Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Këshilla për mbrojtje nga H1N1‏

Shko poshtë

Këshilla për mbrojtje nga H1N1‏ Empty Këshilla për mbrojtje nga H1N1‏

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 18, 2009 3:19 pm

Këshilla për mbrojtje nga H1N1‏

H1N1 – me kujdes e
vëmendje, këshilla të dobishme

Dera e vetme për depërtim të virusit janë birat e hundës dhe
goja/fyti.
Në epideminë globale të këtij lloji, thuajse është e pa,mundur t’i
iket kontaktit me H1N1, me gjithë kujdesin e madh që mund të kemi.
Kontakti me H1N1 nuk paraqet gjithaq problem sa është problem përhapja e
tij.
Deri sa jeni ende të shëndoshë dhe nuk keni kurrfarë simptomash të
infeksionit H1N1, me qëllim të preventivës kundër përhapjes, të
zbutjes së simptomave dhe zhvillimit të infeksioneve sekondare, disa masa
shumë të thjeshta, të cilat nuk janë vënë në dukje sa duhet në
komunikimet zyrtare, mund të ndërmerren (në vend se të përqendroheni
te mënyra se si të arrini te rezervat e N95 ose të Tamiflu-së):
1. Të lahen shpesh duart (është theksuar mirë në të
gjitha komunikimet zyrtare).
2. Qasja “Duart të mbahen larg prej fytyrës dhe mos të
preket fytyra me to”. Të kundërshtohen të gjitha përpjekjet e prekjes
spontane dhe të kruarjes së të gjitha pjesëve të fytyrës (përveç
rasteve kur hani ose mbani higjienën personale).

3. *Dy herë në ditë shpërlajeni fytin me ujë të njelmët
(shfrytëzoni listerina nëse nuk i besoni kripës)... *H1N1 i duhen 2-3
ditë pas infeksionit nismëtar në fyt/në birat e hundës të shumëzohet
dhe t’i tregojë simptomat karakteristike. Shpërlarja, thjesht, e pengon
përhapjen. Në njëfarë mënyre, shpërlarja me ujë të njelmët ka
efektin e njëjtë si në njeriun e shëndoshë, të cilin e ka Tamiflu-ja
në njeriun e infektuar.
Mos e nënçmoni këtë metodë të thjeshtë, të fortë dhe të lirë
të preventivës.
4. Ngjashëm me 3 gjërat e përmendura *pastroni birat e hundës më së
paku një herë në ditë me ujë të ngrohtë të njelmët. *Fryrja e
fortë e hundës një herë në ditë dhe fshirja e të dy birave të
hundës me vatë të lagur mirë në ujë të ngrohtë të njelmët janë
mjaft efikase në zvogëlimin e pranisë si viruseve.*

5. *Forcojeni imunitetin tuaj natyror me ushqim i cili është i pasur me
vitamin C (të gjitha llojet e pemëve citrus). *Po të keni shtesa në
formë të vitaminave C, vërtetojuni që ato të kenë po ashtu edhe zink,
në mënyrë që të forcohet absorbimi.
6. *Pini sa më shumë që të mundeni lëngje të ngrohta (çaj, kafe dhe
pije të tjera). *Pijet, përkatësisht lëngjet e ngrohta e kanë efektin
e njëjtë si dhe shpërlarja, por në drejtim të kundërt. Ato i
shpërlajnë dhe i largojnë kështu viruset e shumëzuara nga fyti në
lukth, ku ato nuk mund të mbijetojnë, të shumëzohen ose të bëjnë
çfarë do dëmi tjetër.
Ju propozoj që këtë ta dërgoni në tërë listën tuaj të e-mailit.
Kurrë nuk mund ta dini se sa vetë mund t’u përmbahen këtyre
këshillave, t’i ikin ballafaqimit me sëmundjen dhe të mbeten të
shëndoshë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi