Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

NË GJILAN KA FILLUAR MANIFESTIMI TRADICIONAL KULTUROR

Shko poshtë

NË GJILAN KA FILLUAR MANIFESTIMI TRADICIONAL KULTUROR Empty NË GJILAN KA FILLUAR MANIFESTIMI TRADICIONAL KULTUROR

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jan 16, 2009 1:58 am

GJILAN KA FILLUAR MANIFESTIMI TRADICIONAL KULTUROR
“FLAKA E JANARIT 2009”
Në organizim të Kuvendit të Komunës , përkatësisht, Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sporte , në Gjilan ka filluar Manifestimi Tradicional Multikulturorë dhe mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2009”.
Ky manifestim, i 18-ti me radhë dhe më i madhi në regjionin e Anamoravës, sivjet po mbahet nën Patronatin e Kryetarit të Komunës, z. Qemajl Mustafa.
Manifestimi “Flaka e Janarit 2009” , ka filluar që nga data e 11 Janarit dhe do të përfundoj më datën 31 Janar 2009.
Moto e manifestimit të sivjetmë janë vargjet e poetit Xhevahir Spahiu:
“Tehut të shpatës kemi ecur rrufe
Pastaj shpata ka ecur mbi ne “
Për hir të lexuesve tanë dhe të atyre që nuk janë në mundësi që ta përcjellin këtë manifestim drejtpërsëdrejti , në vazhdim po ju sjellim komplet programin që është paraparë nga ana e Organizatorit, që të realizohet në kuadër të këtij manifestimi.
Më 11 Janar është bërë Hapja solemne e “Flakës së Janarit 2009”. Po atë ditë, në Sallën e Teatrit të Qytetit, duke filluar nga ora 14.00, është mbajtur Akademia e “Flakës” nën temën :”25 vjet të rënies heroike të Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës” .
Më datën 15 Janar, në ora 14.00, është mbajtur një Koncert i muzikës për fëmijë, nën përkujdesjen artistike të profesorit dhe kompozitorit Isa Jakupi.
Më datën 16 Janar, duke filluar nga ora 19.00, do të mbahet një Mbrëmje me Ansamblet e Muzikës Folklorike, koreografisë dhe asaj popullore.
Më datën 17 Janar, në ora 19.00, bëhet Promovimi i veprës për Dëshmorin e Kombit Kadri Zeka, në kuadër të së cilës mbrëmje do të jepet edhe një program festiv i muzikës serioze.
Më datën 19 Janar, duke filluar nga ora 14.00, organizuar nga Shoqata e Enigmatëve në Gjilan , do të mbahet Enigmatika”, ku do të garojnë enigmatët.
Më datën 20 Janar, në ora 19.00, do të mbahet një Mbrëmje Speciale me veprën letrare artistike të Adem Demaçit .
Prej datës 22 deri më 29 Janar, do të shfaqen vepra të Artit Dramatik, ku do të marrin pjesë shumë shfaqje të teatrove profesioniste. Të gjitha këto shfaqje do të jepen nga ora 19.00.
Më datën 28 Janar, nga ora 17.00, fillon “Peneli i Flakës”, ku në Galerinë e Qytetit, do të hapet Ekspozita e Arteve Pamore.
Më datën 29 Janar, në ora 19.00, do të mbahet “Fest Flaka”, në kuadër të së cilës do të mbahet një Mbrëmje e Muzikës Popullore.
Më datën 30 Janar, në kuadër të “Pentagramit të Flakës” do të jepet një program i pasur muzikor.
Më datën 31 Janar, do të bëhet Shpallja e rezultateve të Konkursit letrar në poezi dhe tregim të shkurtër. Do të mbahet “Ora Letrare e Flakës...2009”, zgjedhja e poezisë më të mirë të lexuar dhe po atë mbrëmje, do të bëhet Mbyllja zyrtare e Manifestimit “Flaka e Janarit 2009”.
Të gjitha aktivitetet kulturore të këtij Manifestimi, do të shfaqen në Sallën e Teatrit të Qytetit në Gjilan.
Në fund po shtojmë se Zyrtari për Kulturë, pranë DKRS-së së KK të Gjilanit, Mr. Tahir Arifi , na tha se përkundër të gjitha angazhimeve maksimale rreth një organizimi sa më të mirë të këtij Manifestimi Tradicional Multikulturorë dhe mbarëkombëtar, me një përvojë 18-vjeçare, neglizhenca e organeve dhe institucioneve përkatëse shtetërore, bënë që ky Manifestim, i vetmi i këtij lloji në regjionin e Anamoravës dhe në Gjilan, të pësoj zbehje për çdo vit e më shumë, nga se askush nuk po e përkrahë këtë Manifestim , materialisht!
Zotëri Arifi, ndër të tjera theksoi edhe faktin se më datën 18 Dhjetor 2008, ia ka dorëzuar Projektin e këtij Manifestimi , organeve kompetente komunale, por as sot e kësaj dite, edhe pse Manifestimi tani më ka filluar, nuk është ndihmuar madje me asnjë cent parash ?!
Kjo tregon më së miri, se sa po përkrahet kultura jonë dhe njerëzit që derdhin mund, djersë e kohë për ta mbajtur gjallë atë!
Demir KRASNIQI
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

NË GJILAN KA FILLUAR MANIFESTIMI TRADICIONAL KULTUROR Empty Re: NË GJILAN KA FILLUAR MANIFESTIMI TRADICIONAL KULTUROR

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jan 17, 2009 8:32 pm


KLUBI I GAZETARËVE “BEQIR MUSLIU” NË GJILAN
SHËNOI TETË VJETORIN E THEMELIMIT
Gjilan ,më 17 Janar 2009.
Klubi i Gazetarëve “Beqir Musliu”në Gjilan, ditën e shtunë, më 17 Janar 2008, shënoi 8- Vjetorin e themelimit, të punës dhe të sukseseve të tij.
Në këtë solemnitet të rastit, i cili u organizua në ambientet e Hotelit “Kristal” në Gjilan, pos familjarëve të shkrimtarit Beqir Musliu dhe të shumë qytetarëve adhurues të fjalës së shkruar publike , morën pjesë shumë gazetarë të mediave të shkruara dhe elektronike nga mbarë Kosova.
Këtë manifestim të fuqishëm kulturor e medial e bënë edhe më madhështor me praninë e tyre: veterani i gazetarisë kosovare dhe shkrimtari i mirënjohur, Ramiz Kelmendi, Ministri i MTPTK-së, z. Fatmir Limaj, veterani i gazetarisë dhe publicisti i dalluar Halil Matoshi, përfaqësuesi i shqiptarëve nga Komuna e Medvegjës Rexhep Abazi, e shumë figura të spikatura të penës dhe publicistikës kosovare.
Manifestimin e shpalli të hapur z. Musa Sabedini, Kryetar dhe Themelues i Klubit të Gazetarëve “Beqir Musliu” në Gjilan, i cili pas përshëndetjes së mysafirëve të pranishëm, foli për punën, kontributin dhe sukseset e arritura 8- vjeçare të këtij Klubi, i cili ka shënuar rezultate të lakmueshme gjithandej Kosovës dhe Maqedonisë.
Z. Sabedini, ndër të tjera, theksoi rolin e shumë dobishëm të këtij Klubi, i cili pos informimit të shpejtë , të guximshëm dhe real, ishte një shtëpi dhe adresë e gazetarisë së pasluftës, sidomos në Gjilan dhe Anamoravë. Pra, ishte një ombrellë e gjithë gazetarëve të regjionit të Gjilanit dhe më larg. Sukseset e mëdha të këtij Klubi, nuk do të ishin ato që janë, sikur të mos ishte edhe përkrahja maksimale e qytetarëve të Gjilanit.
Përgëzime, urime dhe përshëndetje të përzemërta për punën , kontributin dhe sukseset e Klubit të Gazetarëve “Beqir Musliu” në Gjilan, me nga një fjalë rasti, ua përcollën: Ministri Fatmir Limaj, Ramiz Kelmendi, Rexhep Abazi (në emër të shqiptarëve të Medbegjës), Islam Zuzaku, në emër të Kryetarit të KK të Gjilanit, Ismet Hashani, toger, në emër të Policisë së Kosovës e të tjerë.
Në kuadër të shënimit të këtij përvjetori, K. G.”Beqir Musliu”, dha çmimin për gazetarin e vitit 2008 , shpalli personalitetet e vitit 2008 dhe nderoi me mirënjohje speciale doajenët e gazetarisë kosovare.
Çmimi “Personalitet i vitit 2008” iu dha Ministrit të MTPTK-së, z. Fatmir Limaj.
Në fushën e biznesit, biznesmeni më i suksesshëm i vitit 2008, u shpall z. Akan Ismajli, përfaqësues i IPKO- netit .
Nga lëmi i bujqësisë u shpërblye z. Sylejman Deshishku, pronar i Mullirit dhe Furrës “Kualiteti” në Gjilan, i cili u lavdërua publikisht se ka ndihmuar shumë bujqësinë, të varfrit dhe në veçanti ka ndikuar në uljen e çmimeve të bukës për konsumin e qytetarëve.
Çmimi “Gazetari i vitit 2008”, iu dha korrespondentit të BBC- së, z. Arbër Vllahiu .
Çmimi për guxim dhe mendim kritik, iu dha gazetarit të “Expresit”, veprimtarit, analistit dhe publicistit Halil Matoshi.
Me një “Mirënjohje Speciale” u nderua veterani i gazetarisë kosovare, shkrimtari dhe publicisti Ramiz Kelmendi.
Po ashtu, me “Mirënjohje Speciale”, u nderua edhe doajeni i gazetarisë kosovare e në veçanti i asaj të Anamoravës, z. Hasan Bunjaku, i cili këto ditë edhe u përcoll në pension.
Vlera të posaçme artistike këtij Manifestimi, i dha moderatorja dhe gazetarja entuziaste Kaqusha Kamberi, me një diksion të pastër dhe modelim artistik, ashtu si që e kërkojnë manifestimet e këtilla.
Në fund të Manifestimit, Organizatori shtroi koktej rasti për të gjithë mysafirët e pranishëm në Hotelin “Kristal” të Gjilanit.
Demir KRASNIQI
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi