Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mikel Llogori: “Kori Lyra” në ditët e sotme – Korçe

Shko poshtë

Mikel Llogori: “Kori Lyra” në ditët e sotme – Korçe Empty Mikel Llogori: “Kori Lyra” në ditët e sotme – Korçe

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 14, 2009 11:39 am

Mikel Llogori: “Kori Lyra” në ditët e sotme – Korçe



Kori “Lyra”, ky emër kaq i vjetër përmban në vetvetë thesarin e këngëve të qytetit duke u bërë simbol i këngës qytetare korçare. Kori “Lyra” është formuar rreth viteve 1917 – 1922 si vazhdim i formacioneve instrumentale – korale dhe i grupeve të asaj kohe “Djelmëria korçare” dhe Korit të Ushtrisë.

Në shtypin e kohës thuhet se koncertin e parë ky grup koral e dha bashkë me Bandën “Vatra” në palestrën e qytetit më 22 tetor 1922, datë e cila u quajt nga populli korçar si dita e themelimit të këtij grupi.


Mikel Llogori: “Kori Lyra” në ditët e sotme – Korçe Lyra-1Pas vitit 1928 drejtimin e këtij grupi e mori profesori i ri i muzikës Sotir Kozmo, i cili kishte mbaruar studimet e larta në Konservatorin e Bukureshtit. Ai si profesionist punoi për rritjen e cilësisë së grupit, por ka edhe meritën sepse ngriti të parin grup koral me vajza në qytetin e Korçës.

Meritën kryesore në këtë zhvillim e kishte rinia korçare si dhe ata që shkruan tekstet e këngëve dhe kompozuan muzikën për to siç janë Mihal Grameno, Thoma Nasi, Spiridon Ilo, Koli Rodhe, Mihal Ballkameni dhe shumë të tjerë të cilët kanë mbetur anonimë.
Gjatë këtyre 83 viteve të ekzistëncës së tij, grupi ka ekzekutuar më shumë se 200 këngë patriotike, lirike dhe satirike të trevës së Korçës.

Vlen të theksojmë se në ngritjen e emrit të Korit “Lyra” kanë influencuar edhe koncertet e përbashkëta me artistët e mirënjohur si Tefta Tashko Koço, Kristaq Antoniu, Jorgjia Filce, Gaqo Çako si dhe me pianistet e njohura, Lola Gjoka dhe Karmen Nako. Pas vitit 1944 “timonin” e grupit e mori Kristaq Osmanlli i cili u largua në vitin 1979. Që prej këtij viti, drejtimin e grupit e mori dirigjenti Jorgaq Nano “Artist i merituar”, i cili po drejton me aftësi dhe kompetencë profesionale edhe sot.







Dërgoi për ZSH: Paul Tedeschini
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi