Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

EULEX-i shënon njëvjetorin, Kermabo flet për sfida e jo për 'ditë feste'!

Shko poshtë

EULEX-i shënon njëvjetorin, Kermabo flet për sfida e jo për 'ditë feste'! Empty EULEX-i shënon njëvjetorin, Kermabo flet për sfida e jo për 'ditë feste'!

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 10, 2009 2:32 am

EULEX-i shënon njëvjetorin, Kermabo flet për sfida e jo për 'ditë feste'!

Fatbardhë Zeka
EULEX mbushi vitin e tij të parë të fillimit të misionit të vet në Kosovë duke vlerësuar punën e vet në aspektin e sigurisë dhe të gjyqësisë.

EULEX-i shënon njëvjetorin, Kermabo flet për sfida e jo për 'ditë feste'! Kermabo_EULEX_09
“Është me rëndësi se në komponentin e EULEX-it janë përfaqësues të të gjitha vendeve të Bashkimit Evropian, pra edhe të vendeve që aktualisht ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës”, tha presidenti, Sejdiu.


Prishtinë, 9 dhjetor - Misioni i EULEX-it në Kosovë shënoi përvjetorin e parë të punës së vet më 9 dhjetor, 2009. Me këtë rast shefi i këtij misioni Ivë de Kermabo u takua me presidentin e vendit, Fatmir Sejdiun e kryeministrin Hashim Thaçi.
“Unë e kam takuar presidentin Sejdiu me rastin e njëvjetorit të misionit EULEX në Kosovë, për ta falënderuar atë dhe popullin e Kosovës dhe për të shënuar vitin e parë dhe krucial të operimit të EULEX-it në Kosovë”, theksoi Kermabo. Ndërkaq, presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu vlerësoi lartë punën njëvjeçare të misionit EULEX në fushën e sigurisë dhe atë të gjyqësisë, duke rikonfirmuar mbështetjen dhe bashkëpunimin e mëtutjeshëm me EULEX-in, tashmë edhe për zhvillimet e reja integruese që e presin shtetin tonë. “Është me rëndësi se në komponentin e EULEX-it janë përfaqësues të të gjitha vendeve të Bashkimit Evropian, pra edhe të vendeve që aktualisht ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës”, tha presidenti, Sejdiu.
Gjithashtu shefi i EULEX-it u takua edhe me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçin, i cili tha se është një vit i punës së përbashkët, i një suksesi të përbashkët në fushën e sundimit të ligjit, që është prioritet prej më kryesorëve edhe i Qeverisë së Republikës së Kosovës.
“Ka qenë një vit i sfidave, por para së gjithash i suksesit të plotë edhe të institucioneve tona edhe të EULEX-it, me të cilët kemi një qëllim: sundimin e ligjit në Republikën e Kosovës, luftimin e dukurive negative. Është një betejë jo e lehtë, por fituese.
Vlerësimi im për punën e EULEX-it është se ne kemi punuar bashkërisht në krijimin e një ambienti dhe hapësire të standardeve evropiane. Kemi pasur sfida të cilat i kemi kaluar me sukses bashkërisht” theksoi kryeministri Thaçi.
I pyetur për raportet në mes të institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it, të cilat herë pas herë edhe janë ftohur, Kermabo tha se ky pohim nuk qëndron, sepse institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare kanë raporte të rregullta dhe do të vazhdojmë më tutje punën si në sistemin e drejtësisë, policisë dhe doganave, ashtu edhe për proceset integruese të Kosovës.
Në njëvjetorin e misionit të EULEX-it është publikuar raporti fillestarë i përgatitur nga Zyra Programore e EULEX-it. Raporti i parë i tyre i publikuar në verë, 2009 ka qenë vlerësimi më gjithëpërfshirës që është bërë ndonjëherë për gjendjen në sistemin e drejtësisë, policisë dhe doganës së Kosovës. Bazuar në atë raport, dhe punën tjetër, EULEX dhe institucionet vendore kanë paraqitur një gamë të tërë të projekteve apo veprimeve në mënyrë që institucionet e Kosovës për sundim të ligjit mund të zhvillohen në muajt apo vitet në vijim. Misioni i EULEX-it në Kosovë është i ndarë në tre Komponentë kryesor në atë për: Drejtësi, Polici dhe Doganë.
Puna kryesore e misionit të EULEX-it është që të monitorojë dhe këshillojë institucionet e Kosovës në fushën e sundimit të ligjit ku shumë nga punonjësit e EULEX-it punojnë dhe ndodhen bashkë me kolegët e tyre vendorë. Misioni mban disa fuqi ekzekutive në fushat sikurse për krimin e organizuar, korrupsionin, krimet e luftës dhe krimet serioze financiare.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi