Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Enver Maloku nderohet me Medaljen e Artë të Pavarësisë

Shko poshtë

Enver Maloku nderohet me Medaljen e Artë të Pavarësisë Empty Enver Maloku nderohet me Medaljen e Artë të Pavarësisë

Mesazh nga Gur Kepi Tue Jan 13, 2009 12:16 pm

Enver Maloku nderohet me Medaljen e Artë të Pavarësisë
Dorëzohet Medalja e Artë e Pavarësisë akorduar Enver Malokut, shef i Qendrës për Informim të Kosovës (QIK), në 10-vjetorin e vrasjes, dje në një ceremoni përkujtimore nën patronazhin e Presidentit Fatmir Sejdiu. "Më 23 dhjetor 2004, në cilësinë e Presidentit të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova i dekoroi me Medaljen e Artë të Pavarësisë njëmbëdhjetë veprimtarë të dalluar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, ndër të cilët ishte edhe Enver Maloku", kujtoi me këtë rast Presidenti Sejdiu, duke i dorëzuar dekoratën familjes Maloku. Në fjalën e rastit, Presidenti Sejdiu shprehu "nderimin e përhershëm për Enver Malokun, publicistin dhe veprimtarin e shquar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, jeta e të cilit u shua tinëzisht në muzgun e natës së acartë të 11 janarit 1999". Presidenti Sejdiu përkujtoi se, Maloku "në vitin 1991 nisi të punonte në Qendrën për Informim të Kosovës (QIK), e cila në vend dhe në botë u njoh si Agjenci Kombëtare e Lajmeve e Kosovës". "Enver Maloku, me angazhimin e jashtëzakonshëm në këtë agjenci lajmesh, të cilën e drejtoi nga viti 1993 deri në ditën e ndarjes nga jeta, më 11 janar 1999, u shndërrua në një model të shkëlqyeshëm të gazetarisë aktive kombëtare, e cila, ndonëse në kushte tepër të pafavorshme, ia doli ta fitonte betejën mediatike ndaj trysnisë dhe dhunës sistematike të Beogradit zyrtar, që kishte nën kontroll të plotë një makineri të tërë të radiotelevizioneve, të agjencive të lajmeve e të gazetave të shumta", tha Sejdiu.
Pjesë të teksteve të përmbledhura nga vepra publicistike e Enver Malokut lexoi aktori Çun Lajqi në vazhdimin e ceremonisë përkujtimore me një program artistik.
R.Demokratike
Gur Kepi
Gur Kepi

Numri i postimeve : 59
Age : 71
Registration date : 08/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi