Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Thellohet kriza, nuk ka dialog‏

Shko poshtë

Thellohet kriza, nuk ka dialog‏ Empty Thellohet kriza, nuk ka dialog‏

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 23, 2009 10:16 pm

"Në të kundërt, do ngremë popullin më këmbë deri në shpalljen e zgjedhjeve të reja"

Thellohet kriza, nuk ka dialog

Rama ultimatum Berishës: Ke 10 ditë kohë për të hapur kutitë

Gazeta SHQIP

10 ditë afat për të hapur kutitë, në të kundërt vendi do të përfshihet nga një valë e gjerë protestash, të cilat nuk do të ndalojnë deri në shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme. Ky është ultimatumi i dhënë nga Edi Rama në fjalën mbyllëse të protestës treditore. Përpara selisë së Kryeministrisë, Rama shpalli strategjinë e re socialiste në harkun kohor të dhjetë ditëve të ardhshme, duke lënë të nënkuptohej se kohët e vështira po afrojnë për pushtetin e qeverisë "Berisha". Sakaq, drejtuesit janë duke përpunuar strategjitë dhe format e reagimit të çdo lloj situate që mund të krijohet, por gjithçka vërtitet te protestat. Burime nga selia rozë thonë se është rënë dakord për përshkallëzimin e protestave, një vendim i përbashkët i mbledhjes së grupit parlamentar në çadrat para Kryeministrisë dy ditë më parë. Por për shkak të propozimeve të ndryshme, një numër i vogël drejtuesish kryesorë, nën drejtimin e Ramës, kanë diskutuar alternativat e mundshme. Burime nga partia kryesore e opozitës bëjnë të ditur se një ditë proteste mund të konsiderohet ajo e 5 dhjetorit, e paralajmëruar nga vendorët e PS-së. Duke shfrytëzuar faktin që PS-ja disponon një numër të madh njësish, bashkish e komunash, protesta e tyre do ta vinte në vështirësi qeverinë. Por përpos idesë së pezullimit të shërbimeve nga ana e këtyre njësive, është hedhur ideja e mosbindjes civile, ide e cila mbetet ende në kuadrin e një propozimi, pa një vendim konkret. Ndërkohë që kreu socialist paralajmëroi Berishën se nuk do lejohet ushtrimi ilegjitim i pushtetit të tij. "Beteja jonë për hapjen e kutive të 28 qershorit, për transparencën e plotë të zgjedhjeve, për legjitimin e Parlamentit shqiptar, do të vazhdojë më tej, në një betejë të rezistencës aktive, politike e qytetare kudo, çdo ditë, e me çdo mjet të protestës, përballë një qeverie, që brenda 10 ditësh duhet të zgjedhë përfundimisht ose të hapë kutitë, ose të pranojë rënien e saj. Rrugë të mesme mes lirisë dhe mungesës së lirisë nuk ka, rrugë të mesme mes së drejtës dhe padrejtësisë nuk ka, zgjedhje të lira ose jo të lira, edhe të drejta edhe të padrejta, edhe me standarde edhe pa standarde nuk ka", theksoi Rama.

Ai e gjeti me vend të sqarojë se opozita nuk do protestojë për të rrëzuar Berishën nga pushteti me dhunë, edhe pse ai e ka hasur këtë mendim ditët e fundit për shkak të revoltës që ndjejnë protestuesit. "Jo miqtë e mi. Forca jonë qëndron tek e drejta e madhe që kemi me vete. Fitorja jonë do të vijë nga mbrojtja e kësaj të drejte me forcën e të gjitha arsyeve të rezistencës tonë, me një valë të pandalshme protestash, përpara së cilës Sali Berisha do të dorëzohet si çdo uzurpator", tha ai. Rama deklaroi se opozita nuk vjen nga tradita e dhunës mbi institucionet dhe nuk nxit dhunë ndaj institucioneve të marra peng nga dhunuesit e votës. "Në qoftë se brenda 10 ditësh Sali Berisha nuk hap kutitë e votimit për të mbajtur me pahir qeverinë e tij dhe të mbajtur peng, duke shkatërruar shtetin dhe ekonominë e shqiptarëve për interesat e familjes së tij, ne do ta ngremë më këmbë popullin shqiptar, si një familje të vetme vlerash demokratike dhe do të ndalemi vetëm kur në Shqipëri të jenë shpallur zgjedhjet e parakohshme", vijoi kryesocialisti, i cili herë pas herë ndërpritej nga turma. Rama e mbylli fjalimin e tij duke i bërë apel Sali Berishës, në emër të shqiptarëve që duan liri dhe demokraci, se "është burrni të qëndrosh në krahun e së drejtës së pamohueshme të popullit të tërë për të parë e lexuar votën e tij. Jepua qytetarëve me vullnet të lirë këtë të drejtë, përpara se vullneti i tyre i lirë të të heqë të drejtën të qeverisësh. Ne nuk duam pushtetin tënd, por të drejtën të shohim votat tona". Rama falënderoi gjithë qytetarët që morën pjesë në protestë, duke u përshëndetur nga afër me ta. Me mbylljen e fjalimit të tij, u mbyll edhe protesta 3-ditore. Ndërsa protestuesit morën drejtimin drejt sheshit "Skënderbej" dhe rrugëve të tjera dalëse, kryesocialisti Rama u takua me deputetët dhe aleatët e tij. Më pas, i shoqëruar nga një grup deputetësh e qytetarësh, ai u drejtua në zonën e Ish-Bllokut për të pirë një kafe me bashkëpunëtorët e tij.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi