje goditje
cfare dua nga ajo se di as vete .
E lodhur jam
nga ky i ftohte
ben gjakun te ngrije
kockat ti depertoje.
E lodhur jam
nga kjo mjegull
qe perplas horizontet
burgos diellin dhe rrezet .
E lodhur jam
nga frymemarrja e qiellit
rrotullohet egersisht
te ben te ndjesh
dritherimat e dimrit.
E lodhur jam
nga kjo ere e cmendur
qe fishkellen pa ndalese
ulerin, kercenon dhe
une me shume e urrej.
E lodhur jam
nga kjo toke gri
ku ne cdo hap qe hedh
ka vetem monotoni.
E lodhur jam
me naten qe krenare zbret
shkul yjet,henen copeton
qiellin pushton.
E lodhur jam
nga fushat sterile, nga deget e varura
nga pemet skeletra, nga velloja e bardhe
e ngrices mbytese.
E lodhur jam
ne kete natyre te zbehte
qyteti i permbytur
cdo gje karakteristike.
E lodhur jam
ne kete ambient
sundon paralizim , heshtje
dhe shume trishtim .
E lodhur jam
ndoshta sepse
cdo gje imja i perket
nje bote qe ngroh vetem diell dhe ngyre.



Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi