Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ramiz Dërmaku: Pa dashuri dhe flijim jeta s'ka kuptim

Shko poshtë

Ramiz Dërmaku: Pa dashuri dhe flijim jeta s'ka kuptim Empty Ramiz Dërmaku: Pa dashuri dhe flijim jeta s'ka kuptim

Mesazh nga Agim Gashi Mon Dec 21, 2009 2:02 am

NE SHENJE PERKUJTIMI E NERIMI TE NENES SE MADHE, NENES TEREZE

Ramiz Dërmaku: Pa dashuri dhe flijim jeta s'ka kuptim U1_RamizDermakuPA DASHURI DHE FLIJIM JETA S`KA KUPTIM

Nga Ramiz Dërmaku

Meshtari, intelektuali, poeti, atdhetari e pajtuesi i gjaqeve në Kosovë z. DOM LUSH GJERGJI , në fillim i përshëndeti të pranishmit në sallë dhe kërkoi një minutë heshtje për viktimat që ranë në luftën e Kosovës. Ai e falenderoi edhe z. Don Pashk Danin, për organizimin e kësaj tryeze - apo këtij takimi, kushtuar nënës së madhe pra Nënës Terezë.Ne sot do të orvatemi të spjegojmë, jetën, punën dhe veprimtarinë e nënës sonë të madhe, Nënës Terezë në botën shqiptare, nënës së botës së mbarë e cila së shpejti do të shpallet edhe shëntreshë. Nëna Terezë dijti më së miri të nxjerr nga lashtësia nga krishtenizmi ynë, nga tradita dhe kultura jonë shqiptare, tipare dalluese ato të cilat na bëjnë të jemi një popull i vequarë i cili i përballoi stuhive e sakrificave të shumëta por burrërisht u qëndroi dhe u përballoi atyre. Të flasësh për nënën Terezë, e mos të flasësh për kohën, rrethin, familjen ne të cilën lindi dhe u rritë ajo, do të bënim një padrejtësi , sepse aty janë rrënjët, aty është gurra dhe aty është burimi i sajë. Familja bojaxhiu ishte një familje e madhe me prejardhje nga Prizreni. Kjo familje njihej si familje atdhetare, tregëtar të shquar por mbi të gjitha ishin njerëz të mirë. Në vitin 1950-55, kjo çerdhe e lashtë Prizrenase u shqetsua shumë nga sëmundja e kolerës e cila thuhet se mori me vehte gjysmën e popullsisë së qytetit të Prizrenit. Shkaku i dytë ishte ; Masakra qe bëri shteti turkë, e në veçanti ndaj familjeve katolike. Dhe që nga ajo kohë e ndau - e përgjysmoi popullatën duke e quajtur një lagjëToshmahalla. Dhe aty pësoi - u vra edhe gjyshi i nënës Terezë. Duke i parë dhe duke i përjetuar të gjitha këto edhe familja bojaxhiu u detyrua të shpërngulet nga Prizreni. Si shkakë i tretë ishte vaarfëria, skamja, mosëpunësimi si dhe shumë shkaqe tjera (siq ju ndodhi edhe ju që të mërgoni) .Në kohën e sundimit turko-otoman me 27 gusht të vitit 1910 në Shkupë në famijen bojaxhiu do të lindë një fëmi - vajzë. Mu atë ditë, askujtë si ka shkuar ndërmend e as të mendojë se kjo datë e kjo ditë do të shënohet jo vetëm në historin e Shkupit, jo vetëm në historinë e popullit dhe të kishës shqipëtare por ne historinë e tërë njerëzimit si nji lindje fatlume, si nji rreze e dritës së re. Ne ato vite akoma ishin nën sundimin otoman. .Nëna Terezë kishte lindur shëndetligë, dhe ishte fëmiu i tretë i prindërve. Siq është tradit tek shqiptarët, filluan të bëhën orvatje se kush do ta pagëzojë - vë emrin l ? !
Ramiz Dërmaku: Pa dashuri dhe flijim jeta s'ka kuptim U1_MotherTheresa1Të gjithë anëtarët e famijes bënin orvatje ta gjenin një emër të mirë. Babait i pëlqente emri Gonxhe ( kjo do të thotë: lulja që qelë ngadalë ).Ndersa nëna dëshironte ta pagëzonte me një emër tradicional shqipëtarë krishter ANJEZE, dhe kështu u zgjidhë kompromisi, kjo mori dy emra:GONXHE ANJEZE BOJAXHIU. Gjatë një kremtimi familjar filluan njerëzit ti thonë:u rritë, u gëzoftë,po të përgjan ty, u bëftë më e mirë se ju etj etj.Nëna Drane e tha një fjalë shumë të madhe gati prfetike " Le të bëhet ajo çka thotë zoti ", zoti na e ka dhuruar dhe ai do ti ndihmojë që të rritet dhe të bëhet ashtu siq do zoti". Gonxhja së shpejti u rritë kjo ishte fëmiu i tretë, para saj ishte djali, pastaj bija e dytë Anja dhe Gonxhja e treta. Gonxhja rritej shpejtë dhe tek ajo vëreheshin shenja zhdërvjelltësie, shenja të jashtëzakonshme, kishte sy të mëdhenj me ngjyrë të kaltër dhe kushdo që vinte në familje jo që i magjepste njerëzit por ne ata sy shihej si në pasqyrë, diçka e madhe e thellë. Posa i mbushi 4 vite ( mbaroi sundimi turkë ) 1812, por gjendja e shqiptarëve nuk u përmirsua aspak, sidomos e atyre që mbetën jashtë atdheut.Qyteti i Shkupit në ato vite kishte 36 mij banorë të përzier etnikisht dhe pjesa dërmuese ishin shqipëtarë dhe u ndalue mësimi në gjihën shqipe.. Gonxhja u detyrua të vazhdojë mësimin ne gjuhën serbe, pra 3 vite të gjimnazit klasikë i kreu serbisht. Sa më tepër që rritej ajo tregonte pjekuri dhe aftësi të jashtëzakonshme, tregonte një talentë të pa parë. Si vajzë dhe nënëse ishtemë e mira si në mësime ponjashtu edhe për hije.Gonxhja shumë shpeshë këndonte me nënën e vetë,ajo kishte një zë melankolikë.Edhe ssot kemi dëshmi komponimin e himnit të kompozitorit të parë në Kosovë Hil Mosi ku ajo për herë të parë ekzekutoi. Nëna Terezë kishte prirje për mësim, vallëzim, këndim, por kishte prirje edhe për lutje ishte e gjithë anëshme . Me dëshir e vullnet të madhë e shoqëronte kudo që shkonte nënën e saj Dranen. Një shembull që e kemi dëgjuar nga goja e saj (deri sa ishte gjallë) : Një ditë nëna Drane më tha: " Gonxhe do të shkojmë në nji vend kurrë nuk do ta harrosh ? ! Pra i thashë (Gonxhja) në kishë, JO, në dasmë jo , në fmilje jo..., e mos më lodhë më trego, ku po shkojmë më trego . Ne do të shkojmë tek një plakë e mjerë e cila nuk ka askend të familjes posë Zotit dhe ne. Kur, Gonxhja i dëgjoi këto fjalë u rrudhë, ne fytyrën e saj vëreheshin shenja dhimbjeje mblodhi krahët dhe u shqetësua. Kur shkuan te plaka nëna drane filloj ta patrojë, ta lajë, t`ia patroj këmbët, përgatit ushqimin, hekurs rrobet etj etj.Gonxhja iu drejtua nënës: "Nënë është hera e parë që unë i pashë dhe i lava plagët e njeriut" !! . Këto ishin varrët e para të cilat gjatë tërë jetës do ti mbesin në kujtim. Në moshën 20-vjeqare Gonxhes do ti lindë ideja dëshira te bëhet motër rregulltare.Edhe pse Gonxhes nuk i pëlqente veshja për rregulltore shumë shpeshë i thonte vehtit këtë mendim sa ma parë duhet ta largojë nga mendja.
Kolë Bojaxhiu ishte aai i cili theu shumë gurë e rrënoi shume bjeshkë për ta ndertuar hekurudhen e cila lidhte Shkupin me Kosovën. Ai me karrocë e shoqni vinte e rrinte në Letnicë deri në 3- muaj, pushonte, lexonte, thithte e merrte frymë e ajër të pastër me mushkëri dhe e ndiente vehten shumë mirë. Për 6 vite Gonxhja u mundua të largohet nga ky mendim por nuk mundi. Me 14 gusht të vitit 1928, Gonxhja e vogël mori hapat shtegëtar , shkonë paraa truporës së zonjës së Letnicës gjunjëzohet dhee thotë këtë : " DUA TE BEHEM MOTER RREGULLTARE QE TI SHEROJE TE VAREFURIT E BOTES ". Këtë vendim ajo së pari ia tha kusheririt të saj, Bacë Antonit dhe nënës Drane. Nëna e sajë ishte një psikologe e madhe dhe ngadal i tha: Jo, ti nuk do të bëhesh motër rregulltare por do të rrish tek ne dhe të na shërbesh ne. Nëna Drane ia tha këtë jo për ta kundështuar mendimin por për të vertetuar detyrën obligimin dhe vullnetin e sajë. Nëna Drane u tha të gjithëve se sot do të mbyllem ne një dhomë dhe nuk dua që t`ma hap derën askush. Në dhomë qëndroi gjatë tërë ditës, mendoi gjatë e në mbrëmje doli nga dhoma e ftoi Gonxhën, dhe i tha.
Nëse ti dëshiron ti shërbesh të varfurëve të botës dhe je plotësisht e përkushtuar shko, por nëse kthehesh mbrapa, kur të nisesh gjurmëve të jetës mos shko sepse së pari do të dënojë unë e pastaj do të dënoj edhe zoti, nëse nuk do ta kryesh me nderë e respekt këtë detyrë. Gonxhja me prejardhje nga Kosova, babai ishte nga Prizreni, ndersa nëna Drane nga Novosella e Gjakovës,ndersa vetë Gonxhja e lindur në Shkupë.Gonxhja nga Shkupi u bëri lutje motërave në Irland , pastaj shkoi 3 muaj për tu njohur dhe mësuar gjuhën angleze.Rruga e saj zgjati 1 muajë. Me 23 nëntor hypi në anije dhe me 6 januar të vitit 1928 arriti në Kalkutë. Gonxhja menjiher filloi jetën për përgatitjen famultare, krahas kësaj ajo kryente studimet univerzitare ( histori-gjeografi ). Me 1947 i kreu të gjitha kurset e përgjithme të jetës si rregulltare dhe mori emrin e ri, sepse ashtu e kërkonte tradita kishtare. Nëse dikush i përkushtohet Zotit, ai duhet ta ndërron edhe emrin si simbol për ta ndërruar tërsishtë jetën. Prandaj, Gonxhe Bojagjiu më nuk do të quhet G:B, por MOTERA TEREZE. Motëra Terezë, iu përkushtua punës dhe filloi ta realizoj një pjesë të detyrave që ia kishte vënë vehtes. Motëra Terezë, filloi të shkruaj poezi, të lexojë dhe mbrenda një kohe të shpejtë arriti të ushtroj detyrën e arsimtares e më vonë edhe profesoreshë në shumë shkolla. Motrën Terezë e donin dhe e respektonin të gjithë në Kalkutë, ajo ishte shpirti dhe zemra e Kalkutës. Nëna Terezë pa me sytë e vetë se si maltretoheshin, nënçmoheshin, ofendoheshin, shtypeshin nji pjesë e njerëzve të varfër nga pasanikët. Në ato raste ajo prekej shpirtërishtë dhe smund të flente ditë te tëra, deri sa arriti që me punë praktike dhe bisedime të shpeshta e të sinqerta ti bind (pasanikët) kastën e lartë që të sillen më mirë ndaj të varëfurëve, dhe të kenë mëshirë ndaj tyre sepse edhe ata janë njerëz-krijesa të Zotit. Me punë vetmohuese dhe angazhim sistematik ajo arriti ti bind edhe profesorët e sajë që nga kasta e ultë (shtresa e të varfurëve) të merrë 4-5 vajza dhe ti regjistron në shkollën e saj 8aty regjistroheshin vetëm Ramiz Dërmaku: Pa dashuri dhe flijim jeta s'ka kuptim U1_motherteresa1fëmijët e pasanikëve). Nëna Terezë tani filloi ti përkushtohet punës me të gjtha forcat e saja mendore, fizike e intelektuale, meshtare, rregulltore. Nëna Terezë konsultohej me profesorët e saj, bisedonte me artin shpirtëror por të gjithë ata ishin kundër propozimeve të nënës Terezë. Mirpo ajo falë punës intenzive, urtësisë sinqeritetit, aftësisë, modestisë, tolerancës, durimit arriti ti bindë të gjithë dhe ta realizonte dëshirën e saj që në radhët e univerzitetit të pranoheshin 4-5 vajza nga kasta e të varfurëve. E revoltuar me disa dukuri negative që ndodhnin në univerzitetin ku ajo punonte, u demoralizue dhe një ditë doli nga mbledhja e kuvendit. Posa doli jashtë një lypës shtriu dorën dhe kërkoi lëmoshë nga ajo sepse po vdiste nga urija. Nëna Terezë shtiu dorën në xhepë dhe nxorri 5 rupi dhe ia dha të gjitha.Nëna Terezë i vizitonte familjet e varfura i ndihmonte ato, i këshillonte dhe e ndante dhimbjen me to. Disa herë shtresa e të pasurëve tentoi që ta arrestoj, burgosin nën akuzën e shpiune, por kjo falë vullnetit dhe deshires se madhe qe kishte per ti ndihmuar të varfurit i mbijetoi të gjitha dhe arriti që të ngritet në piedestalin më të lartë të humanitetit njerëzor. Me punën e saj, ajo arriti ti bindë të gjitha shtresat, kastat, mbretërit, qeveritë, kryeministritë. Me punën dhe veprën që bëri nëna Terezë mori shumë shpërblime, mirënjohje, dhurata, por më e mira ishte ajo e 10 - dhjetorit të vitit 1997 - shpërblimin NOBEL për PAQE. Ajo thonte se " shpërblimi më madh pë mue është: Që njerëzit të jetojnë në paqë e Liri. Shpërblimi më i madhë është që unë ta njohë, ta dua dhe ta shpërblej njeriun ( vëllaun apo motrën ) që vuan.Nëna terezë e ka ngritur popullin tonë dhe kishën tonë në piedestalin e nobelizmit të shenjët e që do ta ngrisë edhe ne pidestalin e shenjëtrimit. Ajo për ne nuk duhet të jetë nji persone të cilën duhet ta çmojmë e nderojmë por ate më së tepërmi duhet ta emitojmë. Ajo çdo herë dhe në çdo kohë ishte në kërkim të zotit. Nëna Terezë është e vetmja në historinë e Botës e cila mbeti nëna e të gjithë njerëzimit. Ajo thonte puna nuk është e madhe por dashuria duhet të jetë e madhe ndaj njëri tjetrit, sepse buzëqeshja e juaj ndoshta-njeriut do tia lehtësoj dhimbjet e shëroj plagët, ndoshta do ta bëjë më të lumtur. Nëna Terezë thonte: Dashuria fillon në familje. Lehtë është ta duash dikend në Afrikë e Azi që se ke parë kurrë.., por të fillojmë ta nderojmë e ta duam ashtu siq e duam njeriun e familjes sonë. Ajo thonte:
- Ta çmojmë e nderojmë njëri tjetrin, vëllazërin tonë gjithë shqipëtare,
- të bëjmë orvatje ta kuptojmë njëri tjetrin,
- ta përkrahim në aksione e punë të mira apo siq thotë shkrimi i shenjët " Gëzohuni me ata që gë gëzohen, e qajë me ata që qajnë.
- Lotë, dhembje e pikëllim kemi patur shumë, dashtë e dhashtë zoti që tani të kemi gëzime.
Nëna Terezë ka lënë dy porosi :
1. Pa dashuri dhe flijim jeta s`ka kuptim,
- Flijesë kemi patur sa të doni, nuk e dij se sa do të kemi dashuri ?
- Flijimi pa dashuri është pësim, së është asgjë, ai na mbytë na asgjason e na shkatërron.
2. Dashurija do ta shpëtojë Botën, pra edhe kombin tonë.
Nëna Terezë ishte e madhe jo vetëm ndër ne- shqiptarët, por edhe tek te huajt . Edhe ju që jeni largë atdheut, largë vendlindjes por nëse dëshironi të çmoheni e të nderoheni në mes veti, nëse dini ti merrni të mirat që ka qytetërimi europian e mbi të gjitha ti flakni-largoni të këqiat me siguri do të jeni bijët dhe bijat e të madhes Nënë Terezë. Nëna Terezë thonte: Kanceri nuk është sëmundje e rrezikshme, çdo kund mund të jetosh e veprosh nëse beson dhe dashuron. Në fundë pasuan shumë pyetje nga mërgimtarët, ne do ti cekim disa nga to. Ne pytjen për ndertimin e Katedrales në Prishtinë ai u përgjegjë Ne kohën kur rrethanat ndryshuaan në Kosovë edhe ne bëmë orvatje ta ndertojmë një katedrale-kishë e cila do ti kushtohet Nënës Terezë. Sot na nevoitet një grimë qetësi, një lloj urtie, s`kemi nevoj për gishtë kërcnues e as dhunues. Mjaftë jemi rrahur, kërcnuar, burgosur e vrarë. Prandaj unë nuk dij njeri që është shqipëtar e intelektualë e që është kundra këtij ndertimi, ne sot jemi në kohën e Lirisë,demokracisë dhe nuk duhet të ja mohojmë askujt mndimin e vetë. Ne cdo mendim duheet të thuhet e verteta me dashuridhe per dashuri. Sot skemi nevoj të bëhemi kaap-spse mjaaftë kemi pasur kasap,kirurgë etj, sot kemi nevojë për mjekë për ti sheruar plagët e për ti mjekuar plagët e njëri tjetrit. Cdo njollosje, etiketim, fyerje,nuk shpiejn nga e mira. Ne jemi dy fish vëllezër , këtë të gjithë e dijnë se si ka ardhur deri tek ndarja e feve. Por fatëbardhësishtë kurrë nuk jemi përqarë. Sot kërkohet nga ne që me dialog të mirëfilltë fetarë për të dëshmuar para vehtes dhe të tjerëve se dijmë të çmohemi diejm të nderohemi, diejmë të duhemi dhe diejmë të bashkëpunojm në mes veti. Ne do të orvatemi ta përkrahim,ndihmojmë cdo njeri që ka qellime e ide të mira. Frytet shkojnë e vijnë, por druri, lisi mbetet,ato qëndrojnë, mbetet ndonji fletë që ka qenë e vyshkur nuk është tharë .., kjo nuk qon peshë sepse lisi mbetet aty ku ka qenë, sepse ka rrenje shumeshekullore.
Në takimin tim të parë me humanisten e nobelisiten e paqës Nënën Terezë në vitin 1969 në Romë ( si studentë ) ajo ishte e djegur për të qëndruar në mes të shqiptarëve. Në vitin 1989, ajo ishte në vizitë Shqipëri, dhe bëri një gjest të mrekullueshëm këkoi ta vizitoi varrin e Enver Hoxhës, i cili kurrë nuk e ka lejuar që as për së gjalli e as për së vdekuri ta vizitoj nënën e saj Dranen dhe motrën e saj Agen. Pra ky gjestë i humanistes sonë të madhe Nënës Terezë tregoi se çka do të thotë dashurija dhe falja. Ajo shkoi dhe u përkul para varrit të Enver Hoxhës dhe më vonë varrin e nënës Drane. Nëna Terezë kishte mallë të madh për Shqipërinë, Kosovën popullin e saj dhe kishën. Ne pyetjen time : Se kur të vdesësh ku do të vorrosim, ajo fliste shumë lehtë dhe pa kurfarë frike sikur të shkonte tek baba Kolë e nëna Drane. Ju e dini se jetën time mbi 50 vjetë i kamë kaluar në Kalkutë, dhe India e Kalkuta ishin ne gjenje të luftojnë dhe mos të më linin qe unë të vorrosem diku tjeter, sepse temren dhe shpirtin i kamë në botë e në veqanti në popullin dhe kishën time. Ajo ishte shumë ngushtë e lidhur me popullin tonë ( 5-herë e vizitoi Kosovën) bëri orvatje që ta ndihmoj edhe çështjen kombtare. E unë e them me plotë përgjegjësi se po të mos ishte ndikimi i Nënës Terezë, Bil Clintoni nuk do të ndërhynte në çështjen e Kosovës. Ajo i patë thënë Bil Clintonit,se edhe ju duhet të bëni dicka për çështjen e Kosovës dhe popullin shqiptarë. Nëse një ditë do të kthehen eshtrat e saj .., ato do të kthehen në Kosovë tha Dom Lush Gjergji. Këto ishin disa nga fjalët e intelektualit , pajtuesit të gjaqeve në KOsovë, Dom Lush Gjergji. Pastaj fjalën e mori intelektuali, poeti,gazetari e atdhetari z.Engjull Koliqi i cili ne mënyrë të thukët na informoi për përgatitjet që janë duke u bërë për kremtimin e ditës së shenjëtrisë, po ofrohet dita e madhe e kombit tonë, lumturimi i nobelistës dhe Nënës së madhe - Nënës Terezë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi