Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Matilda Doka: Lumturia & Zilia

Shko poshtë

Matilda Doka: Lumturia & Zilia Empty Matilda Doka: Lumturia & Zilia

Mesazh nga Agim Gashi Sat Dec 05, 2009 6:27 pm

Matilda Doka: Lumturia & Zilia N1474183357_5406
Matilda Doka: Lumturia & Zilia

Tringëllimat
e çangave,
Kishë m`u bënë...
në pagëzimin e ndjenjave.
Zinxhirin
e jetës..
jo pa qëllim
e lashë të lirë.
Rrugëve të viteve..
një hallkë
ia lashë
...........Lumturisë...
dhe përbri saj,
mendova....
................Zilisë.
...natyrshëm....
Përmasat rriteshin
në përpjestim të drejtë.
Kurrë
nuk ndodhi....
..e kundërta.
Asnjëherë,
me rritjen
...............e njërës
nuk demoralizohej
...............tjetra.
Dhe ndiqnin butësisht
në ashpërsinë
e urrejtjes... njëra-tjetrën
......orët e jetës!
.................................
E ashtu ...të dyja...........
njëra
............Vlerë,
tjetra,
...........Antivlerë,
flenë e rrokullisen...
...pishtarëve të dritës
e.........puseve të natës.
.....duke urryer....
e ...duke mos u ndarë
...........kurrë
.....nga njëra-tjetra.
...............................
Këndshëm,
më shëndoshen
meritat...
.....tek vëzhgoj
që gjumi i zilisë...
mbetej pa gjumë...
e ashtu vigjilent.....
....as nuk hante....
.........as nuk pinte.
Përgjumësh...
gjatë gjithë kohës.....
ndrydhte
.........dëshira,
duke zhvidhosur
........vetveten.

Krenare ndërgjegja...
voziste....Kënaqsi.

Zilia
vuloste
...........Intriga,
e firmoste
...........Ligësi.

U lodha së vëzhguari
....e në gjumë
...................rashë,
sa u ngrita......nadje,
të dyja
........bashkë i pashë.



Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi