Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Faik Krasniqi: Martesa e Zogut

Shko poshtë

Faik Krasniqi: Martesa e Zogut Empty Faik Krasniqi: Martesa e Zogut

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 01, 2009 8:36 pm

Faik Krasniqi: Martesa e Zogut N144259380755_7129
Faik Krasniqi: Martesa e Zogut


Martesa e Zogut, detajet nga revista "Time"
"Time", 9 maj 1938


Mijera shqiptare te varfer e fytyreashper javen qe shkoi veshen me te pastrat fanella te bardha, xhamadanet skenderbegas dhe fustanellat, u kercyen gomereve kockedale dhe rrugetuan permes shtigjeve malore per ne Tirane, kryeqendren e tyre gjithe duhme e zhurme. Vinin per te festuar martesen e Mbretit te tyre 42 vjecar, Zog I, me nje gjysme-amerikane, Konteshen 22-vjecare, Geraldine Apponnyi e Hungarise. Nena dhe babai i Konteshes, e cila parapelqen nofken e Budapestit "Jerry", jane Gladys Virginia Stewart nga Manhattan-i dhe i ndjeri Kont Anton Apponoyi i Budapestit.
Pervec gjakmarrjeve te tyre tradicionale, shqiptaret pijetare i gezohen nje rasti per te festuar dhe dinaku Mbreti Zog, i cili e di se shume prijes fisesh jane betuar per t'a vrare, javen e shkuar ua zuri duart me tri dite te plota festimesh. Geget krenare nga Veriu me grate e tyre myslimane veshur me tlina, tosket kembezbathur i harruan sherret e tyre teksa gurgullonin raki te ngjyrosur dhe vere te keqe ne pagure te fryra lekuredhie. Kur diten e dyte entuziazmi ra, qeveria pagoi per martesen publike te njeqind e pesedhjete cifteve dhe paguret e dhinjta u mbushen e u rimbushen.
Martesa mbreterore perfundoi te treten dite dhe askush nuk qelloi mbi Mbretin. Teksa muzeinet u corren nga minarete, Kontesha, e gjate dhe floke-erret veshur ne nje fustan satini te bardhe hipur mbi nje koci terhequr nga kater kuaj te bardhe, dhurate e qeverise hungareze, pershkoi rruget baltethara deri tek Pallati Mbreteror. Mbrojtur nga nje trupe prej nje mije ushtaresh, Mbreti Zog e priti nusen e tij duke e shoqeruar ne biblioteke ku koleksioni i pacmuar i armve antike mbulon muret jeshile e te verdha. Aty, Hiqmet Delvina, nenkryetari i Parlamentit e lidhi ciftin me nje ceremoni te thjeshte martesore, meqe Zogu eshte mysliman dhe Mbrteresha katolike.
Shkuesi i Mbretit, Jak Koci, i cili pat shume pune ne perpjekje per te gjetur nje nuse per te qene per Zogun, javen e shkuar psheretiu i lehtesuar. "Eshte si s'ka me mire, por e dini se monarku i nje vendi te vogel si yni duhej te ishte shume i kujdeshem per te mos u ngaterruar ne politiken nderkombetare permes marteses", deklaroi ai. Kjo u tha me humor. Zogu per nje kohe te gjate eshte "mbytur' ne ujrat nderkombetare. Qe prej 1927-es ai ka qene nje kukull e Musolinit. Kredite me interes zero te italianeve fuqizojne financat e qeverise shqiptare, ushtria udhehiqet nga oficeret italiane dhe Italia eshte klienti me i mire i Shqiperise. Keshtu martesa duhet te kishte miratimin zyrtar te Musolinit dhe "Il Duce" tregoi se ai e miratonte fuqishem kete lidhje shqiptaro-hungaro-italiane me dergimin e dhendrit te tij. Ministri i Jashtem, Konti Galeazzo Ciano nderpreu bisedimet italo-franceze ne Rome per te shpejtuar drejt Tiranes si mysafir i Zogut.
Me dhuratat e dasmes derdhur lume ishte e dukshme se lidhjet nderkombetare nuk ishin lene pas dore. Nga Adolf Hitler-i erdhi nje "Mercedes-Benz" sportiv, nga Musolini kater vazo bronzi qe dikur i perksinin Napoleonit; shtatorja e nje dragoi nga Mbreti Vittorio Emanuele i Italise; sixhade persiane nga Diktatori Metaxa i Greqise; nje sekretar sqimatar nga Gjenerali Franko i Spanjes.
Mbreteresha e re eshte me e reja ne bote-pas mbretereshes shtatembedhjete vjecare Farida te Egjiptit. Ajo eshte e para grua me gjak amerikan qe ulet ne fronin mbreteror dhe Mbreteresha e pare e Shqiperise moderne. Zogu, prijes i meparshem i fisit te Matit eshte mbreti i pare i Shqiperise moderne, dikur territor turk qe shpalli pavaresine ne vitin 1912. Per dhjete vjet, Zogu zecjerre qe i pi cigaret aq shpejt sa dhe i ndez, kerkoi per nje nuse. Artikuj te suplementeve te se dieles pershkruanin se si ai po kerkonte nje trashegimtare amerikane. Mbreteresha e re nuk eshte milionere, por nje vaktrene me gjak blu qe shiste kartolina per dyzet e dy dollare e gjysem ne muaj ne Muzeun Kombetar Hungarez ne Budapest. Aty tri motrat e Zogut, princeshat Myzejen, Ruhije dhe Maxhide e pikasen dhe shenjuan si kunate te pershtatshme.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi