Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

LETËR PUBLIKE PËR FATMIR SEJDIUN, JAKUP KRASNIQIN DHE HASHIM THAÇIN

Shko poshtë

LETËR PUBLIKE PËR FATMIR SEJDIUN, JAKUP KRASNIQIN DHE HASHIM THAÇIN Empty LETËR PUBLIKE PËR FATMIR SEJDIUN, JAKUP KRASNIQIN DHE HASHIM THAÇIN

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 28, 2009 3:14 pm

27 nëntor 2009


LETËR PUBLIKE PËR FATMIR SEJDIUN,JAKUP KRASNIQIN DHE HASHIM THAÇIN

LETËR PUBLIKE PËR FATMIR SEJDIUN, JAKUP KRASNIQIN DHE HASHIM THAÇIN 20090613043541ukshinhotigazetandryshe
Nga Flori Bruqi



Ukshin Nazif Hoti rrjedh nga një trung familjar atdhetar i shquar.I ati, Nazif Vesel Hoti, ish mësues i Krushës së Madhe që në prill 1941 kur mbretëria jugosllave u pushtua nga Gjermania naziste. I ati i Ukshinit u inkuadrua në Brigadën VII partizane të Kosovës dhe luftoi kundër pushtuesve nazistë. Ai, pasi u kthye nga lufta, për ndjenjat e tij liridashëse e kombëtare, u arrestua nga regjimi titist dhe u dënua rëndë, nën akuzën: "Nacionalist shqiptaromadh". Nazifi i edukoi 6 fëmijët e tij dhe bashkëshorten me urrejtjen kundër shovinistëve serbë, malazezë dhe maqedonë, sllavomëdhenj.


Ai u tregoi atyre se para Kongresit të Berlinit, 1878, trojet shqiptare kanë qenë 124 000 kilometra katrorë dhe shtriheshin deri te Molla e Kuqe (Guri i Çpuem). Kufiri me ish principatën e Serbisë ishte 5 kilomtra në veri të Sanxhakut të Nishit.

LETËR PUBLIKE PËR FATMIR SEJDIUN, JAKUP KRASNIQIN DHE HASHIM THAÇIN 4751_109059216095_99235476095_2768921_1471504_n

Ukshin Hoti i mbrujtur me mësimet e të atit dhe të atdhetarëve të tjerë, vazhdoi studimet në Universitetin DC të Havardit në ShBA, ku u diplomua si politolog, me përmasa euroatlantike.

Ukshin Hoti iu përkushtua çështjes Kombëtare me të gjitha aftësitë e tij intelektuale dhe shpirtërore, për lirinë dhe bashkimin kombëtar të të gjithë shqiptarëve që banojnë në trojet e veta mijëra vjeçare. Këtij problemi madhor ai ia kushtoi veprën monumentale me titull: "Filozofia politike e çështjes shqiptare".

LETËR PUBLIKE PËR FATMIR SEJDIUN, JAKUP KRASNIQIN DHE HASHIM THAÇIN Attachment

Në pranverën e vitit 1981, kur demonstratat epokale të rinisë studentore të Universitetit të Kosovës të zhvilluara nën parullën legjitime "Kosova Republikë", tronditën themelet e kalbura të federatës jugosllave, Ukshin Hoti doli publikisht në përkrahje të kërkesave të popullit të Kosovës, për njohjen e statusit të Republikës së shqiptarëve në Jugosllavi. Por regjimi shovinist i Beogradit u lëshua mbi demonstruesit me tanke, duke vrarë e burgosur qindra demonstrues, në mes tyre edhe Ukshin Hotin, të cilin e kalbën nëpër burgjet fashiste serbe.

LETËR PUBLIKE PËR FATMIR SEJDIUN, JAKUP KRASNIQIN DHE HASHIM THAÇIN Ukshiniprapagrilave2

Duke u mbrojtur para trupit gjykues terroristo-fashist në Prizren, Ukshin Hoti, me guxim e trimëri, deklaroi:

"Shkenca konstaton se një territor kompakt me 115 000 kilometra katrorë, që nga Kongresi i Berlinit 1878 e deri më sot, është ngushtuar, rrudhur tragjikisht, në 55 000 deri në 65 000 kilometra katrorë, në të cilat populli shqiptar tani është në shumicë.

LETËR PUBLIKE PËR FATMIR SEJDIUN, JAKUP KRASNIQIN DHE HASHIM THAÇIN UkshinHoti01%5B1%5D

Në Konferencën e Ambasadorëve në Londër më 1912-1913 shteti shqiptar u krijua në një sipërfaqe prej pak më shumë se 28 000 kilometra katrore. Dallimi midis kësaj shifre prej 65 000 kilometër katrore, në të cilat jeton sot në shumicë populli shqiptar në trojet e veta historike, duhet të inkuadrohet në shtetin e njësuar shqiptar..." (Shih Filozofia politike e çështjes shqiptare" f.156).
LETËR PUBLIKE PËR FATMIR SEJDIUN, JAKUP KRASNIQIN DHE HASHIM THAÇIN Ukshin.hoti
Ukshin Hoti gjithë veprimtarinë e tij politike, propagandistike, publicistike dhe krijimtarinë studimore e letrare ia kushtoi çështjes kombëtare, çështjes së bashkimit kombëtar.

LETËR PUBLIKE PËR FATMIR SEJDIUN, JAKUP KRASNIQIN DHE HASHIM THAÇIN 1981-ukshini

Po citoj disa thënie të tij:

1. "E besoja, -shkruan ai, - se nuk është në natyrën e njeriut dhe as të kombit të pajtohet me statusin e robit..."

2. "Pavarësisht nga vrasjet, shqiptarët do të vazhdojnë marshimin e tyre drejt lirisë se vet. Caqeve që u takojnë edhe si popull, edhe si komb. Ky është fati i tyre, i destinuar historikisht dhe ata këtë doemos do ta kalojnë".

3. "Nuk e prisja të shihja fotografi të tilla si ato që botoi shtypi në gjuhën shqipe dhe jo vetëm në gjuhën shqipe, - shkruan ai në qelitë e burgut në Dubravë.- Kisha lexuar mjaft, shumë tmerre dhe horrore nga lufta në Bosnje, që të bënin të vjellësh, por nuk prisja masakrime të tilla në Kosovë. Me imagjinatën time në ditët e sëmura, mund të paramendoja ndonjë luftë eventuale shqiptaro-serbe, madje ta përfytyroja edhe ndonjë betejë të vështirë, por as në ditët e tilla, të sëmura, fëmijët nuk e kishin vendin aty. As gratë shtatzëna dhe as civilë të tjerë."

LETËR PUBLIKE PËR FATMIR SEJDIUN, JAKUP KRASNIQIN DHE HASHIM THAÇIN Ilu_UkshinHoti2

4. Poezia e parë:

E thash një emër shqip-Atdhe

Shqiptova një ideal-Komb

Kujtova një emër- Shekspir.

Lypa penën e tij

Për të përshkruar jetëshkrimin

tragjik të popullit tim:

Të lashtë sa vetë Ballkani,

Të ndodhur aty

Para botës greke

Pushtuesve romakë

Dyndjeve sllave,

Që mbijeton robërinë

Dhe ende frymon për të

gjallëruar.

Atëherë:

Vetes i thirra veç një emër

SHQIPTAR!


LETËR PUBLIKE PËR FATMIR SEJDIUN, JAKUP KRASNIQIN DHE HASHIM THAÇIN Kopjaelibrittecegranit

Kjo poezi është një margaritar i pashoq, është himn mbarëkombëtar i shqiptarëve në trojet e veta, që kur është shfaqur njeriu i parë në Ballkan.

Në vitin 1990 Ukshin Hoti ishte një ndër themeluesit e Frontit të Rezistencës Shqiptare (F.R.Sh), për liri e bashkim kombëtar. Ai ishte dhe kryetar i Partisë së Unitetit Kombëtar (Unikom), në Kosovë. Dhe për veprimtarinë intensive që po zhvillonte, regjimi terrorist i Milosheviçit e burgosi përsëri.

LETËR PUBLIKE PËR FATMIR SEJDIUN, JAKUP KRASNIQIN DHE HASHIM THAÇIN Fletleshimiihotit16.05.99

Gjatë 1998-1999, kur Ukshin Hoti mbahej e torturohej në burgun e Dubravës, forcat ushtarako policore dhe paramilitare serbe, të mbështetura dhe nga Rusia, kryen masakrat e fundit dhe më të përbindshme mbi popullsinë shqiptare të Kosovës, duke vrarë e zhdukur mëse 20 mijë shqiptarë. Nuk kursyen as fëmijët në djepe, as gratë shtatzëna, as pleqtë e plakat, shumë prej të cilëve i dogjën të gjallë në shtëpitë e tyre.
LETËR PUBLIKE PËR FATMIR SEJDIUN, JAKUP KRASNIQIN DHE HASHIM THAÇIN 0

Barbarët serbë hapën 602 varre masive, në Kosovë e në Serbi dhe qindra njerëz i dogjën në furrat e shkrirjes në Surdulicë, në Bajtonicë, në Berdova-Sella, Peruqe, Gërdop etj. Ata shpërngulën me dhunë mbi një milion shqiptarë, u dogjën shtëpitë dhe u grabitën tërë pasurinë e dokumentet.

LETËR PUBLIKE PËR FATMIR SEJDIUN, JAKUP KRASNIQIN DHE HASHIM THAÇIN Citatiukshinit

Në ato ditë të përgjakshme, më 16 maj 1999, ditën e diel në mëngjes, Ukshin Hotin, e futën në një veturë të "Kryqit të Kuq", me targë të Beogradit dhe e zhdukën pa lënë gjurmë.

LETËR PUBLIKE PËR FATMIR SEJDIUN, JAKUP KRASNIQIN DHE HASHIM THAÇIN Hqdefault

Ukshin Hoti do të mbetet për jetë në altarin e Lirisë së populli shqiptar, ashtu sikurse Adem Jashari, Zahir Pajazit e më se 2000 dëshmorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në mes të cilëve edhe vëllai i Ukshini, Ragip Hoti dhe i ati Nazif Hoti.
LETËR PUBLIKE PËR FATMIR SEJDIUN, JAKUP KRASNIQIN DHE HASHIM THAÇIN 4256_99564316095_99235476095_2606496_7898069_n

Qeveria e Kosovë duhet të kërkojë zbardhjen e të vërtetës për zhdukjen pa gjurmë të Ukshin Hotit, të këtij personaliteti të madh kombit tonë.

BIOGRAFIA

Ukshin Hoti ka lindur më 1943 në Krushë të Madhe të Rahovecit. Shkollën fillore dhe atë të mesme i kreu në Prizren dhe Prishtinë. Shkencat politike i kreu në Zagreb, kurse 2 vite pasuniversitare i kreu në Beograd në seksionin për marrëdhënie ndërkombëtare politike dhe ekonomike. Pastaj specializoi një vit edhe në Universitetet amerikane: në Chicago, në Universitetin e Harvardit në Boston si dhe në Washington D.C..

Në vitet e ’70-ta ushtroi detyra të ndryshme në pozita të ndryshme të jetës politike dhe arsimore të Kosovës.

Pas një diskutimi në një mbledhje në Fakultetin Filozofik në Prishtinë më 19 Nëntor 1981, ku ai haptas i mbrojti kërkesat e studentëve shqiptar për Republikë të Kosovës në kuadër të Jugosllavisë, ai u dënua me 9 vjet burg, të cilat nga gjyqi suprem u reduktuan në 3,5 vjet. Pas lirimit nga burgu u kthye në vendlindje ku u izolua.

Më 1990 punoi në Lubjanë (Slloveni) në revistat shqiptare “Alternativa”, "Republika" dhe "Demokracia Autentike - DEA" si redaktor deri më 1991, kur u mbyllën ato. Pastaj u kthye në Prishtinë ku punoi për një kohë në Universitetin e Prishtinës.

Në mars të 1993 u burgos për herë të dytë pasi që një vit më parë kishte organizuar homazh për martirët e demokracisë në Brestovc. Në të njëjtin vit u rrah keq nga forcat speciale serbe pasi që kishte vizituar pjesëmarrësit e grevës së urisë në pallatin e shtypit në Prishtinë.

Po ashtu më 1993 pasi e lëshoi Lidhjen demokratike (LDK) Hoti mori pjesë në tubimin mbarëkombëtar të organizuar nga përfaqësuesit politik në Tetovë (Maqedoni) ku u theksua nevoja e bashkimit kombëtar të shqiptarëve në një shtet të vetëm.

Më 17 maj 1994 e dënuan me 5 vjet burg për arsyen se ishte pjesëmarrës i lëvizjes për Republikën e Kosovës.


Fati i Ukshin Hotit

Më 16 maj 1999 kishte mbaruar afati i vuajtjes së dënimit politik prej 5 vjetësh. Të burgosurit shqiptarë dëshmojnë se në përcjellje të tre zyrtarëve të sigurimit serb atë ditë ai është nxjerrë nga burgu i Dubravës (Istog, Kosovë), ku ishin sjellë më parë të burgosurit shqiptarë nga burgu i Nishit (Serbi).

Pas bombardimeve të NATO-së më 19 maj 1999, në burgun e Dubravës ka ndodhur masakra më e përgjakshme: janë ekzekutuar e masakruar 173 të burgosur shqiptarë nga forcat serbe.

Babanë e vëllanë e Ukshin Hotit i kanë vrarë kriminelët serbë, bashkë me 30 kushërinj të tij e 174 bashkëfshatarë të Krushës së Madhe të Rahovecit.

Mbi fatin e prof. Ukshin Hotit (prej 1999) nuk dihet më asgjë!

Veprat

* “Lufta e ftohtë dhe detanti", 1975
* "Filozofia politike e çështjes shqiptare", 1995

Të tjerët për Ukshin Hotin

Rexhep Qosja

"Ukshin Hoti - ky sot është simbol i vetëdijes historike, i ndërgjegjes dhe i qëndresës së pamposhtur shqiptare. Nuk është e çuditshme pse ky është emri më i kuptimshëm, më domethënës, më frymëzues në jetën tonë politike sot. Dhe, kjo tregon se populli ynë e çmon, ashtu siç duhet, njeriun e gatshëm për sakrifica. Dua të besoj se Ukshin Hoti do të dijë ta mbajë si duhet domethënien gjithëkombëtare, që rrezaton sot emri i tij."

Ismail Kadare


“Kam frikë se pikërisht ky nivel i lartë ka qenë edhe burim i fatkeqësisë, që e ka ndjekur hap pas hapi këtë martir... Është e papranueshme që një personalitet i një populli, pavarësisht se ç'partie i përket, ose nuk i përket, të mbahet në zinxhirë. Është fyerje për krejt atë popull. Më fort se kurrë, kombi shqiptar ka nevojë për njerëz të aftë e me nivel të lartë. Njerëzit e zotë janë princat e vërtetë të një kombi. Për fat të keq, princat goditen shpesh në mënyrë të vdekshme."

Flori Bruqi: Po ku je o Ukshin Hoti,se pa ty nuk vjen liria?
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi