Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nga Gjakush Tana

Shko poshtë

Nga Gjakush Tana Empty Nga Gjakush Tana

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 13, 2009 1:56 am

Nga Gjakush Tana N1289294870_9960

Gjakush Tana: GJITHMONË MA I BLERTË

Agimmuzgu, më vrau gjithë gëzimin
pse më mbetën këmbët i tërhoqa zvarrë ?

Lajmi kutërbonde - jeta me zhgënjimin
Më krijonte gjendjen sikur jam i marrë !


E keqe ndodhia, mbeti heshtja flakë
nëpër stinë përvidhen ngjyra që nuk duhen !

I nisi në shtigje , n'udhëkryq u dha shuplakë
të shfarojnë gjurmët , n' shekuj të shuhen!


Jo! Nuk vdes ajo që i thonë shpirt ! Muzë !
Regëtimë e jehonës bëhet kurorë !

Eja të përqafohemi, të puthemi në buzë !
Si ndizet një mal nga stralli me urorë !

Se vetëm atëherë do të ringjallet dritëhija
se vetëm atëherë ti do të bëhesh Ti !

Unë që pres e s'vdes se me mban dashuria
Gjithmonë ma i blertë edhe kur jam hi



Gjakush Tana: NJË NATË NË DETROID !

(Në maj të vitit 2004, isha në Elgjin tek djali në vizitë ! Atje, Nipi im Rushiti, sapo arrita më tha :
- Dajo ! Më shoqero për në Cleweland ! Duhet të dërgoj veturën për në vendlindeje !

U pajtova unë, perkunder djalit tim Arianitit , që me tha se rruga ishte e gjate . Dhe ne u nisëm.
Na zu nata në Detroid , ku tek nje hotel pranë Kishes Autoqefale Shqiptare , pushuam ...!)




Kjo linjë e gjatë , kjo linjë rrugetimi,
kaloj një natë në Detroid,
më ndozi mallin - vullkan frymëzimi
më shoqeroi Noli , më tha : Prit!

- Të solli rasti , ai mbret i botës
qëndro këtë natë , të ndjesh qetësi !
Këtu mbaroj si uji i gotës
Ajo rreze Dielli për Arbëri !

- Më fal bre burrë ! Ia kthej atij.
Po ti a prehesh? Apo rilind ?!
Mos më rrëmbeve , dua të di ,
të marr leje nga femijë e prind !

Me ty do të nisja edhe nje jetë
se ka nevojë të rinisë e mbara !
Nuk arriti të bëhet Shqipëri' e vertetë !
Demokracisë - shumë keq i ka mbi fara!

Një erë agimi më përzuri ëndërrimin,
u largua Noli , u nisa unë !
Në Cleweland më priste mbarimi
në shtigje të gjata e, pa fund!

Nju Jork , Uashington e sa mrekulli
do të ktheja pastaj në Ilionis,
gjithë kohën Nolin si shenjt në gji
n'frymëzim të lirikës e qëndis !
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi