Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Me manifestimin "Ora Përkujtimore" u shënua 10-vjetori i masakrës së Reçakut

Shko poshtë

Me manifestimin "Ora Përkujtimore" u shënua 10-vjetori i masakrës së Reçakut Empty Me manifestimin "Ora Përkujtimore" u shënua 10-vjetori i masakrës së Reçakut

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jan 16, 2009 1:38 am

Me manifestimin "Ora Përkujtimore" u shënua 10-vjetori i masakrës së Reçakut

Prishtinë, 15 janar - Sot në Shtime me manifestimin "Ora Përkujtimore" u shënua 10-vjetori i masakrës së Reçakut, kur më 15 janar të vitit 1999, forcat serbe në fshatin Reçak, vranë 42 civilë shqiptarë. Shefi i atëhershëm misionit verifikues të OSBE-së Uiliam Uoker vrasjen e këtyre civilëve e vlerësoi si masakër. Kjo ngjarje ndërgjegjësoi botën demokratike për krimet serbe në Koosvë dhe përshpejtoi ndërhyrjen ushtarake të NAT0-s Ky është viti i parë që Reçaku po përkujton këtë ngjarje tragjike në Kosovën e pavarur. Presidenti i Republikës Fatmir Sejdiu foli në "Orën Përkujtimore" në Shtime dhe bëri homazhe në kompleksin memorial kushtuar të rënëve në këtë masakër. Presidenti Sejdiu në fjalën e tij tha se 15 janari, dita e Masakrës së Reçakut, është një datë në historisë tonë të stërmbushur me ngjarje të tilla tragjike, dhe ishte një "sinjal i fundit për botën demokratike e liridashëse se më nuk mund të bëhej sehir përpara krimeve të egra që po ndodhnin në Kosovë". Ai tha se masakra e Reçakut shpaloi përpara botës fytyrën e vërtetë të Millosheviqit dhe të argatëve të tij. Institucionet e Republikës së Kosovës, tha Presidenti, janë zotuar para para botës demokratike se do të ndërtojnë një shtet të lirë e demokratik të të gjithë qytetarëve dhe janë përcaktuar të ecin me vendosmëri drejt të ardhmes euroatlantike të vendit tonë. - Por, tha ai, - nuk mund të harrojmë asnjëherë atë që ka ndodhur në Kosovë, tragjeditë e shumta që ka përjetuar populli i Kosovës gjatë gjithë shekullit njëzet. Sepse, dhe kjo duhet të kujtohet gjithmonë, masakrat e ushtrive, të xhandarmërive dhe të paramilitarëve serbë ndaj popullsisë civile shqiptare janë të hershme. Ai theksoi se këto janë ngjarje që nuk mund të harrohen, por do të ruhen thellë në kujtesën tonë nacionale, "por asnjëherë me ndjenjën e revanshit a të ligësisë". Presidenti Sejdiu nënvizoi se megjithatë, "një ndjesi faji apo një kërkim faljeje nga Serbia, mbase mund ta lehtësonte udhën e bashkëpunimit në mes dy vendeve fqinje, në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë". Por, fatkeqësisht, tha Sejdiu, në Serbi "ende nuk ka një forcë politike apo një lider që do të mund ta pranonte hapur atë që e di krejt bota: Serbia në Kosovë ka kryer krime kundër njerëzimit dhe ajo duhet t'i kërkojë falje popullit shqiptar dhe institucioneve të shtetit të pavarur e sovran të Kosovës". Ndërkaq Kryeministri Hashim Thaçi në fjalën e tij tha se krimi në Reçak e mbushi përfundimisht kupën e dhunës, gjenocidit dhe krimit mbi popullatën e pafajshme, të nisur një shekull më parë, duke shtuar se kjo ngjarje tragjike përshpejtoi dinamikën e proceseve diplomatike, politike dhe ushtarake. Thaçi vlerësoi se Kosova kaloi me sukses periudhën e tranzicionit, duke mbyllur plagët e luftës dhe tha se "vullneti, përkushtimi dhe vizioni për një të ardhme të mirë nuk ka munguar asnjë çast". Ai tha se qytetarët dhe liderët e Kosovës kanë dëshmuar se janë mirënjohës dhe falënderues ndaj përkrahjes që i bëri bashkësia ndërkombëtare. Qytetarët e Kosovës dhe lidershipi i saj janë të vetëdijshëm se e kaluara e hidhur nuk harrohet, tha Thaçi, duke theksuar se e kaluara nuk përsëritet vetëm kur drejt së ardhmes shkohet me vizion të qartë për të mirën e vendit. Duke folur për aktualitetin, Thaçi tha se Qeveria është duke u angazhuar çdo ditë që të rritet mirëqenia dhe kujdesi ndaj familjeve të dëshmorëve, jetimëve dhe invalidëve të luftës dhe gjithë kategorive sociale dhe se do ta kenë mbështetjen e tij të plotë. Në fund të fjalës së tij Thaçi tha se Qeveria e Kosovës me përgjegjësi të lartë punon çdo ditë që të jetë sa më parë pjesë e botës së përparuar, pjesë e integrimeve euroatlantike.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Me manifestimin "Ora Përkujtimore" u shënua 10-vjetori i masakrës së Reçakut Empty Re: Me manifestimin "Ora Përkujtimore" u shënua 10-vjetori i masakrës së Reçakut

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jan 16, 2009 2:05 am

Sejdiu-Thaçi: Reçaku vazhdon të jetë dhembje e të gjithë shqiptarëve

Me manifestimin "Ora Përkujtimore" u shënua 10-vjetori i masakrës së Reçakut Masakra_e_racakut_170X130-2 Në fshatin Reçak sot është përkujtuar dhjetëvjetori i masakrës së Reçakut, ku u masakruan 42 civilë. Kryetari i Republikës, Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi thanë se Reçaku ka qenë dhe vazhdon të jetë dhembje e të gjithë shqiptarëve sepse në mënyrë mizore u vranë shumë civilë shqiptarë. Me këtë rast Kuvendi Komunal i Shtimes i ndau edhe një mirënjohje speciale, “Paketa e Artë për Humanizëm dhe Liri”, ambasadorit, Viliam Voker.
Në kompleksin memorial të Reçakut ku prehen trupat e 42 martirëve dhe dëshmorëve të rënë 10 vite më parë, sot ishin mbledhë udhëheqës të strukturave politike, familjarë dhe qytetarët të shumtë për t’u bërë nderimet e tyre. Plaku, Nusret Shabani njëri nga personat që arriti t’i shpëtojë masakrës kujton atë ditë me shumë emocion. Babai, i dëshmorit Mehmet Jakupi, Qerim Jakupi ndonëse në pleqëri të thellë tha se tani duhet të kujdeset për nipërit dhe mbesat që i kanë mbet jetim nga i vetmi djalë.

Ambasadori Uiliam Voker që ishte në krye të Misionit verifikues të OSBE-së, kishte ardhur sot për të bërë homazhe tek varrezat. Ai pohoi se ndonëse kanë kaluar 10 vjet, masakra e Reçakut mbetet ngjarja më trishtuese në jetën tij.

Ndërsa në një orë përkujtimore të mbajtur në Shtime, folën edhe presidenti Famir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi. Sejdiu tha se sot është një ditë dhembje ku në të gjithë shprehim nderimin tonë për viktimat e kësaj masakre të tmerrshme.

Kryeministri Hashim Thaçi tha se dhjetë vjet më parë emri i një fshati të Kosovës po hynte në analet historisë moderne të Kosovës. Emri i Reçakut po hynte në analet e ndërgjegjes së njerëzimit.

Edhe kryetari i komunës së Shtimës, Naim Ismajli vlerësoi se ndonëse kanë kaluar 10 vjet nga kjo masakër, kujtesa për këtë ngjarje tronditëse është ende shumë e freskët.

Kuvendi Komunal i Shtimes i ndau një mirënjohje të veçantë , “Plaketa e Artë për Humanizëm dhe Liri”, ish ambasadorit, Villiam Voker.

Ndërkaq, PTK-ja zotit Voker, në shenjë mirënjohjeje për krejt atë që ka bërë për Kosovën, ia ndau pullën postare me figurën e tij.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi