Albert Vataj: Helidon Haliti, kumti i një penelate shpërthyese
Faqja 1 e 1
Albert Vataj: Helidon Haliti, kumti i një penelate shpërthyese
Albert Vataj |
Nga Albert Vataj
Si në një kryqkalim. Shtang duke ndjerë brenda vetes ankthin e pamundësisë për të gjetur kahun e duhur për të rendur. Përthyen vështrimin e hutuar mbi syprinë, duke parë qiellin, e ndërsa syt e vakët pulit, hedh hapin dhe nisesh. Nisesh për të mbërritur me domosdo. Kjo është ndjesi që të mbërthen kur gjendesh para tablove të piktorit Helidon Haliti. Shkas për penelin e tij drejt një kumti sa të magjishëm aq dhe dhe profesionist janë; që nga mitet, legjendat, tragjizmat, ironitë e fateve, ikonat e vetëdijes tonë kombëtare, deri tek grimca e një realiteti të sëmbuar brenda shpirtit e çasteve të përflakura intime. Për të mos u ndalur as në përjetimet e fëmijërisë e mëkatin biblik, as në perceptimin e prarimit të dritës në portretin e Evave të të gjitha rracave.
Penelata e Helidon Halitit rrëshqet mbi telajo me delikatesë dhe butësi si një fllad i lehtë vere mbi arën me grur, për t'u hedhur pupthi në një emocion të fortë e shpirt të trazuar me të kuqe gjaku e terratisje larushi ngjyrash të egra. Koloriti ndërfuten tek njëra-tjetra për të dëshmuar mishërim për nga kumti i të tëres. Profesionalizmi dhe guximi, përkarshi një gjendje mbingopjeje dhe velje që ka ngërthyer të tashmen e shpirtrave tanë, merr trajta dhe i jep formë dhe frymë gjendjeve, i vë ato në lëvizje, dedikuese dhe spontane. Këtë ai e përçon ngado ku ndjellja e tij krijuese e miklon dhe shpirti i zgjon një kushtrim. Po, edhe kur këmisha e gjakmarrjes nderet e varur deri në një kafshimin tjetër gjaksor. Edhe kur vajtojcat në tablonë "Otranto", të vendosura si shkëmbinj të zinjë në prehrin katakomb të detit, mbushin rrethrrotullinë me kujë. Edhe kur kalëron mbi një gjel, jo veçmas kreshtat e miteve dhe legjendave, por dhe të personaliteteve tona kombëtare. Larmia e tematikës që shkrihet në kuadratin e tablosë së Halitit është e admirueshme. Ngjyra, forma dhe përmbajtja, drita, nervi dhe pasionio, gjithashtu tejshkojnë në caqet e asaj që do ta quaja besim. Besim në gjithçka që shpirti shpreh praninë e tij dhe talenti klasin për ta kumtuar, për t’ua rrëfyer gjithsekujt..

Dimensioni artistik përcepton në vetvete, pavarësisht fragmentit të impresionit të piktorit, një univers thërrmijash drite dhe amështin e një ngërçi emocional që përcillet nëpërmjet ngjyrave të forta. Shtresimet e koloreve në tablotë e Helidon Halitit, egërsimi i tyre, me shkas dominimi i detajit, por dhe krijimi i një pikëmbështetje të fortë të motivit të fanitin një Rembrand të sotëm. Ani pse krejt ndryshe. Fabula është ndjesia e parë që orvatet të të përfshijë në larushinë e ngjyrave dhe sfondin gjithnjë intrigues dhe mjaft domethënës.
Okra e kudogjendur në tablotë e Halitit, shpesh jo dominuese, qaset të ngrohë sadopak cergën që shpesh sundon botën shpirtërore të piktorit, e pse jo dhe një lloj çoroditje dhe nënshtrimi kolektiv përkarshi terrenit tepër të thepisur ku shpesh vendoset dita dhe ndjesitë tona. Seritë e punëve, trajtohen nga piktori si kohët e një simfonie. Shtjellimi duke ruajtur formën, rrëshqet duke humbur dominimin e koloritit dhe këndin e ndriçimit, duke na futur sejcila në një realitet ndryshe, në një botë ku edhe pse e tëra ngjan, nuk mund të ndjejmë. Kjo brenda një tabloje të vetme. Por edhe kur ndahen ato përçojnë një shtresim estetik dhe artistik, një etapë, e pse jo dhe një shkulm flakadani të shpirtit që duke djegur, ndriçon. Kjo veçanti dëshmon qartazi se piktori është mbarsur me një emocion që shumon në brendinë e tij, jo dhe aq formën se sa forcën e ndjesisë. Vetëdija e emocionale duke vërshuar nga një telajo në tjetrën formëson njësi në sejcilen prej tyre, i jep jetë në kohë të ndryshmë të vetmes qasje të kumtit emocional. Në çdonjëren prej tyre ndjehesh si përballë një realiteti, prej të cilit diçka tjetër do të marrësh, diçka krejt tjetër.
Duke u ndalur te hopet, natyrshëm edhe tek trajtesa si në simbolikë ashtu edhe në teknikë; të shtang tabloja "Emigrimi". Këmbë hollake që rrënjëzojnë në tablo. Zgjatimi i tyre është vetë rruga e mundimshme dhe ende e gjatë e këtij pakti që gjallon në dëshirën e sejcilit për një jetë më të mirë. Mbi kupat e gjunjve piktori u vendos monedha greke, si për të dëshmuar dhe njëkohësisht për të pranuar një lloj gjunjëzimi material. Gjithsesi ai i mban në këmbë.
Mitikja gjen një shkrirje me të shumëkohëshmen, subjekti me impresionin, në një harmoni emocionuese ngjyrash si te "Gruaja shtatzënë". Kohët e tragjizmit shtjellohen përmes një koloriti të vrashtë në një të kaluar, të tashmë, gri. Këtë magji që përcjell dhimbja, Haliti e servir me gjithë forcën dhe makthin e saj perceptues, si realitet social në ciklin "Ngujimi". Ky tragjizëm shqiptar vjën nga piktori drithërueshëm si te "Kulla e ngujimit", e cila në katër kohët e saj të ngjeth. Rrënjët e kullës ai i mpleks në një taban që zgjaton duke u shkrirë në tablo, ndoshta si për të shprehur atë vetëdije kolektive që në një mënyrë apo në një tjetër është dashur dhe vijon ta pranojë këtë si një realitet. E ngrysët dhe fatale si vetë gjakmarrja, edhe tabloja kumton kacafytjen e kohës me këtë
Helidon Haliti |
Nga tabloja në tablo, penelatat e Helidonit vërshojnë shkujdesur. Ngrysen dhe qartësohen, ndizen dhe shuhen dhe prap ka tone të forta drite dhe ngjyrimi, rishtaz ngrohen. Peneli i tij tejçon gjithçka që piktori është dhe kumton. Shkëmbi i tij është i mpleksur diku në skaj të një deti që hera-herës ngjan me një platformë ku dielli hëdh mbi horizon një dantellë luspash drite, që feksin mbi det si në një natë pranvere, yjet në qiell. Por edhe zemërata e këtij deti afrohet dhe këtë piktori e shpreh. Korrnizimi i impresioneve të holla dhe ngjyruar me ëmbëlsi është i athët edhe në kurmin e një nudoje, edhe në profilin e një gruaje edhe në vështrimin e një virgjëreshe. Tjetër tipar që e pret dhe e përcjell impulsin e tij shpirtëror nga tabloja në tablo është vërshimi. Në një mori punësh ai kalëron. Kalëron mbi gjithçka që ecën dhe fluturon. Pegasët e tij janë kudo, te një një dem, te një dash, të një dhi, te një gjel e gjithsekund ku nevoja e tij për të kalëruar gjen kurriz. Hipen mbi ta me të gjitha moshat, me të gjithë dimensionin historik dhe krenarinë kombëtare. S'ndal, nuk zbret. Era e vërshimit e fshikullon duke krehur tablonë, si stuhia e rrëmeti pandalimin që na vërshon ndër deje.
Kudo dhe në çdo gjë ai është përpjekur të jetë vetvetja. Ai pamëdyshje është ndër përfaqësuesit më të spikatur të pikturës moderne shqiptare. Në këtë batërdi promovimesh të emrave dhe stileve, si në fushat e tjera të artit ashtu edhe në atë të pikturës, Haliti dëshmon jo vetëm veçanti dhe identitet në përfaqësimin e pikturës, por paraprin. Të konturuarit e vetvetes në art, në një kohë kur asgjë duket se nuk i ka shpëtuar kumteve, për piktorin ka qenë një ndërmarrje e vështirë dhe një sfidë e arritur me dinjitet. Të krijosh vetveten, është një nga sfidat filozofike të njeriut. Ta arrish atë në art, siç dëshmon puna e Halitit, është kapje nëpër fijet e ta pamundures.
Pasionet dënojnë pareshtur purgatorin e artistit. U veshin atyre gjithçka në plotësinë e vet, gjithë çfarë shtërngon me spazme dhe makth të përditshmen e njerëzve dhe sakaq harrojnë, se ata me veprën e tyre janë burim i gëzmendeve tona dhe shkas i një rrezatimi të epërm, që duke feksur e vakët dhe shpërthen për të mbushur me dritë ditën tonë. Këtë mishëron zemërata dhe shkujdesja e penelatave të Helidon Halitit.

Shtatzëna (120 x 70) 2008 |
Aleksandër (70 x 90) 2005 |
vijon
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Albert Vataj: Helidon Haliti, kumti i një penelate shpërthyese
Pëllumbat (100 x 80) 2007 |
Ngujimi (120 x 100) 2008 |
Kërmbilli
|
Nudo |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Albert Vataj: Kumti për kushtrim si shërbesë artistike
» Kristaq Shabani:Kumti qe do te mbahet ne kuvendin e dates 20 qershor 2011
» Albert Vataj: Kushtrimi i eshtrave dhe ndërmendja jonë letargjike
» Albert Vataj: Të zgjohesh nga një ëndërr e bukur për të jetuar ëndrrën
» Albert Vataj: Merr rrugën e amshimit poeti i kushtrimeve lirike

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi