Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Naile Zhupani: Qenan Garip Zhupani..një homazh për një Kaçak të Pollogut!

Shko poshtë

Naile Zhupani: Qenan Garip Zhupani..një homazh për një Kaçak të Pollogut! Empty Naile Zhupani: Qenan Garip Zhupani..një homazh për një Kaçak të Pollogut!

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 18, 2009 4:51 pm

Naile Zhupani: Qenan Garip Zhupani..një homazh për një Kaçak të Pollogut! N1161530640_9721
Naile Zhupani: Qenan Garip Zhupani..një homazh për një Kaçak të Pollogut!


"Unë nuk kom dalë malit për të mirën time, por për të mirën e atdheut tim, për lirinë e popullit tim!.
Në asht Evropa se nuk do ta zgjidhte drejt çështjen e kufijve të tokave shqiptare, Ballkani nuk do të ketë qetësi kurrë, dhe për këtë faji do të bie mbi ju e jo mbi ne, që do të luftojmë përherë, deri sa të çlirohemi!"... Q.G Zhupani.....

Në rrëzë të malit thate, në afërsi të vendit i quajtur Korite, ku gufon një burim me ujë të bollshëm dhe të kthjelltë, shtrihet fshati çegran, në një largësi prej shtate kilometra në jug-perëndim të Gostivarit.

Këtu, në këtë fshat çegran në vitin 1927 lindi Qenan Garip Zhupani. U rrit në një familje/fisë të madh me emen. Nga pamje fizike dalloje nga femijtë e tjerë të fshatit, meqe nga natyra ishte shumë i shkathet, ma gojëtar dhe shumë ma i guximshem se femijtë e tjerë, arrin të njohe ma mire jeten edhe prangat e saj të randa.
Ndonëse nuk pati fatin te vijoje mësimet të ulet ne bankat e shkolles, sepse ishte në gjuhë maqedonas, por e kish te arrijt të mësoj leximin edhe shkrimin gjuhen shqipe gjuha e Elbasanit standardin 1943 prej Dr. Profesor Miftar Spahije, mentori e tij për jetë.

Me kohë Qenan Zhupani behet edhe njohes i disa gjuheve. Njohu mirë pervec shqipes, gjuhes amtare, edhe maqedonishten, serbiishten greqishten, italishten, anglishten. Nuk kishte nevoj asnjë herë për përkthyes të ketyne gjuheve.

Pasi ariti moshën e pjekurisë, (14 vjeqar) gjatë 1941 me shkatërrimin e Jugosllavisë monarkiste në prill Qenan Zhupani ka marrë boteë në sytë tue ece me kambe prej Qafe Thanes deri në Tiranë.

Dalja ime në mal ka për qëllim mbrojtjen e interesave të popullit shqiptar, pasi gjer ma tashti kemi luftue me vite të tëra dhe tashti ka ardhur koha me pushkë në dorë të luftojmë fashizmin për të krijue Shqipëninë e Lirë Etnike".

Qenan Zhupani, gjatë vitit 1943, së bashku me Nazmi Mehmet, Hamit Hasa, Kalosh Hamdia, Nesha Gora, Ibrahim Lure, Sadik Sinani, Nazmi Hasipi, e të tjer kanë marrë pjesë në luftime të ashpra, jo vetëm kundra forcave komuniste partizane, por edhe kundër njësive çetnike serbe dhe profashiste bullgare në rrethin e në Malin e Thatë, Malin Sharrë për tre vjet.

Pas kapitullimit të Italisë më 1943 në Maqedoninë Perendimore krejt pushtetin e merr Ushtria e Ballit Kombëtarë, me këtë vërtetohet se në këta troje në atë periudhë historike ka sundue pushteti shqiptarë dhe se Ushtria e Ballit Kombëtarë ka qenë në shërbim të popullit vendas. Lufta e Qenan Zhupani si luftar kaçak nen komandant i Xhem Hases, se Ushtrisë së Ballit Kombëtar në Maqedoninë Perendimore mund të konsiderohet si luftë për çlirimin dhe bashkimin e gjith tokave shqiptare në një shtet.

Vullnetar nën komanden e Xhem Hases Gostivarit, luftoj me vetemohim per 3 vjet te plota. Ai do të gjendet në rrethana shumë të randa. Ndërkaq, kontributi kombëtar e luftarak i Qenan Zhupanit do të mbetet si simbol i vetedijes se lartë dhe i heroizmit si mrohet atdheu, toka e stërgjysherve ilirë, traditat dhe zakonet shekullore shqiptare në trojet e lashta ballkanike.

Kurrë nuk i ka durue padrejtësistë. Ishte mbrojtes i së drejtës. Mbronte vetem atë qe sulmohej, pa marrë parasysh fenë dhe kombësine. Ishte mbrojtes i vegëlisë dhe i pafuqishmeve. Njohësit e tij thonë se ishte i rreptë por shumë i drejt.

Kur zemerohej ishte i frikshem dhe fatal për armikun. Mustaqet i kishte të preheta ashtu siç i mbajne malësoret. Duart i kishte te fuqishme se lënde pylli. Aq sa ishte i rrept kundër arrogantit, aq ishte i butë i afërt i përzemert me fëmije, me fshatare dhe me të gjithë ata qe kerkonin ndihmen e tij.

Prej një djalosh fshatar qe ruante bagëtine nepër kullotat e blerta..nga fshati Cegran, nji luftar, nji kaçak, ai asht baba jem, shoku im, idhullin tim.. Qenan Garip Zhupani....






Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi