Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vdiq veprimtari dhe atdhetari Abdyl Krasniqi

Shko poshtë

Vdiq veprimtari dhe atdhetari Abdyl Krasniqi Empty Vdiq veprimtari dhe atdhetari Abdyl Krasniqi

Mesazh nga Agim Gashi Mon Dec 21, 2009 2:29 am


Vdiq veprimtari dhe atdhetari Abdyl Krasniqi

b.s
Abdyl Krasniqit, është njeriu i parë që zbuloi eshtrat e heroit tonë kombëtar, Azem Galica dhe babai i dëshmores së kombit, nga lufta e fundit çlirimtare, Xhevë Krasniqi - Lladrovci.




Vdiq veprimtari dhe atdhetari Abdyl Krasniqi 21-Abdyl%20Krasniqi_21

Drenoc, 20 dhjetor

Në moshën 70-vjeçare ka ndërruar jetë veprimtari i njohur i çështjes kombëtare, intelektuali dhe profesori Abdyl Krasniqi. Ai ishte i lindur më 1 maj 1939 në Drenoc të Malishevës. Profesor Abdyli tërë jetën ia kushtoi lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, duke kontribuar bashkë me gjithë familjen e tij në të gjitha format për arritjen e këtyre synimeve madhore. Për disa vjet shpërndau rrezet e diturisë në Ujmirë, Malishevë e Drenoc. Por, kjo ndodhi për një kohë të shkurtër, ngase shpejtë ia hoqën ditarin nga dora. ”Të arrestohet irredentisti me bindje nacionaliste Abdyl Krasniqi!”- shkruhej në urdhrin e dal nga zyrat e UDB-së jugosllave.

Profesor Abdyli, ishte dhe mbetet njëri nga veprimtarët më të palodhshëm të historisë së re kombëtare. Gjatë luftës çlirimtare të viteve 1998-1999, familja e profesor Krasniqit dha një kontribut të çmuar, duke qenë e angazhuar drejtpërdrejt në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Zonën Operative të Pashtrikut. Abdyl Krasniqi, është babai i heroinës së luftës çlirimtare të Kosovës, luftëtares së shquar të UÇK-së, Xhevë Krasniqi - Lladrovci, e cila bashkë me bashkëshortin dhe bashkëluftëtarin e saj, Fehmi Lladrovcin, ranë heroikisht në vitin 1998 në betejë të ashpër me forcat serbe në rajonin e Drenicës. Mbarë opinioni ynë është i njohur edhe me aktin e lartë kombëtar të Abdyl Krasniqit, që ishte njeriu i parë që zbuloi eshtrat e heroit tonë kombëtar Azem Galica. Në vazhdimësi, profesor Krasniqi kishte inicuar dhe inkurajuar ngritjen e Kompleksit Monumental të Azem Galicës. Profesor Abdyl Krasniqi është autor i shumë librave dhe shkrimeve për historinë dhe lirinë e kombit shqiptar.



Varrimi i tij u bë të dielën, në varrezat e fshatit të tij të lindjes, në Drenoc të Malishevës, në praninë e një numri të madh të qytetarëve nga të gjitha anët e Kosovës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi