Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agim Gashi:Një dhuratë për Ditën e Flamurit

Shko poshtë

Agim Gashi:Një dhuratë për Ditën e Flamurit Empty Agim Gashi:Një dhuratë për Ditën e Flamurit

Mesazh nga Agim Gashi Mon Dec 21, 2009 1:12 pm

Një dhuratë për Ditën e Flamurit

Agim Gashi
Këndi poetik i së premtes në diasporë


Agim Gashi:Një dhuratë për Ditën e Flamurit 1.Ismail%20Kadare%20int

Se lindi shkrimtari
Vonë e morëm vesh
Të gjitha kombet folën për Te
Ne mundoheshim ta shuajmë
Ndërsa ai ia kalonte gjeniut.
Ai mundi Sparkun, Grassin, Updiken,
Markezin, Mc Ewanin, Lessingun…
Ai mori çmimin „Booker“!
Sepse krijoi harten e kulturës shqiptare
Harten e historisë, pasionit, folklorit
Dhe të politikës me gjithë katastrofat e saja
Origjinë Homeri ka Ai
Lakmi ia kanë Gogoli, Kafka e Orwelli
Që nuk jetuan në Epoken Kadare
Me dy botërat e Tij
Në kohërat e moçme
Përballet me legjendat
Dhe rrënqethjet homerike
Pastaj me modernitetin finok
Në dy botrat e fuqishme
Godet aty ku duhet
Dhe moj Shqipëri
E lumja Ti
Po lind njerz të mëdhenjë
Po nxjerr gjeni
Kadare je Ti
Njeri që sheh të kaluarën
Si në film
Të tashmen e zbukuron
Me pjesëmarrjen tënde
Të ardhmen na e vizaton
Duke e parë pendulin e shekujve
Ti je kozmik
Dhe i stërmadh
Gjithmonë KONCERT dhe GJENERAL
II
Ti çlirove fjalën
E kurorëzove me liri
Liri që trembte lakej
Ke ashpërsi njerzore
Dhe fuqinë e artit
Kundër atyre që nuk donin
Njerzimin ta nderojnë
Ti linde poet qyteti
Shetite rrugëve të Moskës
Për Krishtlindje në New York
Tiranën e shihje në dimër
Kur qiellin e kishte pa formë
„si tru idioti“!
E sot Parisi ta përkujton Shqipërinë
Si do duhej të ishte
III
Sa herë të ngriten kurthe
Ti u shpëtoje me shkathtësi
Duke ngre homazhe për Danten
Duke u gdhirë nga muzgjet
E perëndive të stepës
Duke u ngjitë maje Piramidës së Keopsit
Ali Pashë Tepelenës ia përkdhelje ballin
Kalëroje me Kalin e Trojes
Për ta fituar luftën e padrejtë
Në arena me Përbindshin
Fitimtar i stërmadh je
Këtë poezi
Ta shkruajta për Ty
Më fal se e di
Sa i vogël jam unë
Të vegjëlit të këndojnë me dashuri


Agim Gashi:Një dhuratë për Ditën e Flamurit Logo
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi