Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ardi Omeri: E PASHE...

Shko poshtë

Ardi Omeri: E PASHE... Empty Ardi Omeri: E PASHE...

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 13, 2009 2:50 am

Ardi Omeri: E PASHE...


Ndersa leshohej i pa fuqi mbi kolltuk te zi ,e prekte me pellemben e dores ate lekure te zeze te stolisur per tu ndjere rehat e ai nuk kishte...
E kisha pare pak me pare tek i shndrisnin syte me gezim ndersa mbi nje leter te bardhe sec shkruante vazhdimisht sikur nuk donte te kishte mbarim cfare shkruante..
E pashe pastaj ndersa e mblodhi lemsh ne doren e djathte dhe e hodhi ne koshin e plehrave, mori nje tjeter leter te bardhe dhe e mbushi me germa te zeza, e degjohej vec gervishtja e penes mbi leter e pastaj...
E pashe qe e mblodhi lemsh ne doren e majte dhe e hodhi ne koshin e plehrave...
E pashe kur u ngrit si i mpire nga karrikja ku ishte ulur, u afrua dritares se ballkonit e veshtronte pertej
erresires se nates qe sapo kishte filluar sikur kerkonte dicka qe vec ai mund ta shihte me sy apo me mendje,atje pertej, pas asaj erresire ai sec po kerkonte ...
E kuptova qe dicka kishte levizur brenda tij ndersa shkruante pa pushim, sikur djajte kishte zgjuar me mendimet e tij te gezuara, sikur pertej atyre xhamave ndodhesh dikush qe nuk donte qe ai te buzeqeshte, te gezonte, sikur pertej asaj erresire fshihesh nje sekret qe vec ai e njihte dhe i trembesh e ai sensacion i keq e tkurri, e beri te vogel, e mblodhi neper te dhe, e pashe...
Ai mbeshteti koken mbi pellembet e tija e ato u lagen...
E pashe , ngriti koken, lepiu buzet i shkujdesur,u ngrit ne kembe e ndezi driten...
Une pashe driten te caje erresiren e dhomes e deri diku edhe ate pas xhamave...
Ai po kerkonte paqe...
E pashe qe ju afrua dritares i menduar e me lot qe rridhin lehte,instinktivisht mbi mjekerr e qendronin mbi buze ku ai i lepinte sikur donte te shijonte kripen e tyre , sikur donte te rikujtonte ndonje shije te vjeter, sikur donte te ngopej per te mos i shijuar me...
E pashe tek sfidonte erresiren pertej dritares me pak drite dhome e sikur po i thoshte,
- Neser eshte dite e re dhe del Dielli...

ARDI OMERI 13/12/2009 0.16
Ardi Omeri: E PASHE... 14236_1223490761738_1663066175_538112_7219281_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi