Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ahmet Delia (1850-1913)

Shko poshtë

Ahmet Delia (1850-1913) Empty Ahmet Delia (1850-1913)

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 14, 2009 3:00 am

Ahmet Delia (1850-1913) N3ahnm11
AHMET DELIA (1850 - 1913) Evropa dhe fuqitë vendimmarrëse me padrejtësitë e tyre që i bënë ndaj shqiptarëve i dëmtuan edhe më tokat shqiptare duke e shtyrë popullin tonë në përgjakje të pareshtur. Si i tillë ky popull u detyrua pashmangshëm që të mbrohej nga pushtuesit e shumtë. Pasiqë fuqitë e mëdha bën padrejtësinë më të madhe të mundshme në historinë e njerëzimit, në dëm të shqiptarëve, ne u detyruam të mbrohemi, në rend të parë si qenie e më pas edhe si komb. Menjëherë pas Kongresit të Berlinit, Konferencës se Ambasadorëve, si dhe më vonë Traktatit të Fshehtë të Londrës, Serbisë iu dha drita jeshile dhe kjo e fundit tani më kishte bërë planet dhe elaboratet, për shpërnguljen me dhunë dhe asgjësimin e shqiptarëve nga tokat e veta! Mu në janar të vitit 1913, xhandarmëria e Serbisë, filloi një dhunë të padurueshme mbi shumë vise shqiptare, pra në të njëjtën kohë edhe në Prekaz të Drenicës.Atdhetar i shquar, tribun popullor që gëzonte autoritet. Udhëheqës i Kuvendit Popullor që u mbajt në Morinë të Drenicës në mars të vitit 1903, ku morën pjesë mbi 5000 burra të të gjitha viseve shqiptare. Aty u vendos dhe u lidh besa për të mos u nënshtruar para pushtuesit. Ahmet Delia ra heroikisht në Prekaz të Drenicës në shkurt të vitit 1913 në përleshje me forcat shoviniste të xhandarmerisë serbo-malazeze.Përleshja e përgjakshme që u bë në Prekaz ndërmjet bandave të xhandarmërisë serbe dhe bashkëluftëtarëve të Ahmet Delisë (shkurt 1913), shënoi fillimin e pakënaqësive të shqiptarëve (për padrejtësitë që Evropa i bëri ndaj tyre). Me këtë rast, botës së civilizuar, shqiptarët i treguan se nuk do t’i njohin as edhe një herë kongreset e ndryshme të cilat ndanë tokat tona sipas shijeve të shteteve grabitqare fqinje. Evropa, në fakt, nuk e dëgjoi zërin e shqiptarëve për një shekull të tërë lufte e përgjakje, dëbimi e dhunimi, burgosje e izolimi, djegie e masakrimi që Serbia i ushtroi mbi popullin tonë! Mirëpo, Prekazi që ndodhet në zemër të Kosovës, i tregoi botës se sëpata e Ahmet Delisë do të godasë pa mëshirë çdo marrëveshje që do të bëhet në dëm të shqiptarëve. Që nga rënia e Ahmet Delisë e deri të rënia e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jashari ka një lidhje. Kjo lidhje gati njëshekullore është ajo që e mbajti gjallë frymën tonë kombëtare. Tahir Meha duke i dëgjuar këto gjëra si: historirat dhe bëmat për Ahmet Delinë, për Shaqir Smakën, Azem Bejtën, Mehmet Delinë, Emin Latin, Bajram Zenën, pastaj për shumë trima të kohës si ata të Lidhjes së Prizrenit e deri tek Shaban Polluzha e Mehmet Gradica, kishte gjetur frymëzimin dhe qëllimin e rrugës së tij prej patrioti. Kishte gjetur rrugën e tij prej guximtari, që në momentin e duhur të jepte gjithçka prej vetes në shërbim të atdheut e të shoqërisë në përgjithësi, duke u bërë shembull i flijimit për brezat që do të pasojnë, gjithnjë drejt shtigjeve të lirisë së atdheut tonë të dashur.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi