Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kush është Naim Salih Kelmendi(1959-Jeton në Prishtinë)

Shko poshtë

Kush është Naim Salih Kelmendi(1959-Jeton në Prishtinë) Empty Kush është Naim Salih Kelmendi(1959-Jeton në Prishtinë)

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 13, 2009 1:47 am

Frori Bruqi

Kush është Naim Salih Kelmendi(1959-Jeton në Prishtinë)
Kush është Naim Salih Kelmendi(1959-Jeton në Prishtinë) Pic
Naim Kelmendi lindi më 10.09.1959 në Ruhot të Pejës.Rrjedh nga një familje e njohur për tradita patriotike në Rrafshin e Dugagjinit.Ëshë biri i nacionalistit të mirënjohur Salih Ramë Kelmendi nga Haxhaj -Rugovë. Për të parët e familjes së tij është shkruar edhe në "Lahutën e Malësisë" së Gjergj Fishtës duke përmendur të parin e kësaj familje -Rrustëm Ukën...

Babai i Naimit,Salihu ishte i ndjekur dhe i burgosur nga shovenistët serb në kazamatat jugosllave.Deri më vdekje babai i tij mbeti konsekuent ndaj çështjës kombëtare.... Naimi,për disa vjet ka punuar si gazetar i gazetës "Bota sot",kurse gjatë luftës çlirimtare në Kosovë,ishte reporter lufte në betejën famoze të Kosharës( 1999)prej nga lexuesi shqiptar njoftohej për luftën heroike të vashave dhe djemëve shqiptarë... Poashtu ai njoftonte opinionin mbarëkombëtarë për të bëmat e lavdishme dhe heroizmin e kësaj beteje të lavdishme,por më vonë Naim Kelmendi shkroi edhe mjaftë radhë,artikuj ,intervista etj.,për një tjetër betejë të lavdishme-Betejën e Loxhës në gazetën "Pavarësia News" etj.

Naim Kelmendi tërë jetën e tij e deri më sot ia kushtojë çështjes sonë kombëtare gjegjësisht penda e tij nuk pushojë kurrë së shkruari poezi e prozë për Kosovën dhe popullin e robëruar shqiptar, dhimbjet e të cilit do t’i përjetojë rëndë në shpirt, njësojë sikur mallin për babanë e tij, ngrohtësinë dhe zërin e ëmbël të të cilit nuk e shijoi kurrë në jetë....

Naim Kelmendi edhe tash vazhdon të shkruan poezi, të këndojë dhe t’i thurë këngë lirisë së fituar me aq shumë gjak, do të këndojë bashkë me popullin e tij të cilit i thuri aq shumë vargje, dhe për lirinë e të cilit ishte i gatshëm të sakrifikohet në çdo çast.

Poetët janë zëri më i bukur i një populli, janë këngëtarët më të mëdhenjë që i këndojnë lirisë, janë bilbilat më të bukur të botës që ia thonë këngës në çastet më të vështira kur të tjerët vajtojnë, vetëm e vetëm që ta mbajnë të gjallë shpirtin e popullit kur ai kërcënohet me zhdukje, siç ishte rasti para një decenie me popullin të cilit i takonte Naimi. Për këtë ai deri më tani ka botuar mbi 12 përmbledhje poezish, ka shkruar me dhjetra punime publicistike dhe gazetareske, është marrë me aktivitete të shumta kulturore, qoftë në Kosovë(Pejë,Ruhot,Prishtinë) në Zvicër,Shqipëri etj.

Naimi ishte redaktor i disa revistave shqipe në diasporë si “Top-Kultura” , “Mërgimtari”, etj. ka organizuar me dhjetra takime dhe mbrëmje letrare, promovime librash, ishte reporteri i parë i gazetës “Bota Sot” që arriti të raportojë nga fronti i luftës në Koshare, ishte bashkëpuntor i shumë botimeve në gjuhën shqipe...Ishte pra gjithmonë ndër të parët në front, në ate intelektual dhe ate të luftës, nuk i frikësohej as vdekjes, sepse trimërinë ia kishin lënë trashëgim të parët e tij nga Rugova, gjysh e stërgjysh, denbabaden deri në ditën e kijametit.

Veprimtaria letrare e Naim Kelmendit , siç na është e njohur mirë përveç vlerave të larta letrare, stilistike, ka edhe vlera pozitivisht të theksuara gjuhësore. I lindur e i rritur në Ruhot, ai si një fëmijë e më vonë si një djalë e veçmas më vonë si nxënës dhe student vërejti se të folurit e Rugovës ka një veçori të vetën e cila po të mbledhet e të ruhet, jo vetëm që do të jetë një thesar i paçmuar për gjuhësinë, por edhe burim e leksik i pashterrshëm për letërsinë, posaçërisht për poezinë.

Qysh në përmbledhjen e parë të poezive me titull "Shtreza në fjalë" është hetuar tek ai se adhurimi i tij është shumë i forte për leksikun autokton rugovas dhe se ato fjalë të vjetra do të mund të shfrytëzohen pafundësisht në poezi. Kjo prirje e tij vazhdoi të thellohet edhe te veprat e tjera, deri tek ajo e fundit. Mund të thuhet se Naim Kelmendi një numër të madh fjalësh të leksikut rugovas e futi me gjeturi në poezi, ia gjeti vendin e përshtatshëm aty dhe ashtu e mbetur ajo u ngulit aty edhe më tej nga bashkëfrymëzuesit e tij, kështu që në saje të meritës dhe të pasuesve të tij, gjuha jonë e ka rinuar një numër fjalësh e shprehjesh të vjetra, ua ka rigjeturur vendin aty dhe aty kanë mbetur e do mbesin përgjithmonë si pasuri edhe e leksikut letrar.

Një meritë tjetër e Naim Kelmendit si poet e prozator e ka edhe për gjetjen e neologjizmave (fjalëve të reja), për krijimin dhe formimin e tyre, duke i dhënë një kontribut të madh neologjisë shqiptare. I dhënë pas letërsisë, ku e ka gjetur strofullën shlodhëse për shpirtin dhe ndjenjat e tij, ai si gjuhëtar tërthorazi ia begatoi leksikun gjuhës së vet, e cila në pendën dhe gjeturinë e tij, gjeti një mjeshtër kulmor për ruajtjen e të vjetrave dhe krijimin e fjalëve të reja sipas dhe në saje të mendjes dhe syrit shigjetues të tij(Nyja e Gordit).

Nga leksiku popullor Naim Kelmendi ia doli të fusë në përdorimin letrar me dhjetra e dhjetra fjalë, të cilat, jo vetëm që nuk ia ulnin vlerën letrare asaj gjuhe, por, përkundrazi ia ngrisnin, ia larushonin dhe ia mbushnin me poezicitet. Natyrisht se një vlerë të tillë nuk mund ta ketë çdo fjalë e leksikut popullor, prandaj ai arriti mjeshtërisht të zgjedhë ato fjalë që në vetvete kishin bukuri fjale, bukurtingëllim, veçanësi emërtimi ose shënjimi(Pse ashtu Pandorë).


Nga sa u tha, Naim Kelmendi në lëmën e leksikut ka sjellur një pasuri leksiku jo vetëm me brumin vetanak por edhe duke e rikthyer në jetë një numër fjalësh të gjuhës sonë, të cilat poezisë i japin hijeshi, gjerësi kuptimi e sidomos melodicitet autokton.
Fjalët e reja të qëmtuara nga veprat, shkrimet dhe shënimet e tij mua më kanë hyrë në punë si lëndë e pakapërcyeshme në punën time gjatë hartimit të FJALORIT TË FJALËVE TË REJA. Ndër krijuesit më të frutshëm të fjalëve veçohet i dalluar edhe Naim Kelmendi ashtu si Azem Shkreli dhe Ramiz Kelmendi. Prej pendës së Naimit kam qëmtuar dhe shënuar me dhjetra fjalë të tipit të neologjizmave.
Naim Kelmendi këngën e ka ndërtuar me fjalë ngjyrimesh të ndryshme ndër të tjera edhe me përmbledhjen me poezi "Nyja e Gordit" . Ai me një "daltë fjale" në dorë këndoi edhe kur shkroi përmbledhjen me poezi "Përballje me vdekjën" me atë formën më të bukur që dinë poetët të bëjnë mjeshtërinë e fjalëve (Eklipsi i diellit,Albanoi,Nyja e Gordit,Pse ashtu Pandorë,Kohë për të folur gurët,Sipërfaqja e padukshme etj).



Publicisti Naim Kelmendi ka shumë libra dhe vlejnë t'i veçojmë disa prej tyre:

1.Shtreza në fjalë,poezi,Prishtinë ,1984.

2.Albanoi,poezi,Prishtinë,1986.

3.Nyja e Gordit,poezi,Prishtinë,1987.

4.Ç' të bëj me dhembjen,poezi,Prishtinë,1987.

5.Pse ashtu Pandorë,poezi,Prishtinë,1989.

6Përballje me vdekjën,poezi,Prishtinë,1993.

7.Eklipsi i diellit,poezi,Prishtinë,1993.

8.Vrasja e deputetit,monografi,Prishtinë,2003.

9.Shqiptari vdes duke kënduar,poemë për Adem Jasharin,Prishtinë,2003.

10.Kohë për të folur gurët,poezi,Prishtinë 2004.

11.Sipërfaqja e padukshme,poezi,Prishtinë 2005.

12.Beteja e Kosharës,monografi,Prishtinë,2008.

13.Pikëpamje dhe reagime ,2008.

Naim Kelmendi është njëri nga publicistët që, me penën e tij, i doli përballë krimit që mbiu në Kosovë menjëherë pas përfundimit të luftës, pjesëmarrës i së cilës ka qenë edhe vetë si reporter në Koshare.

Për këtë guxim të tij, për këtë përpjekje në funksion të ndërtimit të një shteti të mirëfilltë ligjor, për vizionin e tij për një Kosovë demokratike-ishte për një kohë të gjatë i kërcënuar nga grupet kriminale që u konvenonte anarkia, për ta shfrytëzuar këtë (anarkinë) për pasurim brenda nate.

Naim Kelmendi krejt çka mendoi për zhvillimet e pasluftës në Kosovë, e tha haptaz. Prandaj, vlera e shkrimeve të tij qëndron jo vetëm te ana cilësore e tyre, por edhe te guximi për t'i thënë me emrin e vërtetë të bardhës e bardhë dhe të zezës e zezë.

Në shënjestër të shkrimeve të Naim Kelmendit, ndër të tjera, ka qenë edhe politika e "re" e Beogradit dhe lëvizjet e saj të vazhdueshme për ta frenuar procesin e pavarësimit të Kosovës. Çdo lëvizje antiKosovë nga ana e kësaj politike, publicisti në fjalë bën përpjekje ta demaskojë në sytë e opinionit tonë.

Njëkohësisht, i analizon edhe politikat ndërkombëtare në raport me Kosovën dhe, sa herë sheh të meta në të, bën thirrje që ajo të mos bjerë viktimë e taktikave të reja të politikës së "re" të Kalimegdanit kundër pavarësisë së saj. Po ashtu, parashtron fakte të shumta në favor të pavarësisë së Kosovës, e cila edhe u realizua më 17 shkurt 2008.

Shkrimet e përmbledhura në këtë libër janë të shkruara në gazetën "Bota sot", "Pavarësia", "Pavarësia news" etj. gjatë viteve të pasluftës.

Në të janë përfshirë vetëm disa prej shkrimeve të tij të shumta të publikuara në këto gazeta. Me penën e tij, ishte njëri nga heronjtë e demokracisë në Shqipërinë Etnike . Themi Hero për faktin se t'i identifikosh gjërat negative për një shoqëri dhe një komb, kur nata qe bërë kulçedër që i "hante" atdhetarët e Kosovës, është vërtet heroizëm.

T'ua vësh gjoksin përpara grupeve kriminale, që gati sa s'e patën dërrmuar përpjekjen e Kosovës për pavarësi, ishte ana tjetër e atdhetarizmit të Naim Kelmendit, pas përfundimit të luftës. Ana tjetër e atdhetarizmit të tij të treguar qysh në kushtrimin e parë për luftë kundër Serbisë.

Shkrimet e publicistit ,shkrimtarit ,gazetarit dhe patriotit Naim Kelmendi do ju shërbejnë gjeneratave te ardhshme se si mbrohet Kosova edhe në liri. Se si liria e merr kuptimin e saj të vërtetë....

NAMË RUGOVASE

U lafsh ne gjak ujk i pangopur
e te ardhte vera e zeze,
e mos e tjefsh qyqen ne rremb
e te rafte mishi cope-cope
e era njeri mos te ardhte
egur u befsh ujk i pangopur.

DASHURI

Me vite me shekuj
e njejta force
me terheq kah ti.

veshtire

se mund te shpiket
fjale tjeter mashtruese

per ta pershtatur
zjarrin e Prometeut
ne Zot ne Njeri.

GJAKU PO TË KËRKON

Gjaku po te kerkon
ishull i larget


te gjitha kenget e mia
ne truallin tim
hiresise tende i kendojne

ne varken pa busolle
lundrojme hullirave
gjaku po te kerkon
ishull i larget.

SHKËLQIM I ZI

Ai erdhi ai shkoi si erdhi
ai erdhi prape ashtu si shkoi
ai shkoi ashtu si erdhi me kuterbim

dhe serish erdhi
me shkelqimin e zi
dhomen na e mbushi

zhurme te mistershme

mjer ata me fatin e qenit
qe u rreshtuan si kafsha
pa tru e pa sy pas shkelqimit tij.

FJALËE DREJTË

E dua zjarrin e saj
dhe hirin dhe prushin

koken e saj te forte
e dua edhe atehere
kur s´kemi gjume ne sy

per ta thene te verteten
para syvete botes
edhe sikur te na pushkatojne
qe ne mengjesin e pare.

FRINGO

Guri në valë
koha në Flakë
kujdes.

Natën kujdes
në Mesnatë

Ditën kujdes
në Mesditë
midis
Skiles e Haridbes
kujdes bregun.

NË FUNDIN E ÇDO LOJE


shikim mbi lule merr hov
zemra i pëlcet bardhësisë

pse rrini heshtur
farë e kuptimit
mes njerëzish

SHQIPONJAT

S´është e vërtetë
se mund të bien
e të mos ngrihen

nëntëdhjetëenëntë herë
sikur të bien
edhe njëherë do të ngrihen.
fundi le të jetë
fillim i vërtetë.


Naim KELMENDI


Kush po i frikësohet transparencës së zgjedhjeve?!…



U fol si shumë, këto kohët e fundit, për vendosjen apo jo të kamerave në qendrat e votimit në zgjedhjet e 15 nëntorit. Herë u fol për instalimin e tyre e herë u fol kundër, ndonëse me arsyetimin se, “e prishka privatësinë e votuesit”. Këtë “justifikimin” e dytë e kanë dhënë ata që ose nuk e kanë “ditur” funksionin dhe vendosjen e kamerave. Meqë zgjedhjet e 15 nëntorit janë zgjedhjet e para që Kosova i organizon, tashmë si shtet, dhe të parat pas pavarësisë së shtetit, ka qenë në rregull, që kamerat, ato që në këtë mënyrë garantojnë transparencën në vendvotime, pra në procesin e zgjedhjeve, duke mos lënë hapësirë për manipulimin e zgjedhjeve, të instaloheshin patjetër. Në këtë mënyrë edhe para qytetarëve edhe para të tjerëve, transparenca e procesit të zgjedhjeve nuk do të linte vend për dyshime nëse ka patur manipulime. Duket se kësaj transparence iu frikësuan ata që tashmë lënë vend për dyshimin e manipulimit të zgjedhjeve, ngase për transparencë në Komisionin e zgjedhjeve kanë qenë përfaqësuesit e LDK-së, AAK-së, LDD-së etj, ndërsa këta u mbivotuan nga ata të PDK-së dhe të tjerët, që votuan me shumicë votash kundër instalimit të kamerave. Kjo tregon më së miri nivelin tonë demokratik dhe të nivelit të demokracisë. Pse u dashka të frikësohen nga transparenca e zgjedhjeve. Ata që votuan kundër vendosjes së kamerave nëpër qendrat e votimit, sollën një justifikim të pajustifikueshëm. Tashmë kjo lë mjaft hapësirë për të dyshuar në vetë procesin e zgjedhjeve lokale dhe mbarëvajtjen e tyre korrekte. Në fund, nuk duam që të prejudikojmë, por na mbetet të presim se kush është i interesuar që të manipulojë me votën e qytetarit, funksioni i së cilës është i patjetërsueshëm dhe i respektueshëm. Ata që votuan kundër transparencës, pra të vendosjes së kamerave në vendvotime, lënë mjaft hapësirë për të dyshuar në vetë nivelin e tyre dhe të subjekteve të tyre politike prej nga vijnë. Meqë Kosova kësaj radhe organizon vet zgjedhje, ta parat në shtetin sovran dhe të pavarur, dhe të njohur ndërkombëtarisht nga më se 60 shtete demokratike, ka qenë e udhës që të jemi sa më transparent, korrekt dhe të mbahen vërtet zgjedhje demokratike si çdokund në Evropën e civilizuar. Kjo vetëm sa e tregon atë pjekurinë tonë demokratike, për të cilën po flasim saherë para të tjerëve, por kur jemi te zgjedhjet atë çka e kemi deklaruar duhet ta arsyetojmë dhe ta dëshmojmë në praktikë. Zaten, transparenca në zgjedhje, në mos për asgjë tjetër, atëherë është pasqyrë për vetë nivelin e demokracisë sonë në shtetin më të ri demokratik në botë...
(http://kosova.info/2009/08/kush-po-i-frikesohet-transparences-se-zgjedhjeve/)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi