Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nju Jork : Manifestim madheshtor i Vatres per kremtimin e 28 Nentorit

Shko poshtë

Nju Jork : Manifestim madheshtor i  Vatres  per kremtimin e 28 Nentorit Empty Nju Jork : Manifestim madheshtor i Vatres per kremtimin e 28 Nentorit

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 01, 2009 7:29 pm

Nju Jork : Manifestim madheshtor i Vatres per kremtimin e 28 Nentorit



BEQIR SINA, New York

Tek Vatra, ne kete kremte madheshtore, moren pjese bashkeatdhetaret tane nga te gjitha trojet shqiptare, Shqiperia Etnike, prej Çameris martire, Kosoves, shqiptarve te Maqedonis, shqiptarve nen Mal te Zi, atyre ne Presheve, Medvegje e Bujanovc

NEW YORK CITY : Shqiptaret Amerikes kudo qe jane, festuan 28 Nentorin Shpalljen e Pavaresise se Shqiperise - Diten e Flamurit, te perbashkuar si nje komb. Ne festen e 28 Nentorit, mbremjen festive ne Nju Jork, me shume se 500 bashkeatdhetar, nga Shqiperia, Kosova, nga trojet e tyre etnike ne Mal te Zi, Maqedoni, Presheve, Bujanovc, Medvegje dhe Çameri, nen organizmin e Vatres, festuan se bashku ne lokalin e njohur "Maestro's" ne Bronks - Nju Jork.
Dje me 28 Nentor, atmosfera festive e 97-vjetorit te pavaresise se Shqiperise, 65 Vjetorit te çlirimit te Shqiperise, u ndie ne te gjitha qytetet dhe shtetet ku jane vendosur shqiptaret e Amerikes. Manifestime madheshtore, u bene me kete rast ne Nju-Jork. Manifestimi me i madh dhe me madheshtori u zhvillua diten e shtune ne Bronks - Nju Jork, me 28 nentor nga shoqata me e vjeter shqiptare, ne Amerike, Federata PanShqiptare e Amerikes VATRA .
Kjo shoqate e cila festoje muaj me pare edhe 100 vejtorin e themellimit te saj, sipas tradites, ne kete eveniment, ka bashkuar ne kete mbremje me shume se 20 shoqata, organizata, kishat e xhamite, fondacionet shqiptare, ne festen e madhe, te pavaresise se Shqiperise ngritjen e flamurit kuq e zi ne Vlore me 28 Nentore 1912.
Kjo feste u kujton shqiptareve 28 Nentorin 1912, kur delegate nga te gjitha trojet etnike shqiptare, dhe diaspora u mblodhen ne Vlore, plot 97 vjet me pare, ne nentorin e vitit 1912, dhe Ismail Bej Qemali, apo siç njihet ndryshe ne historine e Shqiperise, si Plaku i urte i Vlores, ngriti flamurin ne Vlore, duke shpallur pavaresine e Shqiperise dhe proklamonte shtetin e ri shqiptar. Ne nje kohe qe pothuajse pjesa me e madhe e territoreve te vendit tone nga jugu ne veri - ishin te okupuara nga ushtrite e disa shteteve te huaja, kryesisht fqinje me Shqiperine, Serbia dhe Greqia. Me 28 Nentore 1912, Shqiperia shpalli zyrtarisht pavaresine nga Turqia, ndersa me 28 Nentor 1944, ajo feston si diten e çlirimit te vendit nga pushtimi gjerman.
Me kete raste per here te pare Vatra, nderoje me çmimin "Fan Stilian Noli 2009", ish kongresmenin republikan Jospeh J. DioGuardi, Presidentin vullnetar te LQSHA, per kontributin dhe rolin e tij te madh ne dobi te çeshtjes shqiptare. Çmimi iu dorzua nga n/kryetari i Vatres, dr Gjon Buçaj.
Mireseardhja dhe hapjen solmne te kesaj mbrmje festive e beri n/kryetari i Vatres, dr. Gjon Buçaj, sikurse udhehoqi programin festiv te kesaj mbremje z Bashkim Musabelliu.
Drejtuesi i kesaj feste, Musabelliu tha se " Zonja dhe zoterinje, jam krenar qe mu besua mua te prezantoj programin e kesaj mbremje festive te organizuar nga Vatra, me rastin e 97 Vjetori te shpalljes se pavaresise se Shqiperise, ose siç eshte bere zakon t'a quajme ne "Dita e Flamurit". Per kete nder faleminderoje kryetarin e shoqates Vatra, zotin Agim Karagjozi, i cili per arsye te forta shendetesore nuk merr pjese." tha ai.

Drejtuesi i festes duke iu referuar tradites vatrane, ftoj kengetaren e mirenjohur Merita Halili te interpretoj hymnet kombetare te dy vendeve tona, duke filluar ne fillim me himin kombetar te SHBA-es dhe me pase ate te Shqiperise.
MusaBelliu, u kujtoje te pranishmeve me kete raste se Flamuri yne kuq e zi eshte simbol i unitetit kombetar ne shekuj. 97 - vjet te shkuara ne qytetin e Vlores, tha ai ne prani te patriotive nga te gjithe trojet tona, intelektualve, luftetarve, dhe atdhetarve te flaket shqiptare, me ne krye Plakun e Urte te Vlores, Ismail Bej Qemalin, ngriti flamurin kuq e zi te Skenderbeut, e cila qe nje lumturi dhe gezim mbarekombetare edhe kur Kosova shpalli pavaresine e saj nga Serbia,.
Mirpo, tha Musabelliu, Shqiptaret ne trojet e tyre ne Maqedoni luftuan per flamurin kuq e zi dhe ne trojet e okupara ata fituan me shume te drejta, si ne Mal te Zi, Presheve, Medvegje, Bujanovc, e Çameri, por shqiptaret ende po luftojne e punojne per flamurin e tyre kombetar - flamuyrin e Skenderbeut. Te mos harrojme kurre permendi ai ne fjalen e tij, se gjitha keto arritje dhe fitore jane marre me sakrifica sublime dhe me gjak me dhenjen e jete te atyre bijeve e bijave shqipetare. Ne shenje respekti per te gjithe te renet ne altarin e Atdheut, tone, deshmoret e kombit shqiptare dhe atij amerikan, tha Musabelliu, ju ftoje te mbajme nje minute heshtje(I pa harruar qofte kujtimi i tyre).

Lutja fetare dhe bekimi i festes, sipas zakonit u krye nga Imam Ediz Ymeri

Me pase u be dhe paraqitja e personalitetve te kesaj mbremje festive: Si ne çdo mbremje, dhe drejtuesi i saj, edhe sot te ftuarit e nderit jane perfaqesuesit e shtetit te Shqiperise dhe Kosoves. Kam kenaqesine t'ju prezantoje dr. Aleksander Sallabanda, Ambasadori i Shqiperise ne Uashington dhe trupen diplomatike te kesaj ambasde. Ambasdorin Ferit Hoxha, prane Misionit te Perhereshem te OKB-se, Konsullen e Pergjitheshme ne Nju Jork diplomaten Admira Jorgji dhe ish - ambasadorin e Shqiperise ne OKB-e, diplomatin Adrian Neritani. Ambasadorin e Kosoves, ne Uashington, diplomatin Avni Spahia, dhe Konsullen e Pergjitheshme, diplomaten Arta Rama dhe trupen diplomatike te shtetit te Kosoves ne Nju Jork.Mr. Vinny Forras, (Lutenet Engen 166 RetiredGrup - President i Fondacionit Twin Tours at 9-11), shoqata e Mjekeve Shqiptaro Amerikan e perfaqesuar nga doktoresha Lindita Çoku, Avni Mustafaj Drejtor Egezekutiv i KKSHA,anetarin e Keshillit te Bashkise se Nju Jorkut, James Vacca, kreret e disa shoqatave dhe organizatave te komunitetit, dhe udheheqes fetar.

Pershendejtje dhe mesazhe urimi ne emer te shtetit shqiptare presidentit Topi dhe Kryeministrit Berisha, solli Ambasadori i Shqiperise ne Misonin e Perhereshem ne Kombet e Bashkuara ne Nju Jork, diplomati Ferit Hoxha. Ndersa ne emer te Presidenti te Kosoves, Sejdiut, dhe kryeministrit Thaqi, mesazhet e urimit i percolli ne emer te tyre ambasdori i Kosoves ne Uashington , z. Avni Spahia.

Perfaqesuesja e Vatres ne Uashington, Merita Bajraktari -McCormack, lexoje letren pershendetese qe At Arthur Liolini, Kujdestari i Kryekishes orthodokse Shqiptare te Amerikes, u a drejtoje vatraneve me rastin e 97 Vjetorit te shpalljes se Pavaresise se Shqiperise - Dites se Flamurit.

Fjalen e rastit e mbajti Fran G. Shkreli, eksponent i diaspores shqiptare ne SHBA, i cili per 30 vite radhazi ka qene gazetar i seksionit shqip ne Zerin e Amerikes, dhe Drejtor programi per EuroAzine.

" E ndjeje veten fatlum dhe pushtohem nga nje ndjesi e veçante terheqese, tha Shkrelli qysh ne fillim te fjales se tij, qe gjendem sonte ketu ne mesin tuaj. Sonte, ne te gjithe jemi pjesemarres ne nje aktivitet te bashkimit kombetar duke u lidhur shpirterisht me kryeqendrat me te medha shqiptare ne Balkan, me Tiranen, Prishtinen e Shkupin, per te celebruar festen pan-shqiptare, 28 Nentorin, Diten e Flamurit, Diten e Pavaresise.
Ai vijoje duke thene se "Jo se organizatave te tjera u mungon pritja, por besoj se askund jashte trojeve tona nuk ndihet fryma e atdheut si ndihet sonte ne kete mes, por eshte shume domethenes fakti qe qendrat fetare dhe organizata te tjera politike e kulturore te komunitetit shqiptaro-amerikan bashkohen sonte ketu per te festuar Pervejtorin e ngritjes se Flamurit dhe Diten e Pavaresise. "Bashkimi, tha Skreli, eshte nje enderre qe na fton -- e nuk duhet te heqim dore prej kesaj enderre".
Vatra e Fan Nolit dhe e Faik Konices, permendi Shkreli, vazhdon te jete nje pohim i shqiptarizmes se vertete. Gjate nje shekull histori, ajo i tregoi botes se mbi kufij arbitrare politike, mbi perpjekjet perdhunuese 50-vjeçare te komunizmit vendas e nderkombetar mbi kombin tone - rreh fryma unjisuese e zanafilles se njejte, si edhe vetedija se ne vlerat tradicionale te shqiptarit qendron fisnikeria e kombit tone.
" Me lejoni pra te propozoj qe sonte -- ne kete pervjetor te pavaresise dhe lirise kombetare -- te kujtojme me respekt ata burra qe paten guximin, karakterin, nderin e burrenine te themelonin VATREN --ne mergim -- por ne sherbim te Atdheut. VATREN, e cila beri qe emeri shqiptar te gjemonte neper Kancelarite, Kongreset e Parlamentet e botes, atehere kur dielli nuk bente drite per kombin shqiptar, duke çuar me ne fund ne njohjen e te drejtave te shqiptareve; VATREN e Nolit, e cila ndezi zemerat e gjithe shqiptareve per liri e demokraci -- ne falenderim ua dedikojme kete nate."
Me kete rast Shkreli tha se prandaj nuk eshte aspak e rastit, qe edhe Presidenti amerikan Barack Obama ne deklaraten qe beri kete jave me rastin e 28 Nentorit, i ben homazh komunitetit shqiptaro-amerikan duke thene se: "Ketu ne Amerike, ata qe prejardhjen e kane nga Shqiperia, perbejne nje pjese te rendesishme te ketij Kombi."

Ne fjalen e tij Shkreli nuk la pa permendur edhe Ameriken e Washingtonit, Jeffersonit dhe Lincolnit, djepit te demokracise dhe te, te drejtave te njeriut, te cilat ne shqiptareve na kujtojne kete dite kaq te shenuar te kombit tone, i cili per shekuj me radhe, jetoi me arme ne dore, vetem e vetem per te qene zot ne truallin e tij.
Dhe pak vite me vone tha folesi kresore i kesaj mbremje, ishte nje president tjeter amerikan, Presidenti George W. Bush, ai i cili nga Tirana i beri thirrje botes, qe me ne fund, te njihej pavaresia e Kosoves. "Mjaft eshte Mjaft, tha Zoti Bush dhe vazhdoi duke thene se "Kosova do te jete e pavarur. Ky eshte qendrimi im - Kosova duhet t'a dije se ky eshte nje qendrim i prere dhe i forte", perfundoi Bush. Dhe keshtu u be. Sot, Kosova eshte shteti me i ri i botes, fale perkrahjes se patundur te Shteteve te Bashkuara te Amerikes.

Dhe mos te harrojme se perkrahja e Shteteve te Bashkuara per shqiptaret gjate historise -- me perjashtim te periudhes se zeze komuniste -- ishte dhe eshte percaktuese per arritjen e sukseve tona kombetare.
Ishte i ndjeri President Ibrahim Rugova,, kujtoje Shkreli, gjate fjales se tij, ai i cili e kishte kuptuar kete me mire se çdo njeri tjeter. "Me kujtohet se ne çdo takim e bisede zyrtare dhe jo zyrtare, gjithmone, RTugova i ndjere, bente thirrje -- e jo me kot -- "per miqesi te perhershme te shqiptareve me Shtetet e Bashkuara te Amerikes".
Sa qe edhe vete Presidenti Bill Clinton gjate vizites se tij muajin e kaluar ne Kosove, ku mori pjese ne per-urimin e statujes se tij ne Prishtine, tha se e ndiente veten krenar se kishte pasur nje mik te posaçem dhe shume te çmueshem: Presidentin historik te Kosoves, Ibrahim Rugoven, i cili sipas presidentit Clinton, ia kishte shpjeguar si askush me pare realitetin e shqiptareve ne Ballkan.
Fran Shkreli, eksponent i diaspores shqiptare ne SHBA, i cili per 30 vite radhazi ka qene gazetar i seksionit shqip ne Zerin e Amerikes, dhe Drejtor programi per EuroAzine., gjate fjales se tij sugjeroje se
28 Nentori eshte gjithashtu nje rast i mire per te reflektuar se si kemi ardhur deri ketu dhe cila duhet te jete e ardhmja e Shqiperise, e Kosoves dhe e gjithe shqiptareve ne Balkan.

" Per te shtuar dhe fuqizuar ndjenjat e atdhedashurise tha ai, dhe te, se mires se perbashket kombetare, politikanet e sotem shqiptare kudo, por sidomos ne Shqiperi e Kosove, duhet te kene gjithmone parasyshe perpjekjet e atyre qe me urtesi te mendjes dhe me trimeri luftarake, siguruan emerin e ndershem qe kombi yne gezon sot ne radhet e kombeve perendimore - e tu kushtojne me pak vemendje interesave te perkoheshme personale e partiake.

"Dua te perfundoj, tha Fran Shkreli, eksponent i diaspores shqiptare ne SHBA, i cili per 30 vite radhazi ka qene gazetar i seksionit shqip ne Zerin e Amerikes, dhe Drejtor programi per EuroAzine,duke u bere thirrje nga kjo foltore e shqiptareve te Amerikes, qe sot, institucionet shteterore ne Shqiperi e Kosove, partite politike dhe shoqeria shqiptare ne pergjithesi si dhe te gjithe shqiptaret kudo qe jetojne, te zotohen dhe te angazhohen qe te jetojne ne lartesite e flamurit kombetar, per konsolidimin e shtetit modern, per bashkpunim te, te gjitha forcave politike per te miren e kombit, per dialog - dhe jo bojkotim - ne reformat madhore qe do te bejne te mundur arritje edhe me te medha te kombit, ne vitet e ardheshem" ka perfunduar fjalen e tij folesi kryesore Frank Shkreli.
Tek Vatra, dje valle, kenge e melodi nga te gjitha trevat, kane vijuar per gjate gjithe mbremjes nen argetimin e hareshem te grupit muzikor, drejtuar prej muzikanit, mjeshtrit te firsamonikes Raif Hysenit, dhe kengetares se mirenjohur te muzikes popullore shqiptare Merita Halili, si dhe kengetarit Mithat Salihu (Kino-Gara), Aida Ndoci - Dyrrahu dhe Liza Nikprelaj. Kjo atmosfer festive shoqeroje entuziasmin e pjesmarresve, deri ne oret e vona me valle nga te gjitha trevat luajtur nga Grupi Rugova dhe SHKA Bashkimi Kombetar. Vlene te permendet se ne darken festive tek Vatra, ne kete kremte madheshtore, morin pjese bashkeatdhetaret tane nga te gjitha trojet shqiptare, Shqiperia Etnike, prej Çameris martire, Kosoves, shqiptarve te Maqedonis, shqiptarve nen Mal te Zi, atyre ne Presheve, Medvegje e Bujanovc, Shqiperia etj, perfaqesuesit e Shqiperise e Kosoves, si dhe autoritetet vendore te qyteti te Nju Jorkut.

Nju Jork : Manifestim madheshtor i  Vatres  per kremtimin e 28 Nentorit GetAttachment.aspx&hm__qs=file%3dc0363871-1897-414b-a0ba-6b7f8b78cf87.JPG%26ct%3daW1hZ2UvanBlZw_3d_3d%26name%3dRFNDMDM5NzYuSlBH%26inline%3d1%26rfc%3d0%26empty%3dFalse%26imgsrc%3dcid%253a1.2325714638%2540web45811.mail.sp1.yahoo.com%26msgHash%3dffffffffffffffff&oneredir=1&ip=10.1.106


Nju Jork : Manifestim madheshtor i  Vatres  per kremtimin e 28 Nentorit GetAttachment.aspx&hm__qs=file%3decdc8a5e-e535-459f-8588-5eadc6b4c01c.JPG%26ct%3daW1hZ2UvanBlZw_3d_3d%26name%3dRnJhblNoa3JlbGkuSlBH%26inline%3d1%26rfc%3d0%26empty%3dFalse%26imgsrc%3dcid%253a2.2325714638%2540web45811.mail.sp1.yahoo.com%26msgHash%3dffffffffffffffff&oneredir=1&ip=10.1.106

Nju Jork : Manifestim madheshtor i  Vatres  per kremtimin e 28 Nentorit GetAttachment.aspx&hm__qs=file%3dc863ba40-5783-40e2-8d2c-df5d6ce05502.JPG%26ct%3daW1hZ2UvanBlZw_3d_3d%26name%3dQXZuaVNwYWhpdS5KUEc_3d%26inline%3d1%26rfc%3d0%26empty%3dFalse%26imgsrc%3dcid%253a3.2325714638%2540web45811.mail.sp1.yahoo.com%26msgHash%3dffffffffffffffff&oneredir=1&ip=10.1.106


Nju Jork : Manifestim madheshtor i  Vatres  per kremtimin e 28 Nentorit GetAttachment.aspx&hm__qs=file%3d52510e71-0f23-4b7a-a6b7-f8368756badc.JPG%26ct%3daW1hZ2UvanBlZw_3d_3d%26name%3dRFNDMDQwMDYuSlBH%26inline%3d1%26rfc%3d0%26empty%3dFalse%26imgsrc%3dcid%253a4.2325714638%2540web45811.mail.sp1.yahoo.com%26msgHash%3dffffffffffffffff&oneredir=1&ip=10.1.106


Nju Jork : Manifestim madheshtor i  Vatres  per kremtimin e 28 Nentorit GetAttachment.aspx&hm__qs=file%3d621fbe58-d95b-416c-84b9-c536a9bb637e.JPG%26ct%3daW1hZ2UvanBlZw_3d_3d%26name%3dRFNDMDQwMDMuSlBH%26inline%3d1%26rfc%3d0%26empty%3dFalse%26imgsrc%3dcid%253a5.2325714638%2540web45811.mail.sp1.yahoo.com%26msgHash%3dffffffffffffffff&oneredir=1&ip=10.1.106


Nju Jork : Manifestim madheshtor i  Vatres  per kremtimin e 28 Nentorit GetAttachment.aspx&hm__qs=file%3df8261f3a-93c5-4eec-bbe8-7059fa093f19.JPG%26ct%3daW1hZ2UvanBlZw_3d_3d%26name%3dRFNDMDQwMDAuSlBH%26inline%3d1%26rfc%3d0%26empty%3dFalse%26imgsrc%3dcid%253a6.2325714638%2540web45811.mail.sp1.yahoo.com%26msgHash%3dffffffffffffffff&oneredir=1&ip=10.1.106


Nju Jork : Manifestim madheshtor i  Vatres  per kremtimin e 28 Nentorit GetAttachment.aspx&hm__qs=file%3daa8f6bca-92d6-4efc-99ee-47826bbe6e45.JPG%26ct%3daW1hZ2UvanBlZw_3d_3d%26name%3dRFNDMDM5OTAuSlBH%26inline%3d1%26rfc%3d0%26empty%3dFalse%26imgsrc%3dcid%253a7.2325714638%2540web45811.mail.sp1.yahoo.com%26msgHash%3dffffffffffffffff&oneredir=1&ip=10.1.106


Nju Jork : Manifestim madheshtor i  Vatres  per kremtimin e 28 Nentorit GetAttachment.aspx&hm__qs=file%3d43094480-a3af-47cc-98c9-60bed536d3c9.JPG%26ct%3daW1hZ2UvanBlZw_3d_3d%26name%3dRFNDMDM5ODcuSlBH%26inline%3d1%26rfc%3d0%26empty%3dFalse%26imgsrc%3dcid%253a8.2325714638%2540web45811.mail.sp1.yahoo.com%26msgHash%3dffffffffffffffff&oneredir=1&ip=10.1.106
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi