Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjakush Tana: Arqile GJATA : Cikël me poezi

Shko poshtë

Gjakush Tana: Arqile GJATA : Cikël me poezi Empty Gjakush Tana: Arqile GJATA : Cikël me poezi

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 10, 2009 11:52 pm

Gjakush Tana: Arqile GJATA : Cikël me poezi N1289294870_9960

Gjakush Tana: Arqile GJATA : Cikël me poezi
Asaj,
nga një poezi e syrit tim
iu zbardh fytyra.
Ajo,
sipas dëshirës shpërngulur nëpër vise
kaluar, hipën dhe zbret shkallët e përkëdheljeve
të lojës me muzikë poetike.
Kështu,
ajo më afrohet fluturimthi të ngjyej syrin e poezisë
nga malli
i largët i dashurisë në ëndrrën time
lindur nga gjurma e shpresës
dhe me gaz këndoj përsëri poezi.

Gjakush Tana: Arqile GJATA: Cikël me poezi

Kur shoh ëndrra
dëgjoj këngët e gjinkallave
bashkuar
me korin madhështor të milingonave
dhe fërfërimën e lehtë të breshkave
nëpër ugare.
I nxitoj sytë përpara drejtë ëndrrave...
Zemra endacake e zbathur
Më bredh nëpër sokaqe,
që nuk kanë vdekur në këtë jetë,
dhe gjej syrin e kohës të qytetit tim
ndërtuar që kur lindën portat e shtëpive
në sheshin e Kateqit
në Vlorën time.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi