Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Afrim Asllani: Poezi - KU JE O BABI IM!

Shko poshtë

Afrim Asllani: Poezi - KU JE O BABI IM! Empty Afrim Asllani: Poezi - KU JE O BABI IM!

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 14, 2009 12:11 am

Afrim Asllani: Poezi - KU JE O BABI IM! N1531091616_8916

Afrim Asllani: Poezi - KU JE O BABI IM!

Rrugëve të Kosovës
më duket se ecë përpara,
me kokë të ngritur lart
unë shkoj pas me shpejtim ta takoj
dhe ta përqafoj me mallëngjim.

Vrapoj dhe më lodhët shpirti
të mbërrij babin tim ta ndalë
ta dua dhe ledhatoj,
ka vite që s’e kam parë!

Rrugës vrapoj me shpresë e takoj
dhe kur i ofrohem pranë
e shikoj për së afërmi
o Zot s’qenka babi im
që ta përqafoj me mall!

Sa i vetmuar që jam,
të tjerët i humba në luftë,
babain ma morën qe sa vite
dhe as për te s’di a e kam gjallë!

Në rrugë dhe kah të shkoj,
më duket hija e tij,
më duket sikurse gjithmonë thërret
Eja ecë ti pas meje
që të zbulohet fati ynë!

Afrim Asllani Libri "Dhuratë për njerëzinë"
Ju lutem ! mos përdor shkrimet tona , pa vënë në dukje se punë e kujt është!

Afrim Asllani: Poezi - KU JE O BABI IM! 4716_1050703277760_1531091616_30115212_2379845_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi