Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Monda Korca: Piktura e re - tregim - nga Raimonda Moisiu

Shko poshtë

Monda Korca: Piktura e re - tregim - nga Raimonda Moisiu Empty Monda Korca: Piktura e re - tregim - nga Raimonda Moisiu

Mesazh nga Agim Gashi Wed Dec 09, 2009 11:44 pm

Monda Korca: Piktura e re - tregim - nga Raimonda Moisiu N1208896826_4181

Monda Korca: Piktura e re - tregim - nga Raimonda Moisiu

Ajkuna, e ulur në dhomën e saj, ndjente flladin e mbrëmjes që vinte përmes dritares së hapur, nga parku “Elisabeth”, ngjitur me shtëpinë. Perdet ngjyrë vishnjë lëviznin si hije, vallëzonin në ajër. Me sytë e ngulur në thellësi të parkut, ajo pa dritat e varkës së Gazmendit teksa lundronte në liqenin e vogël të tij. Kishte gjithë ditën që merrej me pikturën e re. I hodhi sytë pikturës në mur.. E kishte sjellë me vete që përtej Atlantikut. “ Motiv vjeshte në park”, shkruhej në fund të saj. Parku i qytetit të lindjes i ngjante shumë me parkun “Elisabeth”, në qytetin ku ajo jetonte. Lulëzimi i parkut dhe piktura në mur e patën frymëzuar. Ndërsa ishte përqendruar mbi të, shikonte e përzgjidhte ngjyrat, për t’i dhënë muzikalitet. Dëgjoi një zhurrmë të vinte nga jashtë.
- Kush është?- thirri.
Askush nuk u përgjigj. Ndjeu sikur dikush e shpoi pas kokës dhe ktheu atë menjëherë. Iu duk sikur pa një hije të lëviste jashtë dritares. Ishte fiksim nga frika, ankthi, apo dikush ishte fshehur aty??? Biles që një natë më parë ajo kishte patur disa të tilla t’i shfaqeshin e t’i zhdukeshin. Iu kujtua gjyshja kur i tregonte përralla me magji e magjistarë, që zhduken në vjeshtë e bie në gjumë në dimër, ringjallen në pranverë dhe shfaqen plotësisht në verë. Akoma duke mbajtur në dorë penelin me bishtin vendosur mbi buzët, Ajkuna doli në verandë. Vera lulëzonte ngado në park dhe ndjente aromën e trëndafilave, karafilave, pishës dhe jasminit. Flladi i mbrëmjes ia shpupuriste flokët dhe Ajkuna dëshironte të shëtiste. Lëkura përsëri iu bë mornica dhe ndërroi mendje. Kishte një ndjenjë që dikush e përgjonte.
Teksa qëndroi te dera, dëgjoi hapa të shpejtë. Dikush po vraponte në rrugën e ngushtë kryesore të parkut “Elisabeth”. Ajkuna i nguli sytë qoshes së shtëpisë, për të parë personin e hapave. Ndjeu t’i ngrihej tensioni dhe kur pa Gazmendin psherëtiu thellë e gëzuar, por akoma ndjente sikur e përgjonin.
- Mos pe dikë të kalonte tani?- e pyeti atë.
- Jo! Pse?
- Më duket se ndjeva hapat e dikujt,- i tha Ajkuna me sytë e përqendruar në rrugicën e errët të parkut. Ngriti sytë për të vështruar Gazmendin. Të dy i buzëqeshën njëri - tjetrit.
- Pashë dritën ndezur,- i tha ai si për të nisur bisedën.
- Edhe unë pashë dritat e varkës tënde. Po lundroje – I tha ajo.
- Erdha të të them “natën e mire”.
Ajo i buzëqeshi dhe e ftoi të hynte brenda. Drita e zbehtë e kuzhinës e tregonte më të ri, ashtu si ajo e pati njohur dikur.



*******
Ajkuna mbështeti kokën në mur dhe mori frymë thellë. Oh Zot! Sa vonë e kuptoi, ankthin e frikën që i pat ngrënë shpirtin, gjatë atyre viteve. Lexoi përsëri letrën që kishte në dorë. Duart i dridheshin dhe nuk ishte në gjendje ta lexonte atë. Ndjeu një dhimbje t’i vinte nga stomaku deri lart në gjoks. Iu mblodh në grykë derisa ajo shpërtheu në një britmë të tmerrshme agonie.
Gjithçka për asgjë!
Gjithë këto vite kishte duruar aq shumë, vetëm për hir të dashurisë dhe fëmijës që kishte sjellë në jetë. Net pa mbarim nxinin në dysheme, poshtë këmbëve të krevatit. Pikturat e shkatërruara, të hedhura ngado, i bënin ato net vetëm me një tis të zi.
Asgjë!
Ai më shumë qe kujdesur për alkolin e kumarin sesa për Ajkunën dhe djalin e tyre. Kishte shkatërruar gjithçka që ajo kishte ndërtuar e sakrifikuar. Dashurinë dhe respektin. i kishte braktisur.Vetëm atëherë, vetëm kur ajo po villte vrerin, ajo ndjeu dëshpërimin. Vuri kokën poshtë çezmës së kuzhinës dhe la ujin t’i binte në fytyrë, në flokët. Hundët i rridhnin. Sytë e kishte të enjtur e të skuqur, ndërkohë së gjoksi vazhdonte t’i dhimbte.
Mblodhi duart grusht dhe mendoi:
- Gjithçka mbaroi!
Sa herë që i kthehej së kaluarës, Ajkuna i thoshte vetes:
- Duhet ta bëja!
Në një mënyrë apo tjetër jeta dhe njerëzit ndryshojnë. Edhe ajo kishte ndryshuar tashmë në një drejtim tjetër. Të kaluarën e vendosi në një cep të kujtesës.
Kishte disa vite, sa as vetë nuk e dinte sa, apo nuk dëshironte ta dinte, që jetonte përtej Atlantikut. Ishte gati të dëgjonte, të jetonte në një mënyrë tjetër…..

******
- E ke parë Klejdin, sonte, apo jo ?- e pyeti Gazmendi.
- Jo,– iu përgjigj ajo, disi e shqetësuar.- Pse? Është mirë?
- Po, po është mirë, biles shumë më mire,– iu përgjigj ai.- E pashë të shëtiste në park. Më dha një lajm shumë të gëzuar. Dëshironte që ti ta dije e para dhe dëshironte pikërisht që unë të të jepja lajmin e gëzuar.
- Çfarë është? Tregoma, tregoma!- e luti Ajkuna me të shpejtë.
- Së shpejti dëshiron të fejohet! Me atë vajzën që njohu në universitet.
- Sa mirë! Sa bukur! E ëndërroja këtë ditë për tim bir, – i tha ajo shumë e gëzuar dhe e lumtur.
Gazmendi heshti dhe sytë i kishte ngulur në sy të saj.
- Po ashtu edhe ne të dy, Ajkuna! Duhet të bëjmë diçka, – i tha pa i hequr sytë nga ajo. Intensiteti i vështrimit të tij e bëri të stepej. Kryqëzoi duart në gjoksin e saj. Me sy të hapur vështronte poshtë këmbëve. Ai iu afrua pranë. Zemra filloi t’i rrihte fort.
- Mos, Gazmend!- shqiptoi ajo.
- Ajkuna, vështromë mua, të lutem!- e luti ai.
Ajo tundi kokën ngadalë, duke e mbajtur poshtë. Ai qëndronte aty, shumë pranë saj,. Ajo mundi të ndjente ngrohtësinë e lëkurës së tij. Ai e zuri nga shpatullat, duke i kaluar duart nëpër krahët e saj. Ajo mbeti pa frymë.
- Po ti vetë e ke thënë se njerëzit ndryshojnë, po ashtu edhe mendjen e tyre.
- Po, por jo ne,– kundërshtoi lehtë ajo nëpër dhëmbë. Nuk është koha jonë.
- Po,– tha Gazmendi i vendosur. Është koha, dita, jeta jonë!
Fjalët e tij e prekën në zemër. Nuk dëshironte ta shihte në fytyrë atë çast, por nuk mundi. Sytë e tij shndritnin, reflektonin dritë. Ajo vuri re mënyrën si ai e vështronte, i buzëqeshur, sikur ai kishte shumë për të thënë si edhe ajo. Dëshironte atë çast të thoshte diçka. Harroi fjalët.
- Kam dashur me kohë të të them që të bëjmë diçka, që vitin e kaluar,- i tha ai, duke ia mbajtur fytyrën mes duarve të tij dhe duke e puthur. Ajo e dinte që nuk duhej të tërhiqej, por u ngrit paksa në majë të gishtave për ta arritur atë. Trupi i tij u ngjit pas trupit të saj. Buzët e tij në të sajat, prekte gjuhën e saj dhe gjithçka ndryshoi. Ashtu të ngjitur me njëri - tjetrin hynë në dhomën e saj. Ajo shtyu pikturën. Hodhi penelin në dysheme dhe u ulën në divanin pranë dritares. Ata u puthën përsëri. Ajo përkulej ndaj tij. Ndjeu fortësinë e muskujve të trupit të tij. Gjoksi i tij si një shkëmb i fortë. E mbante fort pas vetes. Prekja e tij nuk ishte e butë. E ashpër ishte. Por, gjithsesi ishte një prekje e dhembur, e dashur, që kurrë s’e pati ndjerë më parë. Ndërsa ata putheshin, ajo hapi sytë, të vështronte atë. Ndoshta dëshironte të shikonte atë çka po ndodhte. Ajo pati ëndërruar për dashurinë, gjithë jetën e saj. Vetëm një herë në jetën e saj, ajo po provonte dashurinë e vërtetë me Gazmendin. Ajo pati bërë një gabim në jetë, nga i cili kishte përfituar diçka shumë të mirë, të bukur e të dashur, Klejdin, birin e saj. Jeta e saj u shkatërrua në një moment, ..por…ajo…kishte shansin ta rifitonte atë përsëri. Ia hodhi sytë Gazmendit. Vështrimi i tij e bëri ta kuptonte se kjo ishte e vërtetë, se ajo po rizgjohej.
Muzika e ujit, flladi i mbrëmjes dhe fëshfërima e gjetheve hynë nga dritarja.

Ajkuna mbylli sytë përsëri. Dëshironte të humbiste vetëm në puthje. Krahët e tij kishin pushtuar atë dhe duart e tij ledhatonin kurrizin. Prekja e tij ishte e ngrohtë dhe ajo harkoi trupin mbi të tijin. Duart e saj ledhatonin krahët e tij gjithë muskuj. Puthja e tij ishte e butë, e dashur dhe e zjarrtë. Mbante ballin mbështëtur në ballin e saj, dhe faqet ia përkëdhelte me gishtat. Ia ngulën sytë njëri - tjetrit për një kohë të gjatë. Bilbilat këndonin, e këndonin në park, njëri pas tjetrit. Tingulli i tyre ishte një mburojë, për të mbajtur Ajkunën e Gazmendin në përjetësinë e asaj mbrëmjeje.
- Pse nuk të njoha më parë?? Pse? Pse?- e pyeti ai me zërin e ulët
- Ti?- ia ktheu edhe ajo me pyetje.- Isha unë ajo…që..nuk…besoja… Ai priti që ajo të mbaronte fjalinë. Ajo nuk ishte e qartë se cfarë duhej të thoshte Ajo kurrë nuk pat besuar se mund të gjente dikë, që do i rizgjonte jetën, ajo nuk e besonte sepse mes tyre ishte ndryshimi. Ai nuk ishte martuar kurrë, ndërsa ajo vetëm një here. Biles kishte edhe një fëmijë! Kurrë nuk e kishte menduar se Gazmendi e donte atë dhe birin e saj. Biles edhe kur mësoi të vërtetën se ata mund të jetonin së bashku.
- Ne jemi së bashku tani,- i pëshpëriti ai.
- Mbylli sytë dhe dëgjo këngën e bilbilave, –kërkoj ajo prej tij. Ai bëri si i tha ajo. Po ashtu edhe ajo mbylli sytë. Qëndruan për disa minuta në qetësi, në krahë të njëri - tjetrit.
- Me kë të ngjasojnë parku, aroma e luleve, flladi i mbrëmjes, tingujt e tyre,- pyeti ai pas pak.
- Me parkun “Rinia”, aty në qytetin tim,– i tha ajo e përhumbur në meditim.
- Cfarë?
- Më sjellin paqe, dashuri. Më zgjojnë ëndrrat.
- Është e njëjta natyrë, të njëjtat pisha, e njëjta luginë. Nuk kanë shumë ndryshim.
- Po,- i tha ajo. Ti më bërë ta dalloj këtë.
- Unë? Në cfarë mënyre?
- Të harroj të kaluarën time,- tha ajo.

- Pata ndrojtje në fillim, kur erdha këtu,- i tha ai.
- Ishte herën e parë, për shumë arsye. Por jo më,- i tha ajo.

- Dëshiron të dish diçka??
- Çfarë, Ajkuna?
- Unë të besoj ty.

Gazmendi e pushtoi më fort.
- Të zotohm. Të dua, Ajkuna. Ti e Klejdi jeni gjithçka për mua. Ajo u mbështet te divani dhe ai e puthi atë. Gjithçka i përkiste asaj vetë, Klejdit e Gazmendit. Ishin drejt një rrugë të re. Ai sapo i dha premtimin dhe deri atë moment, ajo nuk e pati kuptuar sa të rëndësishme ishin: besimi, premtimi dhe jeta! I dukej abstrakt një ideal për dikë tjetër, çdo gjë që ajo dëshironte - të ishte me Klejdin përgjithmonë.

Gazmendi e kapi i mori dorën Ajkunës. Të dy po ngjitnin shkallët për në katin e dytë, në dhomën e gjumit. E dinte që do të kundërshtone, gjë që nuk ishte e drejtë për të, për Gazmendin, e mbi të gjitha atë çka ajo tha më pare: “Njerëzit ndryshojnë mendje…”. E dinte që ishte e vështirë për të të fillonte jetën nga e para. Ai e shtrëngonte fort. Ajo e dëshironte atë shumë. Të gjitha mendimet dhe arsyeja u fashitën dhe ndjenjat triumfuan mbi to. Çdo gjë ndryshoi. Tërhoqën njëri - tjetrin në krevatin e madh. Ajkuna e kishte blerë atë disa vite të shkuara. Askush nuk ishte shtrirë më parë në atë krevat me të. Duke vështruar Gazmendin drejt e në sy, ajo e pranoi se sa shumë ajo pati ëndërruar të ishte ai aty, pranë saj. Zemra e saj kishte kohë që ndjente për Gazmendin.
- Sa shumë të kam dëshirua, ëndërruar, ditë, net…- pëshpëriti ai.
- E di, e di, se edhe unë të kam dëshiruar shumë, shumë….
Kapën njëri - tjetrin, teksa zbërthenin kopsat, zinxhirin, pa e çarë kokën se të kujt ishin. Drita e hënës depërtonte nga dritarja. Donte ta shikonte hënën mirë, por ajo ende nuk ishte ngritur tamam mbi pemët e parkut. Dritë e zbehtë që hynte, pikturonte trupat e tyre në ngjyrë kreshente. Ajkuna puthte hijet në trupin e Gazmendit. I puthte muskujt, barkun. I lëpinte me gjuhë shënjën e një plagë të mbetur nga fëmijëria, e cila e bëri ta donte, dëshironte atë më shumë, mashkullin e vërtetë që i pati munguar gjatë jetës. Ai e mori nën vete dhe floku i saj u përhap sa në fytyrë, sa në jastëk. Ata prapë u tretën në dashri, të përhumbur sa nuk e largonin flokun nga buzët. Ajo u shpengua dhe ai penetroi. Çdo pjesë e trupit të saj u gjallërua. Prekja e tij e bëri të dridhej. Ajo përpëlitej. Ofshante me dashuri dhe e lumtur. U zhyt më shumë në trupin e tij, duke kërkuar më shumë, përgjithmonë, pafundësisht. Gazmendi e puthte, përshkonte duart në tërë trupin e saj, duke e shtrënguar më fort pas vetes. Të dy përpëlitën sytë dhe…..Gazmendi nuk ia ndante sytë. Krahët e tij e kishin mbështjellë të gjithën. Të dy dëshironin që jeta për ta të ishte krejt ndryshe tashmë. Drita e hënës ndriçonte trupat e tyre sikur ishin në ujë dhe ata notonin e hidheshin mbi valët e detit, valëve të dashurisë. Lumturia e jetës së dytë e Ajkunës nuk kishte hyrë fshehurazi në zemërn e saj. Përkundej në ato valë zjarri bashkë me ngjyrat e një pikture të re.


Raimonda Moisiu

Hartford CT

Dhjetor, 2009
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi