Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sylë Mujaj:Kërkese për institucioneve te Kosovës, posaqerishte Kryeministrit te Kosovës

Shko poshtë

Sylë Mujaj:Kërkese për institucioneve te Kosovës, posaqerishte Kryeministrit te Kosovës Empty Sylë Mujaj:Kërkese për institucioneve te Kosovës, posaqerishte Kryeministrit te Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Wed Dec 02, 2009 8:00 pm

Sylë Mujaj:Kërkese për institucioneve te Kosovës, posaqerishte Kryeministrit te Kosovës N1057122780_7093
Sylë Mujaj
Kërkese
Lugano 02.11.2009
Kërkese për institucionet e Kosovës, posaqerishte Kryeministrit te Kosovës
Z. Hashim Thaqit

Si shtet i ri ne Bote, ne njohjen nga 63 shtete, ndalem ne aktualitetin e fjalës se Kryeministrit te Kosovës Hashim Thaqit qe po mbetet ne përsëritjen e fjalës "As kush nuk është mbi ligjin, tolerance zero".
E dëgjuar e përsëritur, e ripërsëritur shume here është e kapshme logjike, A e kupton kryeministri se kjo fjale i është harxhuar i është stervjetruar pa me te voglin veprim konkret , a është normale për popullin ky Kryeministër apo e ka me qellim qe popullin ta qoje ne ngatërresa qytetare apo lufte civile, Q`po behet ne Kosovën time!
Skenat e qeverisjes as me te voglin autokritik për gjendjen brenda ne qeverisje, a po e sheh kush tjetër apo jo se mungon sinqeriteti edhe minimal i pushtetarëve te nisen nga lart -poshtë ne popull, a po e ndien kush se ne çfare labirintesh vete po e drejtojnë popullin, a po shihni qe vonesat apo mosdijet, apo kurthet e fondeve te ndryshme, i kane verbuar, e po vonohen ne kohe, e populli veç filloj tubimet edhe para kësaj qeverie për zbulimin e krimit nga larte -poshtë.
A thua a po e dëgjojnë ketë kambane, qe ka oshtime te madhe, për ruajtjen e pasurive dhe institucioneve apo vlerave qe ky popull i krijoj dhe erdhëm deri këtu.
Apo e shohin se mbyllja e te vërtetës nga mas-mediat tona veç se është keqësuar edhe brenda kësaj jave, me rastin e tmerrshëm dhe jo racional kur një kriminel ordiner Bllaca i organizuar nga kreu i kësaj qeverie me emra e mbiemra, Azema , Xhavita, Xhelila, Shala, ne eliminimin Salihaj, Veliu,, si dhe emrat qe nuk janë ne jete me, si udebashi Brosha, Kllokoqa …si si dhe vrasja nga mos simpatia politike Ali Ukajn, Enverin, Xhemën, Bardhylin, Shefkiun, Tahirin, Ahmetin, Drinin etj. etj. , dikush po thotë edhe deri ne 3000 veta i mungojnë Kosovës?
A ka logjike qe këta emra te përfolur te dalin para popullit, ne qeveri ne parlamente thuaja se nuk është asgjë thuaj se punët janë mire, thuaja se çdo gjë është normale.
O zotëri pushtetar, këndelluni e dëgjoni e veproni se ju fshini furra e popullit, leni për pak kohe dëgjoni oshtimën nëpër rrugë e qytetet e Kosovës time sot shtet sovran e te pavarur.
Pushtetar zoti koftë me ju, nuk po mundem te ju kuptoj fare, kur njeri del e thotë se nuk e njoh fare vrasësin tjetri thotë me kane premtuar 400.000 mijë Euro deri ne 600.000 mije, tjetri thotë nuk ngris padi ai Syla e ne te nesërmen ngite padi, tjetri thotë me atë “sheshirinn mafioz”, se na qenka i sëmure psikik krimineli , tjetri ja pret se e ka familjare,
Pushtetar çelni letrat se e vërteta është krejt ndryshe, fatbardhësisht qe sot mbas luftës çdo gjë po këndellet po civilizohet, çdo gjë po bie neper vendet e duhura ashtu si ishte edhe ëndërrimi ynë nga burgjet, nga UÇK-ja , nga partitë nga shoqatat nga e vërteta dhe vetëm e vërteta qe e pret populli ynë, qe katerciperishte është i vetëdijshëm edhe ne kohërat e vështira kur u kthye nga ai gjenocid i papare pa asnjë lider ne krye te udhëheqjes. Liderët i erdhën me vone Kosovës, ketë e dine e nuk e lëshon Kosova ime me popullin Sovran.
Pushtetar te Kosovës time , kah po e qoni popullin cili është qëllimi i Juaj nga Larte pra nga ju e deri te populli.
Përgjigjuni or pushtetar është kërkesa e freskët e imja e po me duket se edhe e krejt popullit te Kosovës.
Keni guximin se paku ta thoni te vërtetën kjo po i mungon Kosovës nga ana e Juaj.
Kriminelit me “syrin kapsoll”, ka dhëne shume emra, te ndryshëm qe disa janë gjalle e shume nuk ekzistojnë me pra i keni vra.
Keni guxim mos e lejoni qe Kosova mos te kalon ne anarki, për fajin e juaj rastësisht apo me qellim pushtet i Kosovës time te vogël.
A thua z. Kryeministër se prapë do te keni forcën morale e ta përdorni fjalën: "As kush nuk është mbi ligjin, tolerance zero".
Me nderime te sinqerta nga ish i burgosuri i burgut te Nishit me 10 vite Syle Mujaj, ku dëshmoj dhe do te jam ne gjendje qe te vërtetën e dua e çmoj dhe nuk heq dore nga kjo vlere njerëzore ne te mirën e institucioneve te dhe vlerave qe i duhen Kosovës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi