Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Engjëll Koliqi: Engjëll Koliqi e Skënder Korça: PAK KONTRIBUT PËR DITËN E FLAMURIT 2009, NË LECCO TË ITALISË

Shko poshtë

Engjëll Koliqi: Engjëll Koliqi e Skënder Korça: PAK KONTRIBUT PËR DITËN E FLAMURIT 2009, NË LECCO TË ITALISË Empty Engjëll Koliqi: Engjëll Koliqi e Skënder Korça: PAK KONTRIBUT PËR DITËN E FLAMURIT 2009, NË LECCO TË ITALISË

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 18, 2009 3:47 pm

Engjëll Koliqi: Engjëll Koliqi e Skënder Korça: PAK KONTRIBUT PËR DITËN E FLAMURIT 2009, NË LECCO TË ITALISË N1567621193_2912

Edhepse ende nuk mund të lëviz krejtësisht i pavarur, nuk mund të rrij pa bërë asgjë, kështuqë ditën e 16 nëntorit (bashkë me patriotin e devotshëm Skënder Korça, i cili është në shërim në spitalin e Lecco-s) ia kemi kushtuar krejtësisht çështjes së shenjtë kombëtare dhe Shoqatës "STUBLLA", që po përgatitë kremtimin e Ditës së Flamurit, në Lecco. Këto poezi i kemi shkruar për fëmijë. Do e përgatisim bashkë me Skënderin edhe Fjalën Solemne të Kremtes e mbase edhe një recital për artistët e rinj.

GËZUAR MBARË SHQIPTARËVE DITA E SHENJTË E FLAMURIT !!!



Engjëll Koliqi: Engjëll Koliqi e Skënder Korça: PAK KONTRIBUT PËR DITËN E FLAMURIT 2009, NË LECCO TË ITALISË



Edhepse ende nuk mund të lëviz krejtësisht i pavarur, nuk mund të rrij pa bërë asgjë, kështuqë ditën e 16 nëntorit (bashkë me patriotin e devotshëm Skënder Korça, i cili është në shërim në spitalin e Lecco-s) ia kemi kushtuar krejtësisht çështjes së shenjtë kombëtare dhe Shoqatës "STUBLLA", që po përgatitë kremtimin e Ditës së Flamurit, në Lecco. Këto poezi i kemi shkruar për fëmijë. Do e përgatisim bashkë me Skënderin edhe Fjalën Solemne të Kremtes e mbase edhe një recital për artistët e rinj.

GËZUAR MBARË SHQIPTARËVE DITA E SHENJTË E FLAMURIT !!!

TASH FESTOJMË

Na kanë shtypë
Shum perandori
Romakët e turqit
Dhe Shtriga Serbi

Nëpër luftat çlirimtare
Kemi derdhë shum gjak
Deri në shekullin e ri
Nuk na kanë dhanë hak

Gjysh e gjyshe
Na i kanë vra
Edhe prindët
I kanë përla

Shum herë
Tokën na e kanë djegë
Me na lanë
Të varun n’degë

Para nji shekulli
U ngrit mbarë shqiptaria
Me e fitue pamvarsin
Me u lirue nga Turqia

N’Grykë të Kaçanikut
E n’Malsi t’Mbi Shkodrës
Anekand tokave tona
Fushës, shpatit e kodrës

Marigona qëndisi flamurin
Burrat u mblodhën n’Vlonë
E shpallën pamvarsin
E Shqipnis sonë

Ismail Qemali
Dom Nikoll Kaçorri
Gurakuqi e Boletini
Lajmi botën mori

Bukur hidhej vallja
Bahej festë e madhe
Kangët seç jehojshin
Në Vlonën Krenare

28 Nandor
Njimijenandqindedymbdhetë
Qofsh i bekuem
E krenar përjetë

Gzim të madhe kemi
Si plaku si fmija
Edhe n’Kosovë
Tash lulzon Lirija

Vuejtja e lutja
Tash po na pranohet
Mbarë kombi shqiptar
Ngadalë po bashkohet

Tash ka ndrrue koha
Ma nuk do t’luftojmë
N’mbarë trojet shqiptare
Gzueshëm po festojmë

Rrnoftë Shqipnia
Deri n’amshim
Shnet e fat pastë
Kombi ynë trim

Kudo janë shqiptarët
N’tokat e Ilirisë
Lulzofshin traditat e shejta
Të shqiptarisë
ENGJËLL KOLIQI
Garlate (Lecco), 16 nandor 2009

ZEMRA E SHOQATËS

Shum stubllanë
Medet
Në mërgim kanë shkue
Por Stubllën Krenare
Kurrë s’e kanë harrue

Çdo ditë
Në mjes, në drekë e n’darkë
Bile edhe n’andrrat e natës
Të mërzitun janë
Mendje e zemër
N’Stubllën e dashtun i kanë

Organizohen të gjithë
Me zemër e me xhepa
Shumë projekte realizojnë
Stubllën Krenare
Dhe jetën atje
Lulzojnë

Kudo që janë
Stubllanët e devotshëm
N’Zvicër e n’Gjermani
N’Austri e n’Itali
Deri n’Amerikë
Kanë bâ shoqatën STUBLLA
Dhe kontribuojnë të gjithë
Pa kursye gjâ
Dhe pa frigë

Shoqata STUBLLA
Përher flamurtare
Bân shum akcjone
Me zemër të madhe
ENGJËLL KOLIQI
Garlate (Lecco), 16 nandor 2009

VETËM SHQIPTARI

Nuk ka fe
As s’ka parti
Që përqanë
Këtë shqiptari
Ka thënë
Dhe thotë këngëtari
Prandaj
Të mos na mashtrojnë intereset e dyshimta
As partitë
As shtetet
As krahinat
...
Jemi shqiptarë
Me traditat tona origjinale
E kanunore
Plot besë
E dashuri
Dhe të interesuar
Në radhë të parë
E më së shumti
Për shqiptari
-
Gëzuar Shkodër
Qëndro krenare Tropojë
Vlorë e Gjirokastër
Tepelenë me Mallakastër
Prishtinë e Tetovë
Ulqin e Kumanovë
Preshevë e Gjakovë
Tivar e Tiranë
-
Kudo që jemi
Në trojet tona
S’i shohim partitë
As religjionet
Asgjë s’mund të na pengojë
Realizojmë solidaritet
E dashuri
Njohim
Vetëm shqiptari
ENGJËLL KOLIQI
Garlate (Lecco), 16 nëntor 2009

ÇDO HERË BASHKË

Sa e sa nëntore
Na ndau koha
Festonim tinzare përvjetore
Flamurin tim tani e mora

Një shqiponjë shqiptare
Do valojë përherë
28 Nëntore për ne krenare
Sot e nesër
Bashkë çdoherë

Ndarje kurrë
Kudo që jemi
Çdo herë bashkë
Në një atdhe të kthehemi
SKËNDER KORÇA
Lecco (Itali), 16 nëntor 2009
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi