Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Geci: Unë kam qenë ushtar i UÇK-së e ju tash spiunoni njëri-tjetrin

2 posters

Shko poshtë

Geci: Unë kam qenë ushtar i UÇK-së e ju tash spiunoni njëri-tjetrin Empty Geci: Unë kam qenë ushtar i UÇK-së e ju tash spiunoni njëri-tjetrin

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 08, 2009 8:53 pm

Geci: Unë kam qenë ushtar i UÇK-së e ju tash spiunoni njëri-tjetrin

Geci: Unë kam qenë ushtar i UÇK-së e ju tash spiunoni njëri-tjetrin Gani_geci_08
Gani Geci


Llaushë, 8 dhjetor – Ish luftëtari i UÇK-së Gani Geci, i cili së bashku me familjen e tij ka qenë i rreshtuar në anën e forcave pro rugoviane edhe pas luftës, i kundërpërgjigjet me një letër të hapur akuzave të ngritura ndaj tij nga Muharrem Xhemajli. Më poshtë po e botojmë të plotë letrën deputetit të LDD-së, Gani Geci, njëherazi kryetar i Komisionit kuvendar për inteligjencë, që ka mandat të mbikëqyrë funksionimin e Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës.
“Do të heshtja dhe nuk do t’i përgjigjesha askujt, po të isha person “nën hije”, njeri që i frikësohet të vërtetës ose që fshihet prapa të vërtetave. Por unë jam dhe do të jem
pjesë e shtetbërjes, prandaj i përgjigjem secilit, madje edhe Muharrem Xhemajlit.
Është fakt publik dhe jo shpikje e nënhijes, se zotëri Muharrem Xhemajli është pjesë e rrjetit dhe e strukturave të SHIK-ut. Ai ka qenë i burgosur me disa shokë për një vepër penale. (Tekstin e plotë mund ta lexoni në numrin e nesërm të gazetës, “Bota sot”)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Geci: Unë kam qenë ushtar i UÇK-së e ju tash spiunoni njëri-tjetrin Empty Re: Geci: Unë kam qenë ushtar i UÇK-së e ju tash spiunoni njëri-tjetrin

Mesazh nga Lumi Wed Dec 09, 2009 2:31 am

Qe komplet shkrimin!


Gani Geci: Unë kam qenë ushtar i UÇK-së e ju tash spiunoni njëri-tjetrin

Llaushë, 8 dhjetor – Ish luftëtari i UÇK-së Gani Geci, i cili së bashku
me familjen e tij ka qenë i rreshtuar në anën e forcave pro rugoviane
edhe pas luftës, i kundërpërgjigjet me një letër të hapur akuzave të
ngritura ndaj tij nga Muharrem Xhemajli. Më poshtë po e botojmë të
plotë letrën deputetit të LDD-së, Gani Geci, njëherazi kryetar i
Komisionit kuvendar për inteligjencë, që ka mandat të mbikëqyrë
funksionimin e Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës.

“Do të heshtja dhe nuk do t’i përgjigjesha askujt, po të isha person
“nën hije”, njeri që i frikësohet të vërtetës ose që fshihet prapa të
vërtetave. Por unë jam dhe do të jem

pjesë e shtetbërjes, prandaj i përgjigjem secilit, madje edhe Muharrem Xhemajlit.

Është fakt publik dhe jo shpikje e nënhijes, se zotëri Muharrem
Xhemajli është pjesë e rrjetit dhe e strukturave të SHIK-ut. Ai ka qenë
i burgosur me disa shokë për një vepër penale. Madje për një krim të
tillë ka qenë i dënuar dhe ka bërë burgim, por ai meqë e njeh bukur
tekniken e hedhjes së gurit pas shpine, ua hodhi tre shokëve të tij të
fshatit Baicë, të cilët janë duke vuajtur dënimin me shumë vjet burgim.

Me njërin nga vëllezërit e tyre jam takuar, para disa ditësh, i cili
aludonte se ata që nuk ishin pjesë e SHIK-ut mbetën në burg, ndërsa
Muharrem Xhemajli u liria dhe gëzon privilegje të cilat janë peshqeshe
për veprimtarinë e tij në kuadër të SHIK-ut. Ne e dimë se z.Muharrem
Xhemajli doli nga burgu dhe u bë shofer poste dhe gjysma e familjes së
tij janë punësuar në PTK , dhe sipas lëvizjes “Vetëvendosja” del se
rrjeti i SHIK-ut i ka shtrirë rrënjët në të gjitha institucionet e
Kosovës dhe e instrumentalizon shoqërinë me përkatësinë partiake duke e
instaluar nepotizmin në çdo mjedis të shoqërisë sonë.

Muharrem Xhemajli e di që ne jemi takuar rastësisht në Prekaz gjatë
luftës dhe me gjithë vardisjet e tij, nuk mund të dëshmojë qenien e një
luftëtari siç pretendon të jetë Muharremi, sepse në Kosovën tonë të
vogël të gjithë e njohin dhe e dinë se çfarë luftëtari ka qenë
Muharremi!

Unë kam qenë ushtar i orëve të para që i jam përgjigjur thirrjes së
atdheut, pjesë e institucioneve të Republikës së Kosovës. Unë mburrem
që kam qenë ushtar i komandantit Legjendar Adem Jashari. Dhe pas rënies
heroike të tij kam qene pjesë e institucioneve të Kosovës, kam njohur
Kushtetutën e Kaçanikut dhe institucionet e dala nga ajo Kushtetutë.
Gjithashtu edhe tani i njoh të gjitha institucionet e dala nga
Kushtetuta e tanishme e Republikës së Kosovës.

Unë nuk jam fajtor pse ju akuzoni dhe spiunoni njëri-tjetrin , pse ia
hidhni pas shpine fajin njëri-tjetrit, pse dërgoni njëri-tjetrin nëpër
gjyqe. Këto janë marifete me të cilat ju keni ndërtuar mënyrën e të
jetuarit dhe ardhmërinë tuaj.

Për fund po them se pajtohem me z.Xhemajli, i cili pati thënë se vetëm
shokët tanë kanë qenë dëshmitarë në Hagë, sepse vetëm shokët e tuaj,
zotëri Muharrem Xhemajli, i dinë të mirat dhe të ligat e veprimtarive
tuaja, haraçin e të cilave po e paguan ky popull i shumëvuajtur. Edhe
një herë po ta kujtoj se kur unë kam luftuar për Kosovën t’i pushkës i
ke thënë ka.......

Lumi

Numri i postimeve : 61
Registration date : 12/12/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi