Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Myvele Dervishaj:HARTA E SHQIPERISE NE XHAMIN ME AVULL

Shko poshtë

Myvele Dervishaj:HARTA E SHQIPERISE NE XHAMIN ME AVULL Empty Myvele Dervishaj:HARTA E SHQIPERISE NE XHAMIN ME AVULL

Mesazh nga Agim Gashi Fri Dec 18, 2009 11:44 am

Myvele Dervishaj



HARTA E SHQIPERISE NE XHAMIN ME AVULL



-Eshte dite e shtune. -Bashkeshorti propozoi kafen e mengjezit ta pime te kafja e shqipetareve,mbasi aty vijne vetem shqiptar.

-U nisem te tre edhe djali megjithese moti ishte i ftoht.Te gjithe shkojne si ne shtepine e tyre dhe muhabeti behet rendshem,ka larmi mendimesh ,dikush tregon per punen ,dikush per sportin,por kur nisin te diskutojne per politiken ,te them te drejten nuk me pelqen se fillon nxehja.

-Si ne Shqiperi edhe ketu ka mendime te kunderta persa i perket bindjeve politike,por kemi dhe anen tjeter shume pozitive pershembull ne raste festash shkojme ,mblidhemi se bashku dhe kujtojme me nostalgji Tte gjithe ne keto data me zemer e shpirt jemi ne atdheun tone te dashur, si festen e 28 Nentorit, vitin e ri festen tone te gruas .

-Dhe nje jave ne shqiptaret presim me padurim mbremjen e flamurit, 28 nentorit-Dikush ne kafe hapi muhabeti e festes !..i siguruat biletat?..tek- tuk kishin qe ende nuk i kishin siguruar,

-Bashkeshorti im qe nga vendi tha !...

-Une me familjen time do shkojme .

-Te gjithe ishin entuziast dhe muhabeti vazhdoi .

-Xhamat e dritareve u veshen nga avulli i kafeve dhe fryma e te pranishmeve.

Nje femi u ngrit dhe filloj te zhgaraviste te dritarja .Une po e shikoja me kenaqesi per fantazine e tij te madhe ku dukeshin figura absrtakte.Edhe mua me shkoj ne mendje te shoqeroj ate femi dhe u drejtova te dritarja qe kishte me shume hapesire,veshja me avull ishte ne c'do cep,ishte nje veshje e paster.

-Nisa te bej ne xham harten e Shqiperise ,mendova se do me shkonte mundi kot mbasi nuk do perdorja as lapsin, as penelin.Vazhdova me kujdes skicen e hartes deri sa harta morri formen e duhur,ne kete moment ndjeva levizje karigesh dhe mendime qe shpreheshin me ze te ulet.

-Bashkeatdhetaret filluan te entuziazmoheshin dhe nuk i hiqnin syte deri sa une ta mbaroja.

-Si skice harta nuk dukej e plot dhe vazhdova te vendos pikat e qyteteve.-Dikush foli ..filloje nga

Tirana ,nje tjeter Fieri, Berati,Shkodra, Vlora deri sa u plotesuan te gjitha qytetet .

-Deshira ime ishte e madhe qe harta te dukej sa me e bukur ,sa me e plot dhe kerkova pronarit te lokalit i cili ishte shqiptar ,pipeza qe ne i perdorim per te pire pijet freskuese.Dhe pipezat erdhen ne moment me ngjyra te ndryshme , mua mu duken te pershtatshme ato ngjyre te blerte.

-Nje grua me kujtoj per te pire kafen !..-Zonje pije kafen se u ftoh,megjithate e piva pa e patur mendjen.

-I ndava pipezat ne copa te vogla dhe fillova t'i vendos neper pikat e qyteteve .Harta po dukej e bukur ,ashtu si e kemi ne te vertete.Lindi nevoja dhe per nje pipez te kuqe edhe kjo ngjyre erdhi ne moment.por kete e preva me te madhe per se gjati per ta vendosur te kryeqyteti jone i bukur,i cila i jepte imazhin e flamurit .

-Te gjithe te pranishmit filluan te duartrokasin ,mua me qeshen syte nga gezimi por qeshja e syve te mi ishte e shoqeruar me lote gezimi

Nuk u perlota vetem une, por te gjitha bashkeatdhetaret se ne fund te fundit kemi nje ideal per ate vend qe u lindem.

-U ula ne karige dhe shikoja harten me nostalgji,mendoja gjurmet e femijerise,qe me ngateroheshin te ndodhura apo te sajuara.Shikoja fytyra njerezish te njohur-te panjohur qe leviznin .Me kujtoheshin stinet ,qytetet, rruget por si drite-hije.Mendoja kafenete ne Shqiperi te cilet nuk kane perse te bejne keto imazhe malli.

-Syte mu fiksuan te Tirana ku me dukej sikur me dilinin para sysh vajza dhe tre femijet e saj duke mu hedhur ne krahet e mi dhe me perqafonin.

-Shikoja Shqiperine e zbukuruar ,me dukej sikur lulet ,zogjte, malet, fushat me pershendesnin.

-Nder kohe bashkeshorti me veshtroj se une nuk e kisha mendjen te pyetjet qe me benin dhe ate moment ndjeva ikjen time larg pran atdheut tim .

-Mami kthehu me foli djali, mjaft u ngashereve !...

T'me kishit lene edhe pak se po shmallesha duke pare .

-Kur u permenda shikoj tavolinat e mbushura me pije freskuese ,embelsira dhe cokollata.

U mrekullova nga kjo hare qe kishte pushtuar lokalin e kafese .Fytyrat tona morren pamjen e gezueshme dhe te qete.

-Nderkohe pronari i lokalit drejtohet per te tavolina jon me nje goxha tabaka ne dore ,te them pa egzagjerim sic themi ne ,mbushur me maje dhe me thot!..

-Kjo tabaka eshte per ty ,i ke nga te gjithe ne !....

-U mallengjeva per kete vleresim dhe nuk me mbeti gje tjeter vecse ,u ngrita dhe i,u drejtova bashkombasve te mi -ju falenderoj ngrohtesisht !..Nuk kam per ta haruar kurre kete dite te bukur malli te mbushur me nostalgji.

-Mbas meje u ngrit nje grua qe e kisha prane tavolines duke me thene se t'i na e ktheve diten e sotme ne nje dite feste ,ajo vazhdoj :...

-Mbas nje jave te gjithe ne presim festen e dyte ,festen e 28 Nentorit ne nje lokal me te madh,me te gjithe shqiptaret ,me kenge,hare dhe vallzim.

-Duke u kthyer per ne shtepi bashkeshorti dhe djali nga hareja e kesaj dite me thane se si kjo dite e bukur feste, spontane mallengjyse per te gjithe ne qe lote nuk mund t'i mbanim,nuk kemi per ta haruar.

-Keto embelsira ,cokollata qe ne i kemi ne dore vertet t'i i meriton .

-Une vazhdova rrugen me emocione ku dukeshin shume mire nga lotet qe dilnin papushim.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi