Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Halit Bogaj: Ana Manjani

Shko poshtë

Halit Bogaj: Ana Manjani Empty Halit Bogaj: Ana Manjani

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 20, 2009 3:49 am





st1\:*{behavior:url(#ieooui) }









Halit Bogaj: Ana Manjani U1_HalitBogajANA MANJANI/1908-1973





Nga Halit Bogaj





Në vargun e disa aktoreve evropiane që arritën suksese të jashtëzakonshme në botën filmore,bën pjesë edhe – Ana Manjani,me emrin e së cilës është e lidhur edhe një epokë markante e filmit evro-amerikan.Ashtu si edhe;Brizhit Bardo,Sofia Loren,Klaudia Kardinale,Gjina Llollabrixhida dhe disa akore të tjera , edhe Ana Manjani bëri emër të shquar në kinematografinë amerikane.Me një intelegjencë të posaçme dhe talent specifik,ajo arriti që të bëhej shumë shpejt një aktore e shquar dhe një yll i shkëlqyer i botës filmore edhe në suazat internacionale.Bashkë me aktoren Gjulieta Masina krijojnë dy kulte të pavdekshme dhe dy ikona të paharruara që jetojnë vazhdimisht në kujtimet tona.Ana Manjani ishte simbol i epokës së artë të neorealizmit italian. Në ato vite të gjithë shkonin në kinema dhe ne u besonim filmave të tillë ngase na përvetësonin në mënyrë të sinqertë ,duke qenë realizime të famshme me aktorë të ndritur si Ana Manjani dhe të tjerë.Edhe Ana ishte pjesë e një kohe dhe e një mënyre jetësore e cila interpretonte amviset dhe femrat e rëndomta që bënin një jetë tejet të vështirë,por që ishte edhe luftëtare e përhershme dhe rebele për një jetë më të mirë.Të rralla janë aktoret e sotme që kishin një imixh të tillë si të Anës së pavdekshme e cila realizonte role autentike ,të fuqishme dhe të jashtëzakonshme.Me Ana Manjanin mahniteshin aktorë dhe regjisorë të ndryshëm që punonin me të,në mesin e të cilëve bënte pjesë edhe Bert Llankaster me të cilin ajo luajti në filmin ”Trëndafili i tetovuar”,që ka mbetur edhe njëra ndër kryeveprat më të fuqishme filmore. Sytë e saj të zi shpesh na bënin
Halit Bogaj: Ana Manjani U1_AnnaMagnani
Anna Magnani
përshtypje të shumta se në vete ajo kishte dhembje të mëdha dhe të çuditshme të cilat ishin prezente edhe kur qeshte.Çfarë ndryshimi i madh mes saj dhe aktoreve të shumta amerikane që ishin mësuar me një jetë tjetër mondane dhe të pabrenga dhe tek të cilat asnjëherë nuk shihnim diçka të tillë pesimiste.Ana vazhdimisht na dukej si një vullkan i pashuar filmor që nuk kishte të ndalur dhe që shkëlqente me talentin e saj të ndritur i cili e solli edhe në Akademinë nacionale të arteve filmore dhe teatrore.Që ta mbante familjen e vetë të varfër , paralelisht këndonte dhe vallëzonte edhe në lokale të natës,duke e provuar jetën në drejtime të ndryshme gjersa bëhet edhe aktore fenomenale me të cilën mburrej mbarë bota.Mbase edhe ato angazhime të llojllojshme ndikuan edhe në profiliizimin e saj si aktore e përmasave kolosale, çfarë e kishim parë rrallë herë në ekranet e mëdha.Edhepse merrte pjesë në Teatër ,Ana nuk kishte dëshirë dhe nuk ishte e sigurtë se do të arrinte ndonjë sukses të madh edhe në kinematografi dhe pikërisht pas filmit të parë”Skampolo” ajo sikur ishte e dëshpëruar, prandaj edhe iu përkushtua kryesisht Teatrit. Pasiqë ishte bërë një aktore e famshme teatrore – Ana nuk luan në film deri në vitin 1934.Në fillim interpretonte vetëm role të dorës së dytë nga të cilat më i suksesshmi ishte nga filmi”Tereza Venerdi”/1941/,por duhet theksuar edhe rolin e saj mastral nga filmi”Kalorësia”/1936/.Suksesin e saj më të madh e arrin pas luftës me filmin”Roma qytet i hapur”/1945/ për të cilin e fiton Plaketën e argjendët dhe atë të kritikëve filmorë italianë.”Roma qytet i hapur” arriti sukses të madh edhe jasht Italisë,me ç` rast ajo bëhet yll me përmasa ndërkombëtare,duke u ngjitur edhe shkallëve më të larta të neorealizmit italian.Vitorio De Sika dhe Zhan Renoar jepnin mendime superiore për yllin e lindur italian,kur De Sika me të drejtë kishte thenë”se ajo ishte aktorja më e madhe e vendit të tij. Renoar ishte shprehur “se ajo ishte aktorja më e famshme me të cilën kishte punuar ndonjëherë”,duke menduar për filmin”Karroca e artë”nga viti 1955.Se sa kishte arritur ajo të dominonte në kinematografinë italiane ,më së miri dëshmojnë katër shpërblimet e fituara për filmat:”Deputeti dhe Angjelina”/1947/,”Dashuria”/1948/,”Më e bukura”/51/dhe “Motra Leticia”/1956/,të cilët i kishin realizuar regjisorët:/sipas radhës/:Luigji Zampa, Roberto Roselini, Lukino Viskonti dhe M.Kamerini.Në kulmin e krijimtarisë së saj në vitet `5o-ta ,shkon në Holivud për ta provuar fatin me filmin e lartëpërmendur”Trëndafili i tetovuar”,në regjinë e kolosit Entoni Men.Për këtë film fiton çmimin Oskar në vitin 1955,kurse për filmin e Xhorxh Cukorit”Era e egër ”/1957/, shpërblehet në Festivalin filmor të Berlinit.Aktorja e talentuar fillon pauzimin e saj të gjatë dhe nuk duket në ndonjë film deri në vitin 1972, kur e realizon filmin tjetër të shquar, prapë me titullin”Roma”, në regjinë e klasikut – Federiko Felini.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi